OPINION – CFARE DO TE NDODHE NE PROTESTEN E OPOZITES!

OPINION – CFARE DO TE NDODHE NE PROTESTEN E OPOZITES!

03:37 15/02/2019

Të ftuar:

Mustafa Nano – Gazetar

Andi Bejtja – Gazetar

Mark Marku – Peragog

Alfred Peza – Gazetar

Armand Shkullaku – Gazetar

Iris Luarasi – Petagoge

Në lidhje të drejtpërdrejtë

: Monika Kryemadhi – Kryetare e LSI-së dhe Edi Paloka – Kryetar i grupit parlamentar i PD-së

Monika Kryemadhi thotë se protesta e opozitës më 16 Shkurt ka në thelb hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë me studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim shprehet se Shqipëria do të humbasë shansin nëse në muajin Qershor nuk hapen negociatat me Bashkimin Europian. Madje, kryetarja e LSI deklaron se do të jetë fatale për Shqipërinë nëse Maqedonia anëtarësohet në BE përpara vendit tonë.

“Protesta e ditës së shtunë është protesta e halleve të shqiptarëve. Protesta e 16 Shkurtit nuk është protesta për të marrë deklarata politike, ekstremiste. Protesta ka në thelbv të saj negociatat me Bashkimin Europian. Humbja e shansit në Qershor do të jetë shkatërrimtare për Shiqpërinë, sepse mos-hapja e negociatave, futja e Maqedonisë në BE përpara Shqipërisë do të jetë fatale. Shqipëria ka shansin e fundit për të ecur përpara. Në të kundërt nuk e di ku do të shkojmë.

Hyrja në BE, hapja e negociatave krijon stabilitetin politik, ekonomik. Ne nuk mund të jemi më skllevër të Edi Ramës. Një njeri që gjunjëzon popullin e tij, ky njeri nuk mund të vazhdojë më. Do jetë protesta më paqësore që ka parë ndonjëherë Shqipëria, por dhe protesta me reagimin më të fortë qytetar. Sot nuk është populli përgjegjësi i kësaj situate, populli është viktima. Edi Rama është xhelati i shqiptarëve”.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse opozita kërkon largimin e Edi Ramës nga posti i Kryeministrit dhe krijimin e një qeverie teknike për të mundësuar hapjen e negociatave me BE-në, Kryemadhi u shpreh: “Për ne si opozitë nuk ka rëndësi rotacioni politik. Asnjë parti nuk do rotacion politik në tavolinë. Rotacioni politik vjen nëpërmjet votës. Qeveri kalimtare do të thotë hapja e negociatave, shkëputjen e politikës nga krimi. Këtu nuk është çështja për të bërë qeveri të përbashkët. Opozita kërkon t’u garantojë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Kryetarja e LSI ka përsëritur disa herë se protesta e së shtunës do të jetë paqësore dhe nuk do të ketë dhunë. Sa i përket organizimit të protestës, Monika Kryemadhi nuk mohoi skenarin e rrethimit të godinës së Kryeministrisë.

Blendi Fevziu: Është folur për të rrethuar Kryeministrinë?

Monika Kryemadhi: “Po ne mund të protestojmë ku të duam. Ajo është edhe çështje dekori. Kur të ngrejë dronat Edi Rama për të parë sa protestues do ketë, le të ketë sa më shumë pamje të mundshme. Edi Rama nuk është më Kryeministri i Shqipërisë. Jo vetëm unë, por edhe Partia Socialiste e mendon një gjë të tillë. Sepse ajo që të bën përshtypje është se ai vetëm për shqiptarët nuk ka punuar, ai ka punuar vetëm për veten e tij”.

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka i pranishëm në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan deklaroi se nuk do të ketë asnjë nxitje nga ana e opozitës ndaj protestuesve në 16 Shkurt, por as nuk do të ndalohen të protestojnë sipas mënyrës së tyre.

“As nuk nxisim dhe as i ndalojmë qytetarët në protestë, ata kanë të drejtë ta marrin situatën në dorë. Le të guxojë dikush ti dalë përpara qytetarëve, ne nuk jemi Edi Rama që të përsëritet 21 Janari”.

Ndërsa lidhur me situatën që u krijua sot në Kuvend (14 Shkurt) ku Paloka hodhi një shiringë me bojë ndaj kryeministrit, Edi Rama ç’ka shkaktoi debate të shumta në Parlament, ai tha se e kishte mirëmenduar.

“Ka qenë bojë shkrimi, dhe çdo veprim i imi ka qenë i menduar, dhe me ndihmën e Zoti që ja hodha tamam në gojën e qelbur, se një kryeministër fyen deputetë, gazetarë, popullin e tij çdo ditë”.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse është etike apo jo Paloka, e quajti një akt të civilizuar dhe i gjithë veprimi i tij ka qenë i mirëmenduar.

“E kam menduar shumë mirë dhe ky akt është shumë me etik, është një akt i civilizuar, se ajo që thotë ai kryeministri gojë qelbur. Ajo që ndodhi sot kryesorja është reagimi. Ne nuk jemi skllevër. Në Mirditë, pa pikë trupi ju tregoi mirditorëve përralla”.

Ndërsa pyetjes nëse ishte hedhja e bojës një gjest trimërie për protestuesit e 16 Shkurtit, deputeti demokrat tha se nuk ka ngelur trimëria ta bëjë ai.

“Trimërimi nuk ngelet tek unë, ishte ai studenti i Vlorës, ai tjetri që e ka gjuajtur me këpucë dhe ai djali ka përfunduar në burg. Akti ishte simbolik për t’ju treguar atyre që janë në dhunën dhe arrogancën e këtij kryeministri. Është një akt që e kam menduar shuam gjatë dhe e arrita atë qëllim”.

Sipas Palokës skena që ai bëri sot në Kuvend është mëse normale, krahasuar me ngjarjet që po ndodhin në Shqipëri.

“Ju diskutoni për skena normale në një vend ku ndodhin krime makabrë, grabitet shqiptari përditë. Është një akt që e kam menduar shumë gjatë dhe e arrita atë qëllim. Ky është kryeministër arrogant”, tha Paloka.

*****************************

Teknologjia me e re në shërbimin bankar!

Të ngjashme
UKT