Të ftuar:

Alfred Peza – Gazetar

Iris Luarasi – Petagoge

Mustafa Nano – Gazetar

Armand Shkullaku – Gazetar

Robert Rakipllari – Gazetar

Artan Hoxha – Analist

Në lidhje te drejtpërdrejtë

: Gazmend Bardhi – Ish Deputet i PD-së

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka thënë se në protestën e opozitës ditën e shtunë nuk do të ketë një orar konkret se sa do të zgjasë.

Në një lidhje live me emisionin “Opinion” në Tv Klan, Bardhi u shpreh se protesta do të mbahet në bulevard përpara Kryeministrisë.

“Nuk kemi një skenar të parapërgatitur. Është një protestë kundër qeverisë. Do të jetë një protestë që do zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara godinës së Kryeministrisë. Se sa do të zgjasë do ta vendosim me qytetarët ditën e protestës. Kjo është protesta e pestë. Ne kemi marrë një vendim politik për të braktisur parlamemtin dhe kemi vendosur të krijojmë një axhendë, ne jemi në takime të përditshme me qytetarët. Të gjithë drejtuesit politikë të PD janë nga mëngjesi deri në darkë në takime me qytetarët. Axhendën tonë politike e kemi përputhur me axhendën që kanë qytetarët. Qyterarët kanë hallë dhe ne jemi atje”.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se si do të veprojmë opozita nëse do të ketë përshkallëzim të protestës, Bardhi u shpreh: “Nuk ka asnjë skenar dhune nga opozita. Detyra jonë është të garantojmë sigurinë e çdo qytetari që merr pjesë në protestë. Ka patur një skenar që nxit dhunën nga ana e policisë që krijojnë një lloj irritimi te qytetarët. Nuk ka pasur në asnjë protestë të organizuar nga Partia Demokratike asnjë tentativë për të ushtruar dhunë ndaj institucioneve”.

Protesta e opozitës së bashkuar e datës 16 Mars është kryefjala e kësaj të enjte në emisionin “Opinion” . Gazetari Alfred Peza tha se koha për opozitën është kundër duke renditur disa arsye. Sipas Pezës, e para pasi ndërkombëtarët janë kundër djegies së mandateve dhe e dyta se parlamenti po mbushet me deputetë të opozitës.

“Së pari, opozita jonë ka kohën kundër, pasi komuniteti ndërkombëtar mbështet mazhorënacën dhe është kundër braktisjes së opozitës nga parlamenti.

E dyta e ka kohën kundër, pasi salla po plotësohet me deputetë të rinj të opozitës që kanë qenë pjesë e listave të opozitës. Kanë bërë fushatë elektorale dhe kanë qenë aty gjatë fushatës. Koha është duke punuar kundër opozitës që nuk i përgjigje thirrjes së mazharancës”.

Ndërsa sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratke, Gazmend Bardhi, tha se është mazhoranca ajo që e ka kohën kundër, pasi Rama dhe funksionarët e lartë do të ndëshkohen.

“Sa për kohën që ecën kundër opozitës, koha ecën mbrapsht vetëm për Edi Ramën dhe tik- tak do të vijojë koha ku ata funksionarë siç është dhe rasti i Edi Ramës do të ndëshkohen.

Dje, DASH ka publikuar raportin për Shqipërinë dhe ka thënë se ka një shtim të korrupsionit në Shqipëri dhe ka një mungesë totale të ndëshkueshmërisë ndaj rasteve flagrante të korrupsionit”.

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi dhe ish-deputeti i PS Alfred Peza kanë debatuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan lidhur me pasurinë e z.Peza, për të cilën pati edhe një vendim gjyqësor.

Bardhi-Peza kanë qenë duke debatuar për protestën e opozitës, kur duskutimi papritur kapërceu nga akuzat e Sekretarit të PD që akuzoi qeverinë për vjedhje, tek akuzat ndaj Lulzim Bashës për vjedhje të fondeve në Rrugën e Kombit. Në këtë pikë, Gazmend Bardhi i përmendi Alfred Pezës pasurinë 1 miliard Lekë.

Alfred Peza: Këtë s’ta lejoj. Mos kujto se ajo të bën politikan. Kërko falje sepse jam shpallur i pafajshëm me vendim gjyqësor.

Gazmend Bardhi: Jo nuk të kërkoj falje. Të gjithë politikanët e korruptuar kështu janë shpallur të pafajshëm.

Alfred Peza: Nuk e përballon dot debatin politik dhe shiko ku përfundon.

Gazmend Bardhi: Ti përfundon tek Rruga e Kombit…

Alfred Peza: Ndryshe nga Lulzim Basha unë nuk mora as raport mjekësor për të mos shkuar në gjykatë, por dorëzova mandatin e deputetit. Imagjinoni ministrin e Drejtësisë të këtij vendi, numri dy i Partisë Demokratike që kërkon të më bëjë mua fajtor që kam dalë i pafajshëm.

Gazmend Bardhi: Ti ke patur akuzë zyrtare nga Prokuroria. Tik-taku është për çdo zyrtar që ka grabitur.

Alfred Peza: Pasuria im është shtuar 0 Lekë nga momenti që kam hyrë në politikë.

Bankers, investitori me i madh i huaj ne Shqiperi!