Të ftuar:

Dhurata Cupi – Deputete e PD-së

Artan Hoxha – Analist

Lorenc Vangjeli – Analist

Arbi Mazniku – Nënkryetarë i Bashkisë së Tiranës

Andi Bejtja – Gazetar

Afrim Qendro – Drejtor i ARRSH

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku është shprehur se në zonën e Unazës së Re ku do të shemben shtëpitë në kuadër të projektit të ri, janë 139 familje që preken.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Mazniku sqaroi se nga 139 familje, 73 prej tyre kanë tituj pronësie dhe do të dëmshpërblehen sipas ligjit në fuqi. Ndërsa pjesa tjetër e këtyre familje janë pa tituj pronësie.

“Kemi të bëjmë me 139 familje, nga të cilat 73 kanë titull pronësie dhe pjesa tjetër nuk kanë titull pronësie”, deklaroi Mazniku.

Duke komentuar protestën që vijon prej pothuajse 20 ditë, nënkryetari i Bashkisë tha se bëhet fjalë për dy kategori njerëzish.

“Kemi të bëjmë me një tentativë për të politizuar një situatë. Protestat janë shkak i politizimit dhe nuk janë tentativë për të zgjidhur një hall. Janë parë njerëz që nuk janë banorë të asaj zone. Kemi të bëjmë me dy kategori njerëzish. Që janë ose njerëz të angazhuar politikisht ose kemi të bëjmë me një grup njerëzish që janë profesionistë të ndërtimit pa leje në mënyrë masive që nga ky projekt do humbasin pronat që kanë ndërtuar 4, 5, 7, 9 ndërtime pa leje”, theksoi nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku.

Ndërtimi i Unazës se Re është diskutimi i kësaj të enjte në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi nëpërmjet disa fotove ka treguar në emisionin “Opinion” disa ndërtime pa leje, ku sipas saj i përkasin deputetit socialist Sadri Abazi.

“Ndërtim i para dy muajve. Ai nuk e ka emrin as Kolë, as Hasan siç thotë kryeministri, por e ka Sadri Abazi”.

Deputetja e opozitës nëpërmjet disa fotove ka treguar se cilat janë disa nga ndërtimet pa leje të deputetit Abazi.

Drejtori i ARRSH, Afrim Qendro, të enjten, deklaroi se nuk kemi 2.3 km rrugë, por kemi 2.3 km rrugë kategori urbane A dhe 4.6 km në dy anët e saj rrugë dytësore me dy kalime.

Qendro tha në studion e emisionit “Opinion” se nuk bëhet fjalë për 2.3 km rrugë, pasi kjo nuk është e vërtetë, ndërsa më tej shpjegoi edhe kostot e gjithë segmentit.

Gazetari Andi Bejtja, të enjten, tregoi se inspektorët e ARRSH në terren u kanë vendosur kryq të gjitha banesave që do të prishen tek ‘Unaza e Re’.

Bejtja në studion e emisionit ‘Opinion’, u shpreh se mënyra e vendosjes së kryqit në banesat që do të prishen është hitleriane dhe nuk mund të bëhet nga shteti.

Arbi Mazniku ka ripërmendur fjalën ‘shpellar’ e cila shkakoti zemërim tek qytetarët (portestuesit tek Unaza e Re), pasi u përdor për herë të parë nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Mazniku tha se atë etiketim e meritojnë të gjithë ata persona që kanë goditur mbi Policinë Bashkiake dhe Policinë e Shtetit.

“Ata që kanë shkuar aty për ti yshtur, që kanë ardhur tek dera e Bashkisë dhe kanë goditur policët bashkiak dhe sigurisht ata që sot kanë goditur policët e meritojnë plotësisht atë fjalë. Ai që ka ngritur dorën sot kundër policëve dhe asaj vajze që sot është pa gishta, e meriton atë fjalë kokë për kokë. Ata persona të veshur politikisht dhe që erdhën dhe goditën policët e Bashkisë të cilën nuk u përgjigjën e meritojnë plotësisht atë term”, deklaroi Mazniku.

*************************************************************************************

Papa pret shqiptaret ne Vatikan!