#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Një fenomen i botës moderne që ka prekur edhe Shqipërinë. Ish-President, ish-kryeministër, ish-kryetar Kuvendi, një prej njerëzve me postet më të larta Ilir Meta është shfaqur me profilin e një influenceri në rrjetet sociale. Këtu, në rolin e një Spider Man-i ai ka ngjallur mjaft reagim në publik, një lloj befasimi. Nuk ka qenë në profilin e tij, ai ka qenë natyrë më e tërhequr, ndryshe nga politikanë të tjerë. Mesa duket dhe Meta ka zgjedhur të provokojë. Fjalimet e tij dhe mënyra si po krijon profilin e tij në rrjetet sociale tregon që duket se dhe politika po spostohet në këtë drejtim.