#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Agron Shehaj, kryetari i partisë Mundësia, një prej sfidantëve të rinj të politikës. Edhe pse ka pasur dy mandate në Partinë Demokratike si deputet, ai ka qenë një sfidant në këto zgjedhje përmes partisë së tij.

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

Pse nuk u bashkua me PD? Agron Shehaj: Sali Berisha e di më mirë se si fitohen zgjedhjet në Shqipëri

Agron Shehaj, kryetari i Partia Mundësia i ftuar në studion e Opinion ka dhënë arsye se pse nuk u bashkua në koalicion me Partinë Demokratike. Ai tha se është futur në politikë që të sjellë ndryshim për shqiptarët gjë që PD nuk po e bën.

“Unë kam hyrë në PD, kam hyrë në politikë në 2017 dhe ndërkohë që mendoja, se kam vrarë mendjen, kam patur një kohë reflektimi. Ajo që më bindi, isha duke parë në telvizor Ahmetajn që qartësisht po gënjente dhe thashë me vete “si mund të lëmë fatin e vendit në dorë të një mashtruesi. Hyra në PD për të sjellë ndryshim, jo thjesht një rotacion, jo që të zëvendësohej Ahmetaj edhe me një ish-ministër të PD dhe për qytetarët shqiptarë të mos ndryshonte asgjë. Ditën që kam dalë nga PD u binda që PD nuk po bënte mjaftueshëm për të bërë ndryshimin. Dhe kjo nuk do ta sillte kurrë PD në pushtet sepse qytetarët shqiptarët duan ndryshimin dhe unë për këtë kam hyrë në politikë.

Ne duhet t’i bindim qytetarët shqiptarët, duhet të bëjmë një contrast të jashtëzakonshëm me Partinë Socialiste. Nuk kemi për ta fituar kurrë betejën me Edi Rama nëse propozojmë diçka pak më të mirë. Nëse PD thotë që do të heqim Taulant Ballën se është i përfolur me krimin dhe do ta zevëndësojmë Flamur Nokën, shqiptarët nuk kanë për ta votuar opozitën. Të shikosh listën e PD për një njeri që nuk ndjek politikën mund të jetë lista e 2013. Janë të njëjtët emra, të njëjtat figura”, tha Shehaj.

Shehaj tha se duke u bazuar te listat e kandidatëve të Sali Berishës duke më shumë si synim për të drejtuar opozitën dhe jo të fitojë zgjedhjet.

“Nëse ka një njeri që e di si fitohen zgjedhjet është Sali  Berisha. Dhe po të shikosh vendimet e fundit që ka marr kohët e fundit sidomos me listat është e qartë që nuk do të fitosh zgjedhjet. Se nuk mund të fitosh zgjedhjet me atë listë që ka bërë. Duke më shumë se synon të mbajë opozitën se sa të fitojë zgjedhjet”, tha Shehaj.

“Vështirë të gjesh një pronë në bregdet që s’ka futur hundët Adriatik Lapaj”, Shehaj: Zgjodhëm të mos bëjmë pazare

Kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj ka sjellë në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan disa dokumenta të cilat sipas tij tregojnë se kreu i “Nismës Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj përfshihet në çështje pronash në bregdetin e Shqipërisë.

Shehaj në fjalën e tij shprehet se është e vështirë të gjesh një pronë në bregdet që s’ka futur hundët Adriatik Lapaj duke nënkuptuar se janë shumë çështje për të cilat janë në dijeni si kryetarët e partive të mëdha e vogla ashtu edhe media, por nuk flasin.

Agron Shehaj theksoi se ka zgjedhur që të mos përfshihet në pazare edhe pse mund të ishte në interes të partisë së tij.

Agron Shehaj: Ky është dokumenti ku Adriatik Lapaj është ndërmjetës për një investim strategjik në bregdet.

Blendi Fevziu: Po e tha ai.

Agron Shehaj: Ky është dokumenti që tregon se Adriatik Lapaj ishte në marrëveshje dhe ka marrë para jo nga një kompani që akuzohet po nga individë që akuzohen se kanë pastruar paratë e krimit. Ky është dokumenti që tregon se ka qenë palë në një pronë tjetër, gjithmonë në bregdet.

Blendi Fevziu: Po është avokat mo…

Agron Shehaj: O Fevzi janë çështje ku ka qenë i përfshirë vjehrri i tij. Këto janë pesë raste që tregojnë se nuk kemi të bëjmë me një sekser të rëndomtë ku praktikisht është e vështirë të gjesh një pronë në bregdet që s’ka futur hundët Adriatik Lapaj.

Blendi Fevziu: Si qenka kjo tani. Kjo tani është hiperbolë. S’gjen dot një pronë në bregdet që s’ka futur hundët Adriatik Lapaj se keni gjetur dy raste ku ka bërë avokatin.

Agron Shehaj: Janë pesë raste këto Fevzi. Tani këto janë pesë raste që di unë. Nëse unë di për pesë, Edi Rama di për 50. E dyta këto i dinë të gjithë. Nuk janë dokumente që i kam vetëm unë. I dinë mediat, Edi rama, Sali Berisha, të gjithë kryetarët e partive, por këtyre nuk iu bën përshtypje. Nëse Edi Rama dhe media do të kishin këto për mua, mua do të më pushkatonin para Kryeministrisë, kurse për këtë nuk flet askush.

Blendi Fevziu: A jeni i sigurtë 100% për ato dokumenta? Se zoti Lapaj këtu në studio i ka…

Agron Shehaj: E sfidoj që të shkojë në gjykatë dhe të më hedhë në gjyq. Dëgjo Fevzi unë në këtë studio kam denoncuar shumë skandale. Më thuaj një rast të vetëm që unë kam gënjyer. Asnjë.

Blendi Fevziu: Po ka dalë Lapaj dhe ka thënë që Agron Shehaj gënjen, meqë më thua këtë.

Agron Shehaj: Dakord ta vërtetojë.

Blendi Fevziu: Pra ti mendon që koalicionin me këto partitë e reja se ke bërë vetëm prej Lapajt?

Agron Shehaj: Po pse pak të duket ty Fevzi. Unë shumë mirë mund të bëja sikur nuk është gjë dhe sigurisht ishte në intersin tim. Unë zgjodha të refuzoja pazarin dhe zgjodha të flas dhe të qëndroja me partinë ‘Mundësia’ dhe mos të përfshihesha në pazare. Dija edhe unë të bëja siç bëri Shabani që nuk i din këto gjëra. Mund të merrja shumë të tjerë por nuk kam ndërmend sepse kemi vendosur të mos bëjmë pazare.

PS apo PD? Cilës parti do t’i japë votat Agron Shehaj për të formuar qeverinë

Deputeti Agron Shehaj garon në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit me partinë e tij “Mundësia”.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Agron Shehaj u pyet në rrethana hipotetike se me cilën nga dy partitë e mëdha do t’i bashkojë votat partia e tij nëse formimi i qeverisë do të varej prej tyre.

Agron Shehaj refuzoi kategorikisht që të bashkojë votat me Partinë Socialiste.

Por, shton se as me PD-në nuk do të bashkojë votat.

Agron Shehaj: Është e qartë që ne me PS nuk kemi lidhje. Mendon se mund të bashkojmë votat me PS? Nuk ka se si. Fatkeqësisht shanset që PD të jetë parti e parë janë shumë të vogla. Shanset që PD të zgjedhë ndryshimin dhe jo rrotacionin nuk ekzistojnë më. Nëse kushtet nuk ekzistojnë sot për të bërë aleancë me PD, nuk ekzistojnë as pas zgjedhjeve. Nuk do na vijë radha ne. Nëse PS nuk arrin të marrë 71 deputetë, unë do punoj që mos t’i marri, do bëhen bashkë, do gjejnë marrëveshjen. Bëhen bashkë, plas pazari. Edi Rama është problemi kryesor i këtij vendi, këtu nuk ka asnjë dyshim dhe është problem për demokracinë dhe të ardhmen e Shqipërisë. Nuk është aq lehtë të mundësh Edi Ramën. Sepse ka planin A nëse i merr vetë, planin B që ka partinë tjetër ku mbështetet, planin C që është Tiku dhe planin D që janë partitë e tjera.

“Fushatën elektorale do e financoj vetë!” Shehaj flet për koston e saj, shpalos programin e partisë

Agron Shehaj, ish-deputeti i Partisë Demokratike tanimë ka themeluar partinë e tij, Mundësia, duke dalë si një forcë e re politike në zgjedhjet e 11 majit 2025. Në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Shehaj thotë me krenari se fushatën elektorale të partisë së tij do ta financojë vetë. Sipas tij, në rastin më të keq kjo mund t’i kushtojë një gjobë, për të cilën është i gatshëm të sakrifikojë, mjafton të jetë i lirë.

Blendi Fevziu: Kush e financon fushatën tuaj elektorale?

Agron Shehaj: Unë e financoj dhe për këtë jam shumë krenar.

Blendi Fevziu: Ju personalisht?

Agron Shehaj: Unë personalisht.

Blendi Fevziu: Sa do ju kushtojë kjo fushatë?

Agron Shehaj: S’i kam bërë llogaritë, por qindra mijëra euro.

Blendi Fevziu: Që ju i nxirrni nga xhepat tuaj personalë?

Agron Shehaj: Absolutisht dhe kjo na dallon nga gjithë të tjerët.

Blendi Fevziu: Pse? Por a është kjo e drejtë?  Në qoftë se një bizneesmen shkon dhe financon një parti tjetër politike, do të quhej e drejtë?

Agron Shehaj: Pse jo?

Blendi Fevziu: Të jepte qindra mijëra euro për një parti?

Agron Shehaj: Pse s’është e drejtë? Të sqarojmë këtë pjesën e ndalon ligji, s’e ndalon ligji. Ligjet i kanë bërë këta. Ligjet për financimet politike në fushatë elektorale i kanë bërë  kastile që mos të merret vesh asgjë, e kanë bërë për të shpëtuar veten.

Blendi Fevziu: Si e kanë bërë që të mos merret vesh asgjë?

Agron Shehaj: Po është shumë e vështirë të kuptosh ndonjë gjë. Në rastin më të keq, unë duhet të paguaj një gjobë dhe jam mëse i gatshëm ta paguaj këtë gjobë për shkeljen eëktij ligji sepse duke mos u detyruar të marr financime nga të tjerët, mund të jem i lirë dhe askush nuk më kap dhe të më thotë  shiko, mbylle gojën ti, mos fol për këtë gjë se të kam dhënë 500, 1000 apo 5000.

Ai u shpreh se partinë e sheh si një plan afatgjatë dhe në rritje. Shehaj shpalos edhe pikat kyçe të programit të partisë duke u shprehur se propozimi është plotësisht ndryshe nga kundërshtarët.

“Pavarësisht vështirëve, e kam ndarë mendjen, jam futur sepse besoj në atë po bëj dhe ajo më bën të shpresoj është ‘feedback’-u i njerëzve që takoj, kur flas me ta dhe diferenca dhe kontrasti që kam me gjithë të tjerët. Ajo që ne propozojmë si parti Mundësia, nuk e propozon askush tjetër. Këtu kemi të bëjmë me parti politike që flasin si  në vitet ’90. Akoma e paraqesin shtetin si zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, kur në fakt ne e dimë shumë mirë, qytetarët shqiptarë problem kanë shtetin dhe nëse do t’u  bësh një nder dhe t’u bësh një të mirë, të bësh një punë për ta, duhet t’u heqësh shtetin nga kurrizi. Ne  jemi të vetmit, pikat tona kryesore janë: zvogëlim i administratës, përgjysmim i kostos së administratës, përgjysmim i taksave dhe asnjë votë e partisë Mundësia nuk ka për të shkuar kundër Reformës në Drejtësi. Kjo është ajo që ne mendojmë dhe na dallon nga të gjithë të tjerët”, përfundoi Shehaj.

Adriatik Lapaj i përgjigjet live Agron Shehajt: Të hënën do të padis për shpifje

Adriatik Lapaj ka bërë të ditur se do të padisë deputetin Agron Shehaj ditën e hënë për akuzën e shpifjes.

Lapaj ndërhyri në emisionin Opinion në Tv Klan ku ishte i ftuar Agron Shehaj, duke i dërguar një mesazh në celular drejtuesit të emisionit Blendi Fevziu, ku bëri me dije publikisht se denoncimi ndaj deputetit do të bëhet në fillim të javës së ardhshme.

Blendi Fevziu: Kam një reagim. Është z.Lapaj i cili më thotë: I thuaj z.Shehaj që ditën e hënë do të paditet për shpifje siç ia kam thënë. E dyta, për pikën e 1 lexo numrin e vendimit të Shkallës së Parë dhe atij të Apelit dhe krahaso a është e njëjta çështje? Thotë, unë nuk kam bërë asnjë procedurë dhe asnjë investim strategjik. Gënjen, do të duhet të provojë në gjykatë. Në çdo rast unë kam qenë avokat mes palëve private, investitorëve dhe pronarëve. Në asnjë rast nuk ka procedurë që unë të kem kryer veprime me shtetin. Për pikën e tretë, avokati përfaqësohet sipas ligjit.

Agron Shehaj: Konfirmoi atë që thashë unë. Që po gënjen, unë nuk thashë që ai ka kryer investim strategji, unë thashë që ai ka qenë ndërmjetës për një investitor strategjik. Ka ndihmuar një investitor strategjik që të shpallet investitor strategjik. Unë nuk po them që ai duhet të shkojë në burg për këtë gjë, po them që nuk është normale që dikush që hiqet si i kulluar dhe do luftojë korrupsionin e vjedhjet, është i përfshirë në të paktën 5 raste ku ke ose vjehrrin që ka dhënë vendimin, ose ky që ka mbrojtur në Shkallë të Dytë vendimin që ka marrë vjehrri, ose ka ndihmuar një investitor të shpallet investitor strategji, ose ka marrë lekë nga krimi i organizuar, ose ka bërë bashkë ata që kanë përfituar pronën ku në atë çështje ka qenë edhe vjehrri me krimin e organizuar. Këto për mua tregojnë që kemi të bëjmë me një njeri që është totalisht i zhytur.

Deputeti Shehaj akuzoi në Opinion Adriatik Lapajn duke thënë se “është e vështirë të gjesh një pronë në bregdet që s’ka futur hundët Adriatik Lapaj”, gjë që nxiti edhe reagimin e këtij të fundit.

“Sa shkruan te letra?”, Agron Shehaj zbulon pasurinë e tij

Agron Shehaj gjatë bisedës në studion e Opinion është gjendur përballës pyetjes “Sa i pasur je”, ku tha se nuk i kujtohet mirë, por disa dhjetëra milionë.

Për më tepër ai tha se pavërësisht se në parlament del si politikani më i pasur, atje ka të tjetër që janë shumë më shumë të pasur.

Blendi Fevziu: Sa i pasur je?

Agron Shehaj: T’ju them një gjë. Unë kur shkoj në deklaratën e të ardhurave, unë dal njeriu më i pasur në parlament, unë jam 100% i bindur se aty ka shumë më shumë…

Blendi Fevziu: Ju sa i pasur jeni në pasurinë tuaj?

Blendi Fevziu: Sa e shkruani aty te letra?

Agron Shehaj: Nuk më kujtohet, por disa dhjetëra milionë…

Blendi Fevziu: E shikon si të ikën kujtesa te lekët.

Agron Shehaj: Disa dhjetëra.

A është moralisht e drejtë që një njeri me një pasuri të  tillë të futet në politikë?

Agron Shehaj: Absolutisht Fevzi, absolutisht. Unë jam i bindur që dikush..paratë nuk janë asgjë në jetë, nuk janë një gjë e keqe.

Marrim shembullin kujt duam t’i ngjajmë ne Fevzi. Marri një nga demokracitë më të mëdhaja në botë, Amerika, të gjithë presidentët kanë qenë siparmarrës.