#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Green Coast Village, projekti i ri në Palasë

Green Coast Resort & Residences është padyshim një prej resorteve të para, të standardeve të nivelit ndërkombëtar, të ndërtuar në bregdetin e jugut. Ka një strukturë me rezidenca dhe hotele edhe pse ideja fillestare e rezidencave ka filluar të kthehet në një strukturë hoteliere, duke ofruar apartamente dhe vila me qira. E duket se suksesi i këtij resorti që ndodhet në plazhin e Palasës do të shtrihet edhe më tej, me një koncept të ngjashëm, por edhe shumë ndryshe nga Green Coast Resort & Residences. Bëhet fjalë për Green Coast Village, që siç tregon për emisionin Opinion përfaqësuesja Komola Sako, do të sjellë konceptin e fshatit mesdhetar të integruar me modernen.

Blendi Fevziu: Ka një koncept për ta zhvilluar edhe një pjesë tjetër?

Komola Sako: Atëherë, mund të themi që Green Coast po zgjerohet në një koncept që është i ngjashëm, por edhe shumë ndryshe nga Green Coast Resort & Residences. Është projekti më i ri, është Green Coast Village, resorti i rezidencës që është gate, që është pak më intim, ai do të ketë konceptin e mirëfilltë të një fshati, do të jetë ‘ungated’. Do të jetë me një mirëmbajtje të përbashkët, por do të ketë konceptin e ‘gathering’. Aty mund të gjeni nga ‘corners’ për biznese të ndryshme, por edhe galeri, pra do të jetë le të themi një fshat, në konceptin e fshatrave mesdhetar, por i integruar me modernen.

“Rrinin me dylbi dhe ndërroheshin çdo 2 orë”, e vërteta e ‘shpellave’ në mes të detit në Himarë

Në një udhëtim me varkë në plazhet e Himarës, Blendi Fevziu ndau një fakt interesant për postet e ushtarëve të vendosura në mes të shkëmbinjve. Siç tregon drejtuesi i Opinion, ato përdoreshin nga ushtarët gjatë komunizmit për të vrojtuar “armikun”.

Blendi Fevziu: Këtu ka edhe diçka shumë interesante, janë postet e vrojtimit të ushtarëve komunistë. Duken si shpella natyrale në fakt janë postet e vrojtimit të ushtarëve të kohës e Komunizmit. Rrinin me dylbi me orë, çdo dy orë ndërroheshin dhe nuk e di çfarë prisnin, askush nuk erdhi asnjëherë në fakt, se këtu as nuk arratisesh dot se është shumë larg./tvklan.al