Opinion – Cila është porosia që Albin Kurti ka për Edi Ramën?


Opinion – Cila është porosia që Albin Kurti ka për Edi Ramën?

23:20 15/02/2023

Në mbyllje të emisionit “Opinion” në Tv Klan, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti la një porosi për homologun e tij Edi Rama.

Kurti i uroi suksese Republikës së Shqipërisë dhe tha se Rama duhet të ketë më pak shpresa te Presidenti i Serbisë.

Blendi Fevziu: Nesër do të kem në studio Kryeministrin Edi Rama, a keni ndonjë porosi për të?

Albin Kurti: I dëshiroj shumë suksese Republikës së Shqipërisë, jemi dy shtete të të njëjtit komb dhe do të duhej që të ketë shumë më pak shpresa te Presidenti i Serbisë i cili nuk shkëputet dot nga Presidenti despotik i Rusisë.

Më herët, Kurti u shpreh se marrëdhëniet e tij me Ramën s’kanë tensione por megjithatë nuk bien dakord për çdo gjë.

Besoj që dallimi i cili është më i njohuri publikisht është raportet në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Unë besoj që Ballkani Evropian dhe demokratik është mjaftueshëm i hapur, ndërkohë që “Ballkani i Hapur” nuk është mjaftueshëm demokratik dhe evropian”, tha Kurti./tvklan.al










Të ngjashme