Çështja Kadare është tema me të cilën hapet emisioni drejtuar nga Blendi Fevziu në datën 16 nëntor 2006. Që nga mesi i shtatorit , kryesisht rreth datën 18-19 shtator ka filluar një debat i nxehtë publik por edhe mediatik në të cilën janë përfshirë pjesa më e madhe e personazheve mediatikë por edhe publik.

Ky debat ka nisur fillimisht nga një shkëmbim replikash nga shkrimtari Ismail Kadare dhe ish ministrit të jashtëm Paskal Milo në lidhje me rolin e Enver Hoxhës gjatë periudhës së komunizmit dhe më pas me hapjen e dosjeve. Më pas ky debat derivon në një aspekt më të gjerë shumëplanësh me shumë argumente në qendër të së cilit ka qenë vetë shkrimtari Kadare.

E gjitha kjo lidhet drejtpërsëdrejt me rolin e Kadaresë me të shkuarën komuniste , rolin e tij me veprat ku flitet për atë periudhë si dhe problemet që ka pasur familja Kadare dhe një familje tjetër në Tiranë , asaj Rrapi.

Një tjetër çështje që e çoi në diskutim të gjerë është edhe debati mes shkrimatrit Ismail Kadare edhe një tjetër shkrimtari Rexhep Qoses mbi identitetin europian të shqiptarëve.

Të ftuarit e sotëm në emsionin e drejtuar nga Blendi Fevziu do të flasin në lidhje me argumentat që janë krijuar në lidhje me çështjen Kadare. Në panel përballë njëri-tjetrit ndodhen : z. Fahri Balliu drejtori i Gazetës 55 , z. Virgjil Muçi shkrimtar/publicist , z.Fatos Lubonja shkrimtar dhe z. Ardian Klosi studiues /publicist.

I pyetur nga Blendi Fevziu pse ky debat rihapet pas 15 vjetësh , publicist Virgjil Muçi shprehet se është një debat ekzistent i ndërthur me shumë komponentë që rihapet dhe rivjen në vëmendjen e publikut në mijëra versione të ndryshme.

Virgjil Muçi : Nuk mbaj mend në historinë e Shqipërisë që ndonjë debat të ishte kaq shumë i gjatë. Unë nuk vuaj nga teoritë e konspiracionit, por nuk mund të rrish pa bërë një lidhje llogjike mes faktit që debati apo sulmi mbi Ismailin fillon pas dy momenteve kyçe që i përmendët edhe ju në fillim. Fill pas kësaj kemi një përndezje të opinionit publik shqiptar me teza kundër shkrimtarit edhe njeriut publik .

Gjithashtu Ardian Klosi shpjegon se kjo është një nga ato debate që rrotullohet edhe vjen po tek të njëjtat argumenta dhe ka të njëjtën bazë si në fillim.

Ardian Klosi: Nuk e shoh thjesht si një debat Kadare  pasi është shumë i gjerë. Me këtë dua të them që Kadareja si të thuash është prijës është figura më e rëndësishme e një grupi shkrimtarësh që gjithmonë janë identifikuar me atë. Por edhe një grupi jo të vogël dua të them , mund t’i quani intelektual apo futini në thonjza , njerëz që përgjatë gjithë viteve 60-70-80 , që kanë pasur shumë ose më pak dorë në strukturat komuniste që janë tepër të ndjeshme dhe bëjnë një alibi fortë , duke bërtitur fortë në emër të Kadaresë në njëfarë mënyre e justifikojnë rolin që mund të kenë qenë diku në një vend të Komitetit Qëndror apo kanë qenë bashkëpuntorë të Nexhimje Hoxhës dhe janë shumë të justifikuar. Por ky debat për të shkuarën tonë nuk është debat dosjesh . Këtë e kam thënë edhë më përpara që është shumë e qartë që pjesën e diktaturës e kanë mbuluar edhe shkrimtarët.