#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Të ftuar: Ilir Kulla, Redi Shehu, lir Kulla, Abdulvehab Ejupi

Shpërthimi në Turqi/ Kulla: Këto lloj atentatesh me njerëz të droguar zakonisht i ka bërë ISIS

Policia turke ka shoqëruar dje të dyshuarën kryesore si autore të shpërthimit të fuqishëm të së dielës në qendër të Stambollit, ku humbën jetën 6 persona dhe u plagosën të paktën 80 të tjerë. E arrestuara është 23-vjeçarja Ahlam Albashir, shtetase siriane. Ministri i Brendshëm turk Sulejman Sojllu tha se ajo është anëtare e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, e shpallur organizatë terroriste nga Turqia dhe e njohur si e tillë edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian.

Eksperti i Sigurisë Ndërkombëtare, Ilir Kulla është shprehur se sipas raporteve inteligjente, autorja e dyshuar ose nuk ka qenë mirë mendërisht, ose ka qenë e droguar.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Kulla thotë se shpeshherë personat që bëjnë këto lloj aketesh terroriste, janë të droguar.

Ilir Kulla: Kjo ose ka qenë e planifikuar që i kanë thënë “ço çantën atje” dhe do të shpërthente bashkë me atë dhe do t’i mbetej kësaj. Ose ajo që kanë vërtetuar ato që po merren me rastin se ajo vajzë mendërisht nuk ka qenë në rregull. Ose ka qenë e droguar.

Blendi Fevziu: E droguara a mund ta kryente?

Ilir Kulla: Shpesh këto që bëjnë këto lloj operacionesh janë të droguar. Por tani, çfarë ndodh? Nëse në rastin e parë, na thuhet se ajo e YPG-së është kurde, një gjë është e qartë që është kurde, por nëse na thuhet se është kurde dhe e YPG-së, kurdët nuk para i kanë bërë këto lloj operacionesh. E dyta, këto lloj atentatesh zakonisht me njerëz të droguarsh i ka bërë ISIS dhe në veriun e Kurdistanin e Sirisë ka shumë nga këto gratë të cilat që janë të trajnuara për të qenë edhe terroriste, edhe e grupimeve të këtyre celulave.

Sjellim në vëmendje se 23-vjeçarja fshihej në një banesë në lagjen periferike perëndimore Kyçykçekmeçe. Banesa shërbente si bazë për celulën e tyre terroriste, në të cilën u gjetën edhe armë dhe municione. Zyrtarët zbuluan vendndodhjen e saj pas këqyrjes së kamerave të sigurisë. Sipas hetuesve, 23-vjeçarja qëndroi rreth 40 minuta pranë zonës ku ndodhi shpërthimi dhe u largua vetëm pak minuta para ngjarjes.

Operacionet për kapjen e të dyshuarve të tjerë vazhdojnë në gjithë vendin, megjithëse asnjë grup nuk e ka marrë deri më tani përgjegjësinë për ngjarjes. Partia e Punëtorëve të Kurdistanit refuzon pushtetin e qeverisë turke dhe kërkon krijimin e një shteti të pavarur kurd në territorin e Turqisë.

Sulmi me bombë në Stamboll, gazetari i TRT: U analizuan 1200 kamera sigurie për 4 orë, sot u arrestuan 50 të dyshuar të tjerë

Një sulm me bombë ndodhi në fundjavë në sheshin Taksim të Stambollit në Turqi, duke shkaktuar 6 të vdekur dhe 81 të plagosur.

Gazetari i TRT në Turqi, Abdulvehap Ejupi, në një lidhje për emisionin Opinion në Tv Klan, thotë se ky shesh është nga më të mbikëqyrurit me kamera sigurie, plot 1200 të tilla.

Kjo ka qenë edhe arsyeja që brenda pak orësh policia turke arriti të arrestonte një 23-vjeçare si autoren e vendosjes së bombës.

Ndërkohë që ditën e sotme u arrestuan edhe 50 të dyshuar të tjerë.

Sipas gazetarit Ejupi, 1200 kamerat e sigurisë në sheshin e Stambollit u kontrolluan brenda 4 orësh dhe u arrit të identifikohej e dyshuara. Pas shpërthimit të bombës, e dyshuara ishte larguar me taksi dhe kishte ndërruar dy lagje.

Gazetari i TRT: 1200 kamera regjistrojnë të dhënat biometrike në krye të fytyrës kanë të dhënat. Është një ndër rrrugët më të frekuentuara, në aspektin e sigurisë është niveli më i lartë. Ku përveç forcave policore të dukshme, edhe shumica e shërbimeve civile e frekuentojnë vazhdimisht. Pra kemi të bëjmë me një sulm të mirëorganizuar që ajo vetëm është aktore e dyshuara kryesore.  Sot janë arrestuar 50 të dyshuar të tjerë të cilët kanë bashkëpunuar me të dyshuarën krysore.

Blendi Fevziu: A janë të sigurta autoritetet turke që kjo është autorja e atentatit?

Gazetari i TRT: Sigurisht. Edhe në bazë të kamerave dhe deklaratave zyrtare të Ministrisë së Brendshme, kjo është e dyshuara kryesore. Është arrestuar edhe personi me shkronjën H., janë arrestuar 50 prej tyre duke përfshirë edhe ata që kanë dhënë urdhrin, është arrestuar edhe personi që së bashku me 49 të tjerët brenda turqisë. Është një investigim i jashtëzakonshmëm.

Blendi Fevziu: Si reagoi policia në një shpejtësi kaq të madhe? Për më pak se 24 orë të identifikojë autoren, rrjetin, organizimin?

Gazetari i TRT: Brenda 10 orësh, për shkak se brenda 4 orësh 1200 kamera të gjitha janë kontrolluar dhe është ndjekur hap pas hapi ajo. E dyshuara kryesore ka ardhur para 4 muajsh nëpërmjet rrugëve ilegale dhe ka banuar në dy banesa, në dy lagje të ndryshme në Stamboll, ku në një prej tyre, në bazë edhe të policisë, është përdorur edhe më herët për trafikim të njerëzve. Pas shpërthimit të bombës, me taksi për gati 50 minuta ka udhëtuar në lagjen Seler ku ka qëndruar gjysmë ore, pastaj ka vendosur të shkojë në lagjen tjetër. Këtu policia brenda 8 orësh vazhdimisht e ka ndjekur dhe ka arritur që brenda 10 orësh të kapë atë por edhe 10 të dyshuarit që vazhdimisht kanë qenë në kontakt me të.  /tvklan.al