Të ftuar:

Ergys Mertiri,

Mark Marku,

Artan Hoxha,

Çim Peka,

Armand Shkullaku

Lidhje direkte me: Arben Imami

Gazetari Çim Peka është shprehur se lista e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka pasur si kriter vetëm emrat që nuk do të jenë për kandidat në zgjedhjet e 25 Qershorit. Këtë deklaratë, Peka e bëri sonte në studion e emisionit Opinion, ndërsa shtoi se Basha nuk ka pasur kriter se kush do të futet, por kush do mbesë jashtë. Ai theksoi se krydemokrati e ka pasur të qartë se kush nuk do të jetë dhe kush nuk do të jetë janë tre grupe. “Dy persona që mund t’i shikonte si rival që janë opozitar korrekt, që nuk kanë qenë ministra kurrë, është Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi. Ai këta dy emra i ka parë si rival. Pjesa tjetër është ajo që ka parë si votues të Lulzim Bashës, por jo si votues të kryetarit, por si votues të Bashës iniciuar nga shijet e Sali Berishës. Të gjithë kryesinë e zgjedhur njëlloj si Lulzim Basha, nga e njëjta anëtarësi, Basha e ka zhdukur nga lista”.

Ish deputeti demokrat Mark Marku, është shprehur se lëvizja e figurave të vjetra të PD-së kundra Bashës është e gabuar. Sipas Markut ajo nuk mund të bëhet pikërisht në kohën fushate. Marku deklaroi se edhe pse me 20 vite përvojë ata po tregojnë që nuk janë politikanë. “Ata tregojnë që s’janë politikanë fare. Të thuhet në fushatë që kryetari i fushatës të largohet. Unë nuk e kuptoj, çfarë përvoje politike kanë ata. Dy ore tre ditë të kesh dëgjuar për politikën nuk mund të bësh këto deklarata. Kjo tregon që ata nuk janë politikanë edhe pas 20 vjetëve”.

Ish-ministri Arben Imami, sot, në një lidhje direkte për emisionin Opinion ka deklaruar se kërkohet dorëheqja e Lulzim Bashës dhe jo pushkatimi i tij. Imami tha se Partia Demokratike përgjatë ecurisë së saj në vite është hapur shumë, ka pasur periudha që kanë hyrë emra të rinj dhe janë larguar të vjetër, madje kështu duhej të vazhdojë. Ai tregoi se nga PD-ja janë larguar emra që kanë qenë histori suksesi në zgjedhje. Kryetari i Shkodrës që dha dorëheqjen, ka qenë një emër i tillë. Imami tha se nuk po flasim për fatin e pesë deputetëve, por për diçka më të madhe se kaq.  

I ftuar në emisionin ‘Opinion’ themeluesi i Partisë Demokratike Arben Imami, i cili u la jashtë listave të PD, ka kërkuar largimin e kreut të PD-së Lulzim Basha. Sipas Imamit, me Bashën në krye të PD-së nuk mund të mundet Edi Rama dhe nuk mund të fitohen nga opozita zgjedhjet e 25 qershorit. “Nuk mund të hiqet Jozefina Topalli nga listat. Nuk mund të hiqet Topalli. Ai hoqi Topallin dhe vuri në listë shtëpiake që s’kanë bërë dy ditë punë se s’kanë patur kohë se kanë bërë nga 3­-4 fëmijë. Duam që të iki Edi Rama, por Edi Rama vetëm kështu nuk mund të iki.”, tha Imami.