#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
Adea Pirdeni, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin si dhe zëvendës kryenegociatiore flet për samitin e Komunitetit Politik Europian që u mbajt të premten në Tiranë. Pirdeni jep një historik të shkurtër të asaj që ka ndodhur dhe më e rëndësishmja, pyetja: Sa shanse ka Shqipëria për t’u integruar në BE brenda afatit 2030?
E ftuar: Adea Pirdeni
“Jashtëzakonisht të kënaqur”, Pirdeni për Samitin në Tiranë: Mundësi për takime në nivel informal
“Jemi jashtëzakonisht të kënaqur”, kështu është shprehur ministrja e Shtetit për Administratën, Adea Pirdeni për Samitin e Komunitetit Politik Europian që u zhvillua në Tiranë në 16 Maj.
Në një intersitë për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Pirdeni shprehet se Shqipëria dëshmoi që kishte të gjithë profesionalizmin dhe kapacitetin për të realizuar një event të këtyre përmasave.
Blendi Fevziu: Në fund të Samiti a jeni të kënaqur?
Adea Pirdeni: Jemi jashtëzakonisht të kënaqur. Besoj ju e dini që për herë të parë ky Samit organizohet në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëria dëshmoi që kishte të gjithë profesionalizmin dhe kapacitetin për të realizuar një event të këtyre përmasave dhe për tu shndërruar edhe njëherë si një anëtar shumë i rëndësishëm në të gjitha dialogjet dhe diskutimet në nivel evropian.
Ndërkohë ndër të tjera Pirdeni shprehet se në qendër të diskutimit ishte konflikti Ukrainë-Rusi, teksa shton se rëndësia e këtyre samiteve janë takimet informale përpos axhëndës zyrtare.
Blendi Fevziu: Kush ishin pikat kryesore që u trajtuan në Samit?
Adea Pirdeni: Në qendër të diskutimeve kanë qenë çështje të sigurisë së Europës së gjerë. Kjo iniciativë bën bashkë shtete që do të thotë që është një forum i nivelit shumë të lartë që përfshin diskutime të të tashmen dhe të ardhmen e Europës dhe në qendër të diskutimit ishte konflikti Ukrainë-Rusi dhe një rigjallërim i angazhimit të Europës së gjerë në këtë konflikt.
Blendi Fevziu: Cili ishte shqetësimi konkret për negociatat e paqes në Ukrainë?
Adea Pirdeni: Besoj që e dini që këto Samite përpos axhendës zyrtare janë një mundësi e jashtëzakonshme për të bërë takime në nivel informal. Besoj e keni parë që diskutimi mes delegacionit azer dhe atij armen është vlerësuar shumë i frytshëm dhe supozohet se do t’i paraprijë një traktati paqeje mes këtyre dy vendeve. Këto forume përveç natyrës që përmbahen janë të rëndësishme për takim informal.
Shqipëria në BE në 2030, Adea Pirdeni: S’është premtim elektoral, por zotim i qeverisë
Adea Pirdeni, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin si dhe zëvendës kryenegociatore, flet në “Opinion” në Tv Klan pas samitit të Komunitetit Politik Europian që u mbajt në Tiranë. Samiti mblodhi liderët e Europës, por pyetja kryesore është rreth zotimit të qeverisë për mbylljen e procesit të negociatave dhe anëtarësimit në BE në vitin 2030.
Pirdeni tha se nuk është një premtim elektoral, por zotim që brenda vitit 2027 të përfundojë procesi i plotësimit të kritereve që kërkon BE. Ajo thotë se ky është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë dhe procesi do ta tregojë që mund të anëtarësohet përmes meritës.
Blendi Fevziu: Çfarë shansesh reale ka Shqipëria që të bëhet pjesë e Bashkimit Europian në 2030?
Adea Pirdeni: Nuk është një premtim elektoral, është një zotim i drejtpërdrejtë i qeverisë shqiptare për t’iu qëndruar të gjithë atyre zotimeve që ne kemi ndërmarrë që Shqipëria të bëhet një vend anëtar në 2030. Unë dua ta nis shumë shkurt, në korrik 2023, Parlamenti Europian miraton një rezoltutë që i kërkon Shqipërisë dhe Komisionit Evropian të bëhet gati që Shqipëria të anëtarësohet brenda 2030 në BE. Do të thotë që të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Parlamentin Europian, kanë shprehur vullnetin që Shqipëria të përgatitet për t’u bërë anëtare në 2030.
Blendi Fevziu: Ky është vendim politik europian apo ne realisht i plotësojmë kushtet për të qenë?
Adea Pirdeni: I gjithë procesi i integrimit zvhillohet me dy korsi, korsia teknike ku do të thotë që Shqipëria përgjatë gjithë procesit të negociatave do të duhet të dëshmojë jo vetëm që i ka plotësuar kriteret, por që garanton pakthyeshmëri të reformave nga njëra anë, por nga ana tjetër, korsia edhe politike ku duhet patjetër që të ketë një vullnet nga ana e shteteve anëtare të BE për të mundësuar që ky vend i cili ka plotësuar këto kritere bazuar në merita, të anëtarësohet. Kjo do të thotë që ne jemi aktualisht në një moment shumë të rëndësishëm për Shqipërinë. Shqipëria ka fituar besueshmërinë në nivelin e Bashkimit Europian që është një vend që jo vetëm ka kapacitetin për të ndërmarrë reforma të rëndësishme, por edhe për t’i zbatuar ato dhe natyrisht, ne besojmë që gjatë gjithë këtij procesi do të dëshmojmë dita-ditës që Shqipëria t’i përmbushë kriteret dhe të anëtarësohet me meritë të plotë.
Pirdeni tha se afati i vendosur është ambicioz, por shprehet besimplotë për vijimin e procesit.
Adea Pirdeni: Mali i Zi dhe Shqipëria konsiderohen si pararojë në procesin e negociatave. Mali i Zi ka marrë një zotim që të përmbyllë procesin brenda 2026. Ne kemi ndërmarrë zotimin që ta përmbyllim këtë proces brenda 2027 sipas një kalendari të dakordësuar me Komisionin Europian. Mendojmë që këto janë afate realiste, ambicioze patjetër, nuk do të jetë e lehtë. Jemi të gjithë të ndërgjegjshëm që do të kërkohet shumë më tepër punë, ju përmendët përfundimin e procesit zgjedhor në Shqipëri, parlamenti i ri i Shqipërisë do të ketë shumë më tepër ngarkesë nga ç’ka pasur më para por jemi besimplotë që me këtë rrugëtim që kemi nisur, këto kapacitete që ne kemi dhe mbi të gjitha me këtë lloj besimi që kemi fituar nga partnerët europianë, do të vijojmë procesin.
Ministrja u pyet nëse do të jenë të gatshme vendet e BE për ratifikimin e Shqipërisë si vend anëtar. Ajo u përgjigj duke thënë se e rëndësishme është kryerja e detyrave që i janë caktuar Shqipërisë dhe garantimi për të vijuar me procesin e anëtarësimit.
Adea Pirdeni: Për Shqipërinë është e rëndësishme që të kryejë me shumëë diligjencë të gjitha detyrat e shtëpisë që Shqipëria ka. Do të thotë që ne duhet të përmbyllim me shumë seriozitet të gjithë procesin e negociatave, të gjithë kapitujt dhe të garantojmë që në fund komisioni të japë një opinion pozitiv për Shqipërinë për të vijuar me procesin e nënshkrimit të traktatit të aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Natyrisht kjo do të përfshijë diskutime në nivel bilateral me çdo vend anëtar të Bashkimit Europian./tvklan.al