Në studio: Alket Hyseni, Shpetim Idrizi, Ornela Çuçi, Marin Suli, Ledian Cikalleshi
“Et’hem Beu ka ndërtuar pa leje”, shpërthejnë të qeshurat në studio: Duhet shpallur në kërkim!
Et’hem Beu, xhamia më e vjetër në Tiranë rezulton të jetë e ndërtuar pa leje. Një moment që solli disa batuta në emisionin “Opinion” në Tv Klan midis gazetarit Blendi Fevziu dhe të ftuarve.
Ledian Cikalleshi: Duke qenë se jemi te pjesa e legalizimit të xhamive, një nga ato xhamitë që është simbol sot në qytetin e Tiranës, është xhamia e Et’hem Beut…
Alket Hyseni: Është e paregjistruar, jo e ndërtuar pa leje. O bëni sikur s’kuptoni shqipen… e paregjistruar është problemi jot si komunitet që s’e ke regjistruar këtu e 30 vjet. E ndërtuar pa leje në truall…a do prova?
Shpëtim Idrizi: Duhet të gjejmë Beun…
Blendi Fevziu: Doli Et’hem Beu ka ndërtuar pa leje. Xhamia aktualisht është më e vjetra në Tiranë se xhamia e vjetër e Sulejman Pashës u dogj.
Alket Hyseni: Ti ke institucione shtetërore të paregjistruara.
Blendi Fevziu: Shiko se unë javën e ardhshme do shkoj vërtet te xhamia e Et’hem Beut, s’më shkon të hyj në ndërtim pa leje. Shihe more Alket, ndriccimin e ka po leje s’paska.
Marin Suli: Është pa leje mor, do arrestuar ai. Ndërtim pa leje.
Blendi Fevziu: Et’hem Beun ku ta arrestojë, ka 200 vjet.
Marin Suli: Ta gjejmë, do ta shpallim në kërkim.
Buxheti për Censin habit Blendi Fevziun: Sa mo?
Avokati dhe pedagogu Alket Hyseni ka thënë se buxheti për Censin është 17 milionë Euro. Kjo ka sjellë habi nga të ftuarit e emisionit “Opinion” në Tv Klan, përfshirë dhe gazetarin Blendi Fevziu.
Nga ana tjetër, avokati Hyseni ka shtuar se Censi është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë.
Ledian Cikalleshi: Asnjë komunitet fetar nuk ka asnjë përfitim ekonomik apo të ndonjë natyre tjetër në lidhje me përgjigjet që do të japin qytetarët. Kemi qenë të shqetësuar që qytetarët të japin përgjigjen e asaj që është dhe ndjen dhe pjesa e përgjigjes të përkthehet pikërisht, ajo që ai ndjen. Nuk është se na ul përqindjen ne, ose na rrit përqindjen. Ne si besimet fetare kemi njëlloj krenarie, “që jemi besimtarë dhe jemi krenarë për këtë” dhe kjo i shërben besimtarit për t’u vetëidentifikuar.
Ornela Çuçi: Po shteti shqiptar po harxhon shumë për Censin, janë shumë të ardhura që harxhohen.
Blendi Fevziu: Sa kushton Censi?
Alket Hyseni: 17 milionë Euro është buxheti.
Blendi Fevziu: Sa? 17 milionë Euro për t’u regjistruar?
Alket Hyseni: Censi është shumë i rëndësishëm për një vend. Për fenë, përfitimet janë të aspektit studimor, doktrinor. E rëndësishme që të sqarojmë një gjë, debati që u bë është ”ta lëmë opsionale apo të detyrueshme”. Tek çështjet fetare nuk mund të ketë penalitete përveç vendeve që e lidhin fenë me shtetin. Ju bëj thirrje komuniteteve fetare, janë turrur si partitë politike në terren. Ato nuk votohen dhe bindja e njerëzve nuk vjen se dalin ata në terren. T’i sqarojnë besimtarët në institucionet e tyre fetare dhe të punojnë me njerëzit e tjerë për t’i sqaruar, por të mos dalin në të gjitha mediat pafund, sikur ka filluar garë. Një besimtar i mirë nuk frikësohet nga këto, deklarohet vetë.
Ledian Cikalleshi: Ne nuk kemi problem çështjen e përqindjeve, mjafton që besimtarët të shprehin atë që kanë në zemër, nuk ka problem se ulet apo shtohet përqindja. Nuk përkthehet në përfitim material. Pjesa që kemi ngritur si shqetësim është pjesa e anketuesve që shpeshherë nuk kanë shkuar dhe kanë marrë vetëm emrat dhe ju kanë thënë që “nuk ka problem se i plotësoj unë pjesën e të dhënave të tjera”.
Censusi/ Sekretari i OMONIA-s thirrje himariotëve: Mos u trembni nga fuksat
Sekretari i OMONIA-s, Marin Suli, ka bërë akuza për presione dhe tentativa për të trysnuar banorët e Bashkisë së Himarës në lidhje me deklarimet e tyre për censusin 2023.
I ftuar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, ai u bëri thirrje banorëve të Himarës që të mos bien pre e presioneve dhe të deklarohen lirisht për pyetjet në pyetësorin e censusit.
Marin Suli: Unë kam ardhur t’u bëj thirrje himariotëve mos tremben nga këta fuksat dhe nga këta përgjuesët që vijnë i regjistrojnë dhe i presionojnë. Sot në Himarë po ndodh kjo, po shtrembërohet…
Blendi Fevziu: Të Alketit thua ti?
Marin Suli: Jo nuk e di janë të Alketit apo jo, nuk akuzoj dot.
Alket Hyseni: Janë të shtetit shqiptar.
Marin Suli: Janë të PS të Himarës, kanë emra njerëzit.
Alket Hyseni: Janë njerëz të nderuar…
Marin Suli: Po çke ma dha llafin mua. Nuk thashë janë të panderuar. Disa njerëz që venë të shtrembërojnë vullnetin e një njeriu dhe ta lënë të shprehet lirshëm, janë palaço nuk janë njerëz, në kuptimin tim.
Alket Hyseni: Po, ata janë palaço.
Marin Suli: Absolutisht dhe këta palaçot rastësisht janë të gjithë te PS. Kam ardhur t’u bëj thirrje himariotëve të regjistrohen, të shprehen të lirshëm dhe në mënyrë demokratike çfarë janë, si ndihen, kujt besimi i përkasin dhe vitin e bërjes së shtëpisë së tyre pa pasur frikë dhe turp që mund t’ju a prishin.
“Komunitetet fetare janë turrur si partitë politike për Censin”, myftiu-avokatit: Nuk përkthehet në përfitim material
Avokati dhe pedagogu, Alket Hyseni ju ka bërë thirrje të gjitha komuniteteve fetare që të mos ndihen sikur janë në garë përsa i përket plotësimit të përkatësisë fetare në formularin e Censit 2023.
I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Hyseni, ka thënë se sipas tij, komunitetet fetare janë turrur si partitë politike në terren për të bindur njerëzit.
Nga ana tjetër, myftiu i Korçës, Ledian Cikalleshi, ka thënë se nuk është problem pjesa e përqindjes pasi njerëzit duhet të shprehin atë që kanë në zemër, por shprehu shqetësimin se sipas tij, anketuesit po dalin vullnetarë që të plotësojnë të dhënat e qytetarëve.
Ornela Çuçi: Çfarë ju shërben ju dhe çfarë reformash do të bëjë shteti nga kjo gjë, këtë kam nevojë të di unë?
Ledian Cikalleshi: Asnjë komunitet fetar nuk ka asnjë përfitim ekonomik apo të ndonjë natyre tjetër në lidhje me përgjigjet që do të japin qytetarët. Kemi qenë të shqetësuar që qytetarët të japin përgjigjen e asaj që është dhe ndjen dhe pjesa e përgjigjes të përkthehet pikërisht, ajo që ai ndjen. Nuk është se na ul përqindjen ne, ose na rrit përqindjen. Ne si besimet fetare kemi njëlloj krenarie, “që jemi besimtarë dhe jemi krenarë për këtë” dhe kjo i shërben besimtarit për t’u vetëidentifikuar.
Ornela Çuçi: Po shteti shqiptar po harxhon shumë për Censin, janë shumë të ardhura që harxhohen.
Blendi Fevziu: Sa kushton Censi?
Alket Hyseni: 17 milionë Euro është buxheti.
Blendi Fevziu: Sa? 17 milionë Euro për t’u regjistruar?
Alket Hyseni: Censi është shumë i rëndësishëm për një vend. Për fenë, përfitimet janë të aspektit studimor, doktrinor. E rëndësishme që të sqarojmë një gjë, debati që u bë është ”ta lëmë opsionale apo të detyrueshme”. Tek çështjet fetare nuk mund të ketë penalitete përveç vendeve që e lidhin fenë me shtetin. Ju bëj thirrje komuniteteve fetare, janë turrur si partitë politike në terren. Ato nuk votohen dhe bindja e njerëzve nuk vjen se dalin ata në terren. T’i sqarojnë besimtarët në institucionet e tyre fetare dhe të punojnë me njerëzit e tjerë për t’i sqaruar, por të mos dalin në të gjitha mediat pafund, sikur ka filluar garë. Një besimtar i mirë nuk frikësohet nga këto, deklarohet vetë.
Ledian Cikalleshi: Ne nuk kemi problem çështjen e përqindjeve, mjafton që besimtarët të shprehin atë që kanë në zemër, nuk ka problem se ulet apo shtohet përqindja. Nuk përkthehet në përfitim material. Pjesa që kemi ngritur si shqetësim është pjesa e anketuesve që shpeshherë nuk kanë shkuar dhe kanë marrë vetëm emrat dhe ju kanë thënë që “nuk ka problem se i plotësoj unë pjesën e të dhënave të tjera”, po edhe pjesën e përkatësisë fetare, ai do t’i plotësojë? Ky ka qenë shqetësim real.
“Nuk shkoj 5 herë në ditë në xhami”, myftiu: Si do të jetë kriteri i të qenurit praktikant?
Myftiu i Korçës, Ledian Cikalleshi shpjegon në “Opinion” në Tv Klan nëse duhet bërë regjistrimi i fesë në Censin e popullsisë. Sipas tij, problemi nuk qëndron te rezultati i përqindjes por te kriteri i të qenurit praktikant, pjesë që në Censin e 2011 ka krijuar konfuzion tek të anketuarit.
Ledian Cikalleshi: Sipas përkatësisë fetare është detyrim ligjor, por edhe fetar që njerëzit të shprehin çfarë kanë në ndjenjat e tyre, në besimin e tyre, se çfarë besojnë dhesi besojnë. Ne nuk jemi kundër pjesës që qytetarët të mos pyeten për pjesën fetare. Nuk shqetësohemi as për përgjigjet e tyre dhe nëse kjo mund të bëjë që të bjerë numri i besimtarëve tanë të cilët ndoshta që nga koha e Zogut pjesa myslimane ka qenë mazhoritare, 70%. Në censusin e 2011, ishte 56% për pjesën myslimane pa bektashinjtë dhe sot nuk e dimë si do të jetë pjesa e përqindjes.
Problemi që ne kemi hasur gjatë censusit të 2011, gjatë asaj periudhe unë kam qenë myfti në zonën e Kurbinit, në Laç dhe Mamurrasin dhe Milotin që përfshinte këto zonat dhe më ankoheshin besimtarët që vinin dhe i bënin pyetjen je praktikant? Dhe një pjesë e njerëzver ishin konfuzë dhe thonin “ç’do të thotë të jesh praktikant?”
Në atë zonë nuk është se feja është e praktikuar si në vendet e tjera, nuk kam shumë informacione, por besimin, dëshirën për të besuar dhe për të ardhur në xham i për të mësuar e kanë. Në momentin që pyesnin “ç’do të thotë praktikant?”, anketuesit i thonin “të shkosh 5 herë në ditë në xhami” dhe në atë moment përgjigjja ishte “jo, 5 herë nuk shkoj”. Në atë moment përgjigja ishte nuk jam praktikant ose preferoj të mos përgjigjem për këtë pjesë.
Blendi Fevziu: Pra ky ishte kriteri të shkosh 5 herë në xhami?
Ledian Cikalleshi: Po.
Blendi Fevziu: Po për një ortodoks si e pyesnin për shembull?
Ledian Cikalleshi: Nga ato që kam pyetur, “a shkon javë për javë, ditën e diel në kishë? Jo, nuk shkoj”, pra i bie që nuk është praktikant, pra si do jetë kriteri i të qenurit praktikant?
Sa përqind ndihen grek në Himarë? Sekretari i OMONIA: Mendojmë se jemi shumicë
Sekretari i OMONIA-s, Marin Suli, thotë se në Bashkinë e Himarës janë shumicë pjesa e popullsisë që mendojnë se ndihen grekë.
I ftuar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, Suli tha se janë mbi 50% kjo kategori.
Blendi Fevziu: Sa përqind ndihen grekë në Himarë?
Marin Suli, sekretari i OMONIA: Do ta shikojmë.
Blendi Fevziu: Jo, nga të dhënat tuaja. Lere censusin.
Marin Suli: Ne mendojmë që jemi shumicë në Bashkinë e Himarës.
Blendi Fevziu: Sa afërsisht?
Marin Suli: Nuk di të të them.
Blendi Fevziu: Shumicë do të thotë mbi 50%.
Marin Suli: Padiskutim që po.
Blendi Fevziu: Ornela, mbi 50% thotë në Bashkinë e Himarës.
Ornela Çuçi: Në 1914 kanë qenë zero. Se nga kanë ardhur, Zoti e di se shumica e tyre janë nga Kurveleshi i Epërm.
Shpëtim Idrizi: 286 mijë për gjithë Shqipërinë.
“Jepni 50 mijë Lekë të blini votën”, Hyseni i kundërpërgjigjet Sulit: Ti e ke liderin brenda
“Censi, a duhet ta deklarojmë fenë dhe kombësinë?”, është kjo tema e sotme e emisionit “Opinion” në Tv Klan që ka ngjallur mjaft debate në studio.
Debati ka arritur deri në atë pikë ku sekretari i OMONIA-s, Marin Suli, i është drejtuar avokatit dhe pedagogut, Alket Hyseni, me fjalët: Jepni 50 mijë Lekë të vjetra për vota.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Hysenit, i cili i ka thënë Sulit se “keni liderin brenda në burg për shit-blerje votash”, referuar kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, Fredi Belerit.
Ornela Çuçi: Si e çon standardin deri këtu more Alket kur pensioni i babait tim është 152 mijë Lekë të vjetra dhe ti i thua babai tim “mos shko të marrësh pensionin e grekut”?
Alket Hyseni: Babi jot dhe babi im janë shqiptarë dhe kanë parë më keq dhe nuk e tradhtojnë Shqiptarinë për një pension. Për ata njerëz që kanë dinjitet….
Ornela Cuçi: Po, po kanë dinjitet pensionistët shqiptarë, por e kanë pensionin 152 mijë Lekë të vjetra.
Shpëtim Idrizi: Presioni i këtyre që kanë vite që bëjnë presion…
Marin Suli: Ore, ma ka dhënë Enver Hoxha. Më ka thënë “e ke gjyshin grek ore”. Po çfarë të bëj unë, ta heq gjyshi Dhimitrin? Ta hedh gjyshin në kosh? Ore si ta quajnë gjyshin ty, si?
Alket Hyseni: Fatmirësisht, ose fatkeqësisht, emri i gjyshit tim është puro mysliman dhe nuk është puro shqiptar.
Marin Suli: Po, mua të më vijë turp nga gjysh Spiro tani, çfarë të bëj?
Alket Hyseni: As nga pensioni mos u turpëro, nga asgjë.
Marin Suli: Pension nuk marrë unë, por ju e keni në ADN që të jepni 50 mijë Lekë që të blini votën dhe i ngatërroni njerëzit.
Blendi Fevziu: Të PS-së?
Marin Suli: Mos, more, këtyre me 20 i kapën në Korçë.
Alket Hyseni: Po ti e ke liderin brenda.
Marin Suli: Po çfarë lider zeza, liderit nuk po i nxjerrin dot një video. E mbajën 4 muaj në mburg dhe nuk i nxjerrin asnjë dokument.
Çuçi-Hysenit: Pensioni i babait tim është 152 mijë Lekë, ti i thua mos të marrë pensionin e grekut?
Çështja e Censit të popullsisë ka ndezur një debat në studion e “Opinion” në Tv Klan mes avokatit Alket Hyseni dhe pedagoges Ornela Çuçi. Hyseni thotë se duke qenë se formulari është i fshehtë, secili të deklarohet si e ndjen dhe të mos presionohet nga faktorë të tjerë.
Çuçi e kundërshton pasi thotë se babai i saj është e pamundur të mos ndikohet për t’u deklaruar grek ndërkohë që një pensionist në Shqipëri merr 150 mijë Lekë të vjetra.
Alket Hyseni: Sot është momenti t’u themi atyre shqiptarëve apo qytetarëve shqiptarë që të mos ndikohen nga një pension sado që të jetë ai, nga një presion për vizë, nga një presion se mund të pengohet për një punë të mirë. Është i fshehtë formulari, le të deklarohet ashtu si e ndjen, është shqiptar të deklarohet shqiptar. Është grek, të deklarohet grek.
Ornela Çuçi: Alket, të mos ndikohet babai im që merr 152 mijë Lekë të vjetra?
Marin Suli: Është i sinqertë në këtë që thotë se i ka dalë partia për zot Censusit. Familja e kryetarit të Partisë Socialiste në Himarë po bën Censusin.
Alket Hyseni: Unë jam koherent, unë jam qytetar i këtij vendi, jam krenar se kemi një standard që vendet rreth nesh nuk kanë për ta arritur as për 2-3 dekada. Italia për shembull, është një vend shumë i zhvilluar, ligjin e ka më mbrapa se ne. Greqia s’ka fare.
Ornela Çuçi: Po si e ke arritur këtë standard more Alket, po si e çon standardin deri këtu kur pensioni i babit tim është 152 mijë Lekë të vjetra dhe ti i thua babit tim “mos shko të marrësh pensionin e grekut?”
Alket Hyseni: Babi jot dhe babi im janë shqiptarë.
Ornela Çuçi: Janë shqiptarë dhe do ta mbajnë gjithë jetën, jam dakord, por si i thua ti një komuniteti pensionistësh që merr 150 mijë Lekë të vjetra në muaj, mos shko të marrësh pensionin e grekut?
Alket Hyseni: Po ata njerëz që kanë dinjitet, kanë integritet…
Ornela Çuçi: Po, po kanë integritet pensionistët shqiptarë, por e kanë 152 mijë lekë të vjetra pensionin!
“Me ‘Ornela’ nuk integrohesha dot, të afërmit e mi u bënë minoritarë grekë”, Suli i kthehet Çuçit: Abuzim!
Pegagogia Ornela Çuçi thotë se ka emigruar me familjen në vitin 1997 në Greqi teksa shton se shumë nga kushërinjtë e saj janë bërë minoritarë grekë me qëllim që të integroheshin në shoqërinë greke.
Ka qenë kjo deklaratë e pedagoges, që ka sjellë reagimin e sekretarit të OMONIA-s, Marin Sulit, i cili është drejtuar Çuçit se një gjë e tillë është “abuzive”.
Shpëtim Idrizi: Greqia ka 30 vjet që vazhdon dhe ndërron emrat e të gjithë shqiptarëve, ndërron fenë e të gjithë shqiptarëve, jep pasaporta, bën zona homogjene, cakton madje e që është më skandalozja në të gjithë këtë histori, ka një vendim të qeverisë greke dhe shumë interesante kjo me dekret madje dhe që përcakton zonat minoritare në Shqipëri e vitit 2012.
Blendi Fevziu: Nëse ajo jep pensione dhe pasaporta, ti nuk e ndalon dot. Nëse një shqiptar ndërron emrin, fenë, merr pasaportën dhe ndihet grek, ti kërkoja shqiptarit e mos ja kërko Greqisë.
Ornela Çuçi: Unë kam ikur vetë në 1997-ën dhe jam fëmijë emigrantësh. Si fëmijë, duke mos u integruar dot në asnjë mënyrë në komunitetin grek, sigurisht që me “Ornela” nuk integrohesha dot.
Blendi Fevziu: Si të quanin ty?
Ornela Çuçi: Unë Ornela ndenja gjithë kohës, por të gjithë të afërmit e mi u bënë minoritarë grekë. Sepse duhej të integroheshin.
Marin Suli: Ky është abuzim!
Ornela Çuçi: Jo, nuk është abuzim. Unë e kam jetuar. Janë plot njerëz që nuk e kemi ushtuar dot asnjëherë myslimanizmin në Greqi, nuk kemi ushtuar asnjëherë fenë dhe nuk jemi integruar dot asnjëherë nëse nuk ndërronim emrat.
Censusi/ Shpëtim Idrizi: Greqia ka lobuar të futen pyetjet për etninë dhe fenë, vetë nuk i njeh minoritetet
Kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi ka shprehur kundërshtinë në lidhje me dy pyetje në censusin e popullsisë 2023, që kanë të bëjnë me etninë dhe fenë.
I ftuar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, Idrizi tha se është Greqia shteti që ka lobuar që në censusin shqiptar të përfshihen këto dy pyetje.
Ndërkohë që, sipas Idrizit, Greqia nuk njeh minoritetet në vendin e vet.
“Ajo që dimë është presioni i Greqisë. Dhe kam këtu deklaratat e Mitsotakis që thonë e shtyjmë qeverinë shqiptare ta bëjnë censusin me vetëdeklarim. Ai që ka lobuar për të futur dy pyetje në një ushtrim statistikor.
Shqipëria ka regjistrin kombëtar të gjendjes civile. Ne regjistrohemi sa dalim nga materniteti. Prej këtu lindje, vdekje, pasaporta, karta identietti….
Censusi është ushtrim statistikor, pra 35% e shqiptarëve, që janë jashtë, nuk marrin pjesë. Lobimi për të futur këto 2 pyetje është i një vendi, i Greqisë.
Ndërkohë që Greqia është një ndër vendet që nuk njeh minoritetet, konventa kuadër që na vendoset si detyrese Greqia nuk e ka firmosur, Greqia nuk bën census vetë me këto ndjesitë.
Ky shteti që vet nuk e bën, që nuk pranon vetë minoritetet, ka fut duart në një vend”, tha Shpëtim Idrizi.
Hyseni: Kemi standardin më të lartë në botë lidhur me Censin dhe mbrojtjen e minoriteteve
“Censi, a duhet ta deklarojmë fenë dhe kombësinë?”, është kjo tema e sotme në të cilën është fokusuar emisioni “Opinion” në Tv Klan.
I ftuar në emision, avokati dhe pedagogu, Alket Hyseni, thotë se Shqipëria ka standardin më të lartë që ekziston në botë lidhur me Censin dhe mbrojtjen e minoriteteve.
Blendi Fevziu: Pse duhej të vendosej etnika dhe feja?
Alket Hyseni: Ne si përherë, jemi prirur të mbajmë standardet më të larta. Sa më lart të hipësh, aq më shumë rrezikon. Të mbash standardet e larta, kërkon dhe një standard të lartë të zhvillimit shoqëror të vendit dhe ndoshta nuk përputhet standardi shumë i lartë i ligjit që kemi ne me standardin e zhvillimit në këtë stad të shoqërisë tonë. Fakt, ne kemi standardin më të lartë që ekziston në botë lidhur me Censin dhe mbrojtjen e minoriteteve.
Blendi Fevziu: Kush janë pikat më sensitive në këtë ligj?
Alket Hyseni: Patjetër, identiteti etnik.
Blendi Fevziu: Kur u bë ligji, a keni pasur shqetësim për identitetin etnik?
Alket Hyseni: Shqipëria paraqet një kompleksitet si askush tjetër. Ne kemi shkallën më të lartë të minoriteteve, 9 minoritete. Projektligji ka ardhur me 8 dhe në diskutime dhe në debate dhe në lobimin e qeverisë bullgare e partnerëve evropianë, është shtuar minoriteti bullgar. Në stadin ku është Shqipëria, jemi më të brishtë se në situata të caktuara për etapat e integrimit. Nga pikëpamja e së drejtës, ne duhet të jemi krenarë sepse kemi standardin më të lartë të pakicave kombëtare. Me këtë shkallë të shoqërimit, por edhe të mbrojtjes, mund të jemi në standardet më të larta./tvklan.al