Të ftuar:

Elva Margariti – Arkitekte

Albana Vokshi – Deputete e PD-së

Arbër Mazniku – Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës

Alert Celoaliaj – Regjisor

Mirela Jorgo – Avokate e Sindikatës së Artistëve

Artan Imami – Aktor

Lidhje direkte: Agron Hysenlliu – Drejtori i Institutit të Ndërtimit

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbër Mazniku është shprehur se ekziston një debat i hershëm në lidhje me funksionalitetin e Teatrit Kombëtar.

Mazniku tha në emisionin ‘Opinion’, se ristaurimi i Teatrit është i pamundur. Ai tha se ekzistojnë disa studime që flasin se ndërtesa nuk ka asnjë vlerë nga pikëpamja e funksionalitetit.

Drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu është shprehur se ndërtesa aktuale e Teatrit Kombëtar është e papërshtatshme për të kryer një aktivitet normal të atij institucioni, pasi është e degraduar.

Hysenlliu tha në studion e emisionit “Opinion”, se me kërkesë të Teatrit Kombëtar instituti realizojë një akt-inspektimi për të rivlersuar kushtet teknike të ndërtesës, ndërsa rezultoi me probleme të gjithanshme. Duke filluar që nga ato konstruktore, elektrike dhe hidrosanitare.

Ai tregoi se ndërtesa nuk gëzon asnjë kusht ndërtimi të përcaktuar dhe ndërtesa nuk mban riparime kapitale.

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, të hënën, deklaroi se kategoria e parë, e dytë dhe e tretë e monumenteve të kulturës vendoset me VKM, pra; një vendim i tillë përcakton kategoritë e monumenteve të kulturës.

Vokshi tha në studion e emisionit ‘Opinion’ se Teatri Kombëtar ka qenë në zonën e mbrojtur, kur kohë më parë nuk lejohej asnjë ndërhyrje dhe lejoheshin vetëm për kanalizime ose ristrukturime të pjesshme.

Ajo tha se në vitin 2017, qëllimshëm Edi Rama fut edhe nenin nr.9, i cili thotë se për zhvillimin urban të zonës, mund të lejohen ndërtimet duke ruajtur relievin e ndërtesave rreth e rrotull.

Aktori Artan Imami është shprehur të hënën për Teatrin Kombëtar se për vlerat që ka duhej larë me flori, por nuk nguroi t’a quajë si një nga ndërtesat më të turpshme në botë.

Imami theksoi në emisionin ‘Opinion’ se ndërtesa nuk mund të funksionojë si Teatër, pasi është e degraduar dhe jashtë çdo lloj standardi për të punuar.

Ai deklaroi se është pro shembjes dhe ndërtimit të një teatri modern me kushte bashkëkohore.

*******************

ATENTATORI QE U BE QYTETAR NDERI I HASIT!