#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

Moderatori dhe gazetari, Blendi Fevziu e mbajti fjalën, pasi mbrëmjen e kësaj të mërkure në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan është i ftuar Adriatik Lapaj, kreu i koalicionit, nisma “Shqipëria bëhet”. Në kuadër të zgjedhjeve të 11 Majit, “Opinion” do të jetë i fokusuar tek politika dhe fushata elektorale. Adriatik Lapaj do të flasë kryesisht për programin, listat dhe tek vizioni që kjo nismë ka për të bindur qytetarët që të hedhin votën e tyre për “Shqipëria bëhet”.

Pse nuk u bashkua me PD-në? Lapaj përgjigjet në “Opinion” duke kujtuar “koalicionin e qelbësirave”

Në studion e “Opinion” këtë të Mërkurë është Adriatik Lapaj, udhëheqësi i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”. Përballë moderatorit të emisionit Blendi Fevziu, ai argumentoi fillimisht se pse nuk iu bashkua koalicionit opozitar “Për Shqipërinë Madhështore”.

“Në fakt me këtë filozofi erdhi Rama në 2013-ën, duke bërë koalicion edhe me krimin, duke bërë aleancën e qelbësirave, që siç duket 12 vite më vonë e ka futur vendin në qorrsokak. Nëse votat ikin, i ikin një opozite që deri tani ka luftuar për një sistem të mbyllur, që për mua është njësoj si forca në pushtet. Të dyja palët u bënë bashkë për një sistem të mbyllur”, tha Lapaj.


“Ajo që ka ndodhur me sistemin aktual është se janë mbajtur jashtë vlerat dhe njerëzit e mirë”, shtoi ai sa i takon listave të kandidatëve për deputet të forcave të tjera politike.

Lapaj bën deklaratën e fortë: Do shkojmë në zgjedhje të parakohshme nëse…

Lideri i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj foli sonte në studion e “Opinion” për ambicien e tij në garën e 11 Majit dhe programin e kësaj force politike. Për këtë të fundit tha se “është i detajuar për të gjitha fushat e jetës, nga më shumë se 100 ekspertë për një periudhë 14 mujore”.


Po çfarë ndodh nëse partia e tij merr të ashtuquajturën “votë të artë”?

Blendi Fevziu: Nëse ju, do të keni një mandat të artë, që PD dhe PS-ja nuk e bëjnë dot 71-in, me cilën nga forcat bëni koalicion?

Adriatik LapajE para biem dakord që në Shqipëri blihet vota, që administrata përdoret për zgjedhjet, këto janë fenomene…Në funksion të kësaj nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Blendi Fevzu: Është turp që ky vend nuk bën dot zgjedhje! Ashtu siç bën Kosova…

Adriatik LapajUnë deri tani thashë faktin. Kontributi më i madh që mund të bëjmë është të bëjmë për herë të parë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Blendi Fevziu: Inshallah

Adriatik LapajAmin, se jemi dhe në muaj të shenjtë. Nëse të nesërmen kemi këtë votën e artë, atëherë, për të garantuar që do bëhen zgjedhje që vota nuk blihet, do ta çojmë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Blendi Fevziu: Deklaratë elektorale apo reale? Se shënohet kjo…

Adratik LapajKjo është fytyra ime! Jo për arrogancë, destabilitet, por për një arsye të thjeshtë… E para do çlirojmë administratën, do hedhim në kosh te plehrave ato paratë që janë përdorur për të blerë vota dhe do demotivojmë krimin. Ky është mesazhi.

Dashnor Sula nuk u fut në “Shqipëria bëhet”, Lapaj tregon arsyet në Opinion: Ngriti pretendime…

Dashnor Sula nuk u përfshi në listën e sigurt të PD për qarkun e Elbasanit. Për këtë deputeti la partinë e PD për të kandiduar fillimisht me koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Por, dhe këtu duket se nuk gjeti rehati. Nuk vonoi shumë dhe menjëherë qarkulloi lajmi që Dashnor Sula u tërhoq dhe nga nisma e Adriatik Lapajt. Ky i fundit në një intervistë ekskluzive në “Opinion” në Tv Klan, përballë gazetarit Blendi Fevziu sqaroi gjithë ngërçin e mosmarrëveshjes.

Lapaj renditi 3 arsyet që e shtynë atë për të marrë Sulën në nisëm e tij, por pretendimi i deputetit për të qenë i pari në listën e kandidatëve që qarkun e Elbasanit e prishi “paktin”.

“Po ne nuk jemi sekt, se kjo është një mesazh që dua ta japë për qytetarët. Ne nuk jemi një sekt i mbyllur që të gjithë ata që janë përballë nesh, janë njerëz të ligj, ne jemi një parti politike. Erdhi zoti Sula paraqiti mendimin, ne e morëm, bënë atë regjistrimin paraprak aq sa e donte ligjin, sepse ishte afati dhe dhamë kohë që të pyesnim strukturat në tërësi edhe Sula të mendohej. Ne kishim thënë që nuk do të bëjmë bashkëpunime me parti të mëdha politike apo drejtues ekzekutiv, pra njerëz që kanë marrë vendime për fatet e këtij vendi.


Tani zoti Sula kishte vlerësimin tim për 3 arsye: 1- Kur kam qenë unë student ka votuar kundër për ndryshimet Kushtetuese të vitit 2008. 2- Ka qenë mbështetës i reformës në drejtësi, e ka votuar atë dhe e ka mbështetur në vazhdimësi. 3- Në muajin Korrik vjet kur unë kam shkuar me 21 mijë firma dhe me projekt-ligjin për hapjen e listave dhe votën e diasporës, Sula ka qenë i vetmi deputet që ka votuar kundër mbylljes së listave. Për këtë ne apriori ne nuk mund t’i thoshim jo. I dhamë kohën e nevojshme vetes dhe zotit Sula.

Të nesërmen zoti Sula pati pretendim për pjesën e listës së mbyllur për qarkun e Elbasanit për vendin e parë. Dhe qëndrimi ynë ka qenë që nëse këtë pretendim do e kishe ngritur që në momentin e parë që erdhi, ne do e kishim adresuar që në moment të parë, duke marrë një vendim të saktë. Në momentin që nuk e adresoi kur hyri, por pasi erdhi, atëherë ne kemi një qëndrim që kjo lista është bërë kështu pa qenë ti”, tha Adriatik Lapaj.

“45 mijë € nga kompania…”, Lapaj u përgjigjet akuzave: Ftoj këdo që ka fakt…

Adriatik Lapaj i “Nismës Shqipëria Bëhet” u pyet nga moderatori i “Opinion” Blendi Fevziu edhe për akuzat që po qarkullojnë në drejtim të tij. Këto të fundit i cilësoi shpifje në tentativë për t’i dëmtuar imazhin në prag zgjedhjesh.


Blendi Fevziu: Kam një lumë me akuza që Shehaj u ka bërë, kam këtu akuzat e bëra nga zoti Shehaj. Janë të paktën 5 akuza që thuhet se ju keni marrë para nga krimi. Një kompani që u ka paguar 45 milion lekë dhe kjo kompani sot është në SPAK. Një rast tjetër për një shumë të madhe hektarësh, keni qenë përfaqësues ligjor i kompanisë. Kam edhe 3 raste të tjera…

Adriatik Lapaj: Unë kam punuar avokat?! Unë vazhdoj e punoj, por e kam ulur ritmin për shkak të ngarkesës… Tani nëse sot dikush më mer mua dhe është në një gjyq civil, unë kam të drejtë ta përfaqësoj? Kompania në fjalë sot nuk është e sekuestruar, kjo është gënjeshtër! Administratori i saj është nën heitm dhe me masë sigurie arrest me burg. Kur unë e kam përfaqësuar si avokat, kompania dhe administrator nuk kanë pasur asnjë problem. Është në 2022-in ajo. Ai është marrë nën hetim në Gusht të 2024-ës dhe ai prezumohet i pafajshëm. Ato para nuk i kam marrë! Cili është gjyqi? Pse kam deklaruar faturat dhe kontratat?!

Blendi Fevziu: Çështja është se ajo kompani po ndiqet sot nga SPAK…Po mirë tani, a është korrekte që ju të përfaqësoni një kompani për regjistrim të pronave që janë dhënë nga vjehrri juaj si gjykatës? Kjo është e pavërtetë, absolutisht! Unë nuk kam përfaqësuar në asnjë rast asnjë pronë që është dhënë si vendim nga vjehrri im për ta regjistruar në hipotekë. Ky është fakt dhe unë ftoj këdo që ka fakt që ta çojë në prokurori!

“Të fusësh babin në listë, pa sens”, Lapaj habit me përgjigjen: Ishte ironi për…

Sonte në studion e “Opinion”, Adriatik Lapaj sqaroi pse në listat e mbyllura të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” u fut edhe emri i babait të tij, si kandidat për deputet në Berat. Lapaj tha se e gjitha ishte një formulë e mirëmenduar dhe se emrat janë, jo vetëm fiktivë, por dhe ironi ndaj sistemit politik.


-Si ka qenë puna e vendosjes në lista të prindërve tuaj?  Në momentin e parë, duke mos kuptuar trukun, ishte skandal, se tani të fusësh babin në listë apo fëmijët… m’u duk e pa sens!

Adriatik Lapaj: Kjo është lista e Tiranës, është pak e ngarkuar, por kështu vajti kjo punë. Tani subjekti ynë është numri 6. Ligji përcakton që ka dy lloj listash në të njëjtën listë, e hapur dhe e mbyllur. Te lista e mbyllur nuk ka garë, nuk votohet, vihen emrat e kryetarëve. Te lista e hapur votohet! Që të shkosh në Parlament nga lista e hapur ku është gara, duhet të marrësh më shumë se sa lista e mbyllur. Në Tiranë duhet të marrësh 12, pastaj i 13-ti mund të hyjë. Kjo është e mbyllur për partitë e reja.

-Jam dakord se nuk lë garë…

Adriatik LapajUnë kurrë nuk do shkoj në Parlament si deputet në lista të mbyllura, për këtë arsye do regjistrohesha në listë të hapur në çdo rast. Duke qenë se vendosa këtë standard, ne kishim dy vite të jetës tonë që po luftonim për lista të hapura.

-Pse familjarët? Se kjo tregon mosbesim te njëri-tjetri

Adriatik Lapaj: Ne thamë që do djegim listat e mbyllura, për të bërë garë. Jam i 18-ti në Tiranë, ndërkohë këta të tjerët janë renditur në lista të mbyllura, rrinë rehatë si zotërinj. Unë e kam më të lehtë i parë në listë të hapur në Tiranë apo në listë të mbyllur?! U ulëm diskutuam, thamë çfarë mund të bëjmë si ironi ndaj sistemit. Ne po luftojmë për të hequr baballarët dhe gjyshërit e politikës, për të sjellë të rinj. Tani, zoti Rama është në një moshë me babanë tim, ndërsa zoti Berisha ka moshën e gjyshërve të mi, që nuk i kam më dhe unë i uroj jetë sa më të gjatë. Ne morëm prindërit tanë për ironi ndaj prindërve dhe gjyshërve të politikës që nuk po e hapin rrugën. Kjo ka qenë arsyeja. Futëm familjarët për të krijuar edhe besim te ata që janë në lista, që do ishte formulë… Kjo si për të thënë që dal garant që ky tërhiqet…

Lapaj e thotë me siguri: Do marrim minimalisht 1 në 3 vota në diasporë!

Kreu i “Nismës Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ishte në “lupën” e gazetarit e moderatorit të emisionit “Opinion” në Tv Klan, Blendi Fevziu, ku iu përgjigj një sërë pyetjesh. Lapaj foli për çështje të rëndësishme politike, duke përfshirë këtu edhe programin që nisma e tij ka për zgjedhjet e 11 Majit.

Prej kohësh Lapaj i ka dhënë një rëndësie të madhe votës së diasporës, ku angazhimi i tij për të realizuar këtë votim nga jashtë vendit ka qenë domethënës. Por, pyetjet e gazetarit Blendi Fevziu nxorën në pah një bindje shumë të madhe të Lapajt, i cili pretendon se nisma e tij do të marrë “minimalisht” 1 në 3 vota në diasporë.

Blendi Fevziu: Lapaj pse ju jeni fokusua në mënyrë më intensive, për hir të së vërtetës edhe më herët tek diaspora?

Adriatik Lapaj: Sepse unë besoj fort tek Kushtetuta jonë. Neni 45 pika 1 e Kushtetutës përcakton qartë që çdo shtetas i Republikës së Shqipërisë ka të drejtë të zgjedhe dhe të zgjidhet, pra është një e drejtë Kushtetuese. E dytë unë besoj fort që shqiptarët në diasporë janë më të lirë për të votuar, ashtu siç e ndjejnë ata. Nuk kërcënohen me kempet, me vendet e punës, me të fortët, me kartat e identitetit, nuk punojnë në administratë.

Blendi Fevziu: Por, ama mund të mos jenë dhe aq mirë të informuar sa ata që janë këtu.

Adriatik Lapaj: Janë sepse sipas statistikave të mia, vitin e kaluar kanë hyrë 2.1 milionë shqiptarë që jetojnë jashtë në atdhe.


Blendi Fevziu: Ama të vish për pushime, të kalosh mirë e të dalësh në plazh nuk është e njëjta si ta jetosh jetën këtu.

Adriatik Lapaj: S’është e vërtetë sepse janë ata shqiptarë aty që u dërgojnë ilaçe familjarëve që i marrin dhe i shërojnë atje, që u dërgojnë para për të jetuar, që nuk u marrin dot certifikatat e pronës, e dinë shumë mirë të vërtetën ata dhe kjo është arsyeja pse mbushen plot sallat e aktiviteteve tona.

Blendi Fevziu: Si mendoni ju se do të reagojë diaspora për forcën tuaj politike, si e prisni rezultatin në diasporë?

Adriatik Lapaj: Unë mendoj se ne do të marrim minimalisht 1 në 3 votë në diasporë. Minimalisht!

/tvklan.al