Të ftuar:

Armand Shkullaku,

Edith Harxhi,

Ylli Manjani,

Preç Zogaj,

Fitim Zekthi

Gazetari Armand Shkullaku ka deklaruar se në protestën e opozitës duhej të kishte një hapje më të madhe të kualiteteve shoqërore që mbështesin frontin opozitar në vend.

Shkullaku theksoi të hënën në studion e emisionit ‘Opinion’ se ka lindur nevoja për të parë emra cilësor, pasi nuk mjaftojnë vetëm numrat.

Sipas tij, kush janë këto kualitete të reja që na garantojnë se opozita këtë radhë po u fut për të luftuar brenda sistemit për t’i fituar zgjedhjet me votë, me këtë hapje dhe me këtë frymë të re, si dhe më përfaqësues të shoqërisë civile, me të larguarit që janë kthyer përsëri për t’i dhënë zë protestës, atëherë mund të themi se funksionon strategjia e protestës, por kështu si u realizua ajo nuk funksionoi.

****

Ekstradimi i Nazir Seitit!