Të ftuar:

Mustafa Nano,

Arlinda Dudaj,

Ergys Mertiri,

Kejdi Mehmetaj,

Albatros Rexhaj,

Arnida Çapi,

Ilda Bejleri

Në emisioni ‘Opinion’  mbrëmjen e sotme është duke u folur për modelet që ndjekim në jetë dhe personazhet nga të cilët inspirohemi.

Ergy Mërtiri ka thumbuar pikërisht Noizy  dhe Çiljetën për këngën e tyre duke thënë se ata nxisin modele të gabuara me videoklipet që sjellin, dhe u ndal pikërisht tek bashkëpunimi mes tyre. Madje ai për këtë ka akuzuar edhe Ministrin e Brendshme se ka bashkëpunuar për të realizuar videoklipin, një model që sipas tij nuk është i duhuri. ‘Ministria e Brendshme ka ndihmuar në klipe ku në qendër të vëmendjes janë trafikant droge që vrasin policë, Çiljeta me Noizyn kanë një klip ku shpërndajnë drogë, futet Noizy në burg , Çiljeta shpërthen burgun del Noizy dhe jetojnë të lumtur në Hauai. Dhe në fund thoshte falenderoj Ministrin e Brendshme që na ndihmoi për videoklipin’, u shpreh sociologu Ergys Mërtiri.

 

****

Intervista me Filip Çaushaj!