Të ftuar:

Florion Mima – Deputet i PD-së

Blerina Gjylameti – Deputete e PS-së

Bujar Muça – Nënkryetar i Shoqatës së Biznesit të Vogël

Ola Xami – Gazetare

Olti Rrumbullaku – Petagog

Besart Kadia – Insituti Shqipetar për Sipërmarrjen

Artan Hoxha – President ” Tirana Business University”

Në lidhje të drejtpërdrejtë: Enkelejda Pipa – Drejtoresha e Bisneseve VIP

Nënkryetari i shoqatës së biznesit të vogël, Bujar Muço, të martën, në studion e emisionit “Opinion” është shprehur se vendosja e ligjit të TVSH-së, ndryshon rritjen e kostos së biznesit të vogël.

Muço tha se një biznes që i duhet të mirëmbajë dokumentacionin e TVSH-së që ka vendosur ligji, duhet të punësojë një ekonomist.

Ai tregon se biznesi i vogël është një aktivitet familjar, që arsimin më të madh e ka 8-vjeçar dhe me shkollë të mesme, por ndikimi i ligjit e detyron këtë biznes të punësoje një ekonomist.

Muça: Biznesi i vogël dhe i mesëm nuk është në gjendje të përballojë këtë barrë fiskale. E dyta, do t’i rriten kostot. Që të futet biznesi i vogël me TVSH do të duhet të punësojë një ekonomist sepse niveli i biznesit të vogël për të mbajtur kartat që ky ligj parashikon është e pamundur. Një ekonomistë do të kërkojë 7 mijë deri në 100 mijë lekë, që do të thotë kosto vjetore prej 120 mijë lekësh të reja. Edhe taksat dhe tarifat në bashkitë vendore do të jenë dy-trefish më i lartë. Pjesa tjetër që ne kemi kundërshtuar, do të ketë abuzime të mëdha. Kjo pjesë e 2 mln lekë të reja xhiro në vit do të rrisë informalitetin.

Tatimet kanë publikuar një material informues për biznesin lidhur me mbajtjen e regjistrave kontabile për qëllime tatimore.

Personat e tatueshëm, subjekte të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar apo të Tatimit mbi Fitimin, janë të detyruar të mbajnë llogari, regjistrime dhe regjistra për të gjitha ngjarjet dhe veprimet, që përfshijnë: furnizimet e kryera nga ana e tyre, furnizimet e marra prej tyre nga persona të tjerë, për të gjitha importet nga jashtë vendit dhe eksportet për jashtë vendit, në përputhje me dispozitat e Ligjit “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, dhe me aktet e tjera e nxjerra në zbatim të tij.

Por sa është fitimi real i një biznesi të vogël në Shqipëri? Muço tregon me laps dhe me letër edhe kostot reale të një biznesi të vogël.

Përfshirja e biznesit të vogël në TVSH ka efekte komplekse në treg. Florion Mima, ish-zëvendësministër Financash dhe deputet i PD-së, thotë se kostoja do të rëndojë mbi qytetarët.

Mima tha se në rast falimentimi të biznesit të vogël, ashtu edhe nëse rriten çmimet, blerësi orientohet drejt bizneseve të mëdha pas këtij vendimi të qeverisë.

Rrjetet e supermarketeve, lokaleve apo restorantevev të mëdha dhe biznese të tjera me xhiro mbi 50 milionë lekë dhe që tashmë janë në skemën e TVSH, janë të favorizuara nga ky vendim i qeverisë.

****************************

Facebook përballë senatit amerikan!