#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Lista e Forbes që prej vitit 1987 rendit miliarderët në botë. Është kthyer në një lloj institucioni për të matur jo vetëm miliarrderët por edhe hotele, restorante e biznese. Ka një mënyrë shumë të sofistikuar pë të përzgjedhur miliarderët, shumica janë e s’janë dakord. Kjo listë ka pësuar nga viti ’87 e në vijim ulje-ngritje të mëdha. 2/3 e listës janë të bërë vetë, ndërsa të rinjtë janë kryesisht miliarderë që e kanë vendosur pasurinë përmes teknologjisë dhe kriptomonedhave.

Fjodora Fjora s’e ‘refuzon’ Elon Musk, ‘e ndjek’ deri në…

Tashmë jemi mësuar me lajmet që Elon Musk prodhon përmes provokimeve të tij dhe figura e njeriut më të pasur të botës ndezi një debat në studion e “Opinion” në Tv Klan. Në kontrast nga Arlinda Dudaj që mban një qëndrim plotësisht kundër tij, Fjodora Fjora e admiron mendjen e Musk. Madje gjatë diskutimit në studio, moderatorja nuk e refuzoi ‘ftesën’ e miliarderit më të madh në botë.


Fjodora Fjora: Ai po na çon në Mars, ne jemi…

Arlinda Dudaj: Po  s’do të të çojë ty në Mars.

Fjodora Fjora: Ore unë nuk do të shkoj se nuk e blej dot biletën…

Blendi Fevziu: Pse do të shkoje në Mars ?

Fjodora Fjora: Unë? Që nesër! Nëse ai thotë “come” (eja), i will come (do të vij). Si mund të refuzoj, qoftë edhe për të pasur mundësi të kuptoj çfarë përmban ai kuadrati i trurit të tij që nuk është normal për mendimin tim.

Denisa Kele: Në vitet e ardhshme çdo individ do të ketë në tru një çip me gjithë informacionin e botës

Denisa Kele tha këtë mbrëmje në Opinion në Tv Klan se na pret një e ardhme thuajse robotike.

Ajo tha se Elon Musk, njeriu më i pasur në botë sot për sot, po planifikon që  në të ardhem të gjithë individët do të kenë në tru një çip me të gjithë informacionin që ekziston në botë.

“Mua më tërheqin të gjithë miliarderët që merren me teknologji, sigurisht që më ka tërhequr dhe Musk. Dhe jam shumë dakord që ndoshta një përqindje shumë të madhe të asaj fitores që Trump pati në këto zgjedhje, padyshim që Musk ka qenë një influencë shumë e madhe. Ky nuk është një nga ata miliarderët që bëjnë një jetë të shthurur. Nuk është nga ata miliarderët që bëjnë jetë luksi.


Ka disa kompani. Kompania që ka Tesla-n është kompania e parë që gjeneron të ardhurat e tij më të larta. Kompania e dytë që ka Starlink, është kompania e dytë që ka marrëdhëniet me shtetin, ose marrëdhëniet me NASA-n që merr miliarda pafund në të gjitha eksperimentet e tij që bën në hapësirë. Tani Musk është… zakonisht këta miliarderët që janë pjesë e teknologjisë kanë një qasje tjetër për përfitimet apo për paratë e tyre. ata janë në garë me njëri-tjetrin. Duke qenë se ne jemi futur në një periudhë që mua ndonjëherë më kuriozon, më bën shumë kurioze për të ditur se deri kur do të shkojë e gjithë kjo pjesa e teknologjisë, e inteligjencës artificiale. Por ka dhe momente që më frikëson. Dhe Musk ka filluar në këto momente më frikëson pak.

Ka filluar më frikëson me të gjithë këtë maninë që tashmë kompania e tij dhe ai ka, pra me kompaninë e tij Neurolink për sa i përket të gjithë çipave që pretendon të vendosë në të gjithë vitet e ardhshme në trurin e individëve. Dhe nuk janë vetëm çipa për personat që janë invalidë, apo për personat që kanë pasur një traumë. Por janë çipa… ajo që Musk mendon praktikisht që është që në vazhdimin apo në vitet e ardhshme, krahasimet midis një personi ky është më i zgjuar, ky është më pak i zgjuar. Por të gjitha këta personat me këta çipa do të kenë të gjithë informacionin e botës në tru, pra pyet mendjen tënde”, tha Denisa Kele.

Përparësi miliarderët e teknologjisë, Fjora: Bota refuzon konsumizmin e madh

Në emisionin e sotëm të ‘Opinion’ nga Blendi Fevziu, u diskutua për listën e miliardeve të botës që kryesojnë sipas Forbes.

Studioja u përfshi nga një debat, teksa moderatorja Fjodora Fjora u shpreh në fjalë të tjera se personazhët që merren me teknologji kanë përparësi, pasi bota ka filluar të refuzojë konsumizmin e tepërt.

Arlinda Duda ishte kundër këtij mendimi. Fjora cilësoi se njerëzit kanë ndryshuar konceptin e të jetuarit, pasi teksa njëri po prodhon rroba të luksit, dikush tjetër, në këtë rast Elon Musk, krijon një botë imagjinare, e cila është parë më herët vetëm në fantashkencë.

Sakaq, Denisa Kele u shpreh se tenologjia ka më shumë përparësi pasi është më e thjeshtë dhe më fitimprurëse se sa një industri fizike si ajo e tekstileve.


Pjesë nga diskutimi:

Fjodora Fjora: Unë mendoj se bota ka filluar të refuzojë konsumizmin e madh dhe atë që quhet jetë e luksit të heshtur.

Blendi Fevziu: Po, por ai e shet çantën 250 mijë euro.

Fjodora Fjora: Po, po le ta shesi ai por bota…

Arlinda Duda: Po, por konsumizmin e ke te Jeff Bezos, është i dyti, se po flet për konsumizmin.

Fjodora Fjora: Shiko… Arlinda, nuk ka lidhje. Njerëzit kane ndryshuar konceptin e te jetuarit. Ti jeton në një botë e cila falë konsumizmit të Arnauld, rrobave e materialeve të pafund, të gjithçkaje që ai është, është një resors i vazhdueshëm që po i shkakton globit një… Ndërsa njeri vazhdon te shese rroba, jo rroba.. se ai është miliarder, ky tjetri po shkon në një botë imagjinare, me të cilin jemi rritur në filma fantashkencë. Por edhe luksin e duam ne. Nëse ai del me Teslën e tij… Bota ka ndryshuar koncept, e këtë e dëshmon më së miri kjo listë. Ai që është në vend të parë, që është Elon Musk…

Arlinda Duda: Kosumizmi nuk është vetëm letra.  

Olesia Leco: Bernauld ka 5 fëmijë, e ende nuk e lëshon fronin.

Blendi Fevizu: Mund e mos t’i ketë të zotë.

Olesia Leco: Nuk besoj. E dyta, është e vërtetë kjo e kosumizmit, por mos të harrojmë se ka rënë dhe vreshtaria, se kjo flet shumë. Mua më pëlqen si personazh një herë, është koleksionist, është artist, ka një grua profesoreshë pianoje.

Fjodora Fjora: Po ka koleksion dhe Elon Musk.

Olesia Leco: Por më pelqen sepse e shoh si individ, meqenëse jemi për t’i gjykuar.

Arlinda Duda: Mua fare s’me pelqen. Mua më pëlqen vetëm Bill Gates.

Besmir Lulakj: Ndërkohë që ka një histori me drama familjare…

Olesia Leco: Se e kisha seriozisht, që vreshtaria ka njohur probleme

Fjodora Fjora: Ngrohja globale pra. Ajo gjëja që prodhon ai me rroba, gjithë ato rroba që po hidhen…

Blendi Fevziu: E çfarë pasioni paska Shqipëria per miliarderet.

Olesia Leco: Po ja kështu, edhe njerëzit i dallojnë, se kë preferojnë…

Denisa Kele: Rritja teknologjike, ose rritja e personazheve që merren me teknologji, është shumë herë më e thjeshtë, edhe më fitimprurëse, sesa të kesh një industri që është fizike.

Agimi: te gjithe tekn ka konc e kontrollit te mendjes. Kontrolli i kom, i mendjes. Kemi kaluar ne ate ku e verteta.

/tvklan.al