Të ftuar:

Plarent Ndreca,

Arben Gjata,

Henri Çili,

Neritan Sejamini,

Luçian Boçi,

Arlind Qorri

Emisioni Opinion ka nisur me debate rreth probleme që lindën me maturën shtetërore. Maturantët që janë pjesë e këtij emisioni kundërshtojnë zyrtarin e MAS, Plarent Ndreca i cili thotë se maturantët kanë qënë të mirëinformuar për rregullat e maturës. Ata thonë që MAS vendosi rregullat e reja në fund të vitit të 3 ndërsa ata e kanë bërë zgjedhjen e lëndëve në vitin e dytë të shkollës së mesme.

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit Plarent Ndreca deklaron në “Opinion” se janë Universitet ato që përcaktojnë krieteret për përzgjedhjen e maturantëve që i shërbejnë profilit të tyre. Ndreca ka kundërshtuar kështu argumentet se është ligji i ri ai që përcakton këto kritere. 

“Universiteti është i lirë që të përcaktojë se cili grup maturantësh i shërben profilit që ai ka. Sado tja them unë maturantëve si Ministri cilat janë kriteret, universiteti i përcakton.Ligi nuk përcakton kriteret. Ligjii thotë do ta bëjë universiteti.  Udhëzimi i ministrisë po ashtu nuk përcakton kriteret”

-tha Ndreca.

Arben Gjata, Rektor i Universitetit të Mjekësisë deklaron në studion e “Opinion”  se 360 kuota do të lirohen në mjekesi, stomatologji, farmaci dhe shëndetin publik. Kjo sipas tij sepse janë 360 aplikantë që kanë aplikuar për më shumë se një degë, dhe automatikisht vendet lirohen. “Unë di që në universitetin tim, sot unë jam i sigurt që do ketë 360 vende të lira, se janë 360 që kanë aplikuar në më më shumë se 1 degë dhe kështu do lirohen 360 kuota në të gjitha degët e universiteti të mjekësisë”-tha rektori.

Deputeti demokrat, Luçiano Boçi ka debatuar ashpër me zyrtarin e lartë të MAS, Plarent Ndreca. “Ti gënjen publikisht dhe as nuk skuqesh dhe as nuk zberdhes”, iu drejtua Boçi-Ndrecës. “Me kë po flet ti”, i kthehet Plarent Ndreca, – ke ardhur këtu për debat politik ndërsa unë po bëj debat teknik, shtoi ai. “Kur ligji ishte në kuvend, nuk the asnjë fjalë”, vijoi sekretari i përgjithshëm i MAS. Nga ana tjetër Boçi pretendoi se është bërë debat në komision dhe nuk keni pranuar asnjë propozim të PD për ligjin e arsimit të lartë. Debati lindi kur një prej maturanteve u be pjese e emisionit, duke treguar se ka mbaruar maturën me 9.4 dhe nuk ka marrë asnjë dege.

I ftuar në emisionin “Opinion” pedagogu Arlind Qorri deklaron se kaosi me përzgjedhjen e maturantëve fitues në Universitete është i qëllimshëm. Debati në studion e “Opinion” ka përfunduar në sherr mes Henri Çilit dhe pedagogut Arlind Qorri. Teksa Qorri insistoi se ligji i ri i arsimit të lartë, është në favor të interesave të universiteteve private, si ai i Çilit, pasi marrin nga fondet shtetërore, ky i fundit e ka cilësuar Qorrin si mashtrues. Për Çilin, universitet private nuk përfitojnë asgjë nga kjo reformë sepse ligji ndalon universitwet private që të marrin nga fondet shtetërore. Për Qorrin, qëllimi është plotësimi i nteresave të Universiteteve Private, pasi prej skemës së re, maturantët detyrohen të shkojnë drejt Universiteteve private. 

“Studentë që duan të shkojnë në universitetin publik por skema i çon te privati. Ky kaos është i qëllimshëm.Deri dje studenti mund të rregjistrohej ku i dontë qejfi, kanë patur lirinë e zgjedhjes, jo kaosin. Rrezikon të kemi, në datën 20 Tetor, kuota bosh në Universitetet publike dhe studentë pa shkollë.Kjo nuk është e paqëllimtë. Nuk është se në MAS një nënpunës i paditur e prodhoi reformën”

-tha Qorri. 

Administratori i një prej universiteteve private, Henri Çili i tha pedagogut të shkencave sociale, Arlind Qorri se ti je komunist dhe duhet të hetohesh për shpërndarje të kësaj ideologjie.

Çili: Je zero fare

Qorri: Jam ndryshe nga ti

Çili: Ti je komunist

Qorri: Ti po rekruton studentë. Ta mundëson Ministria

Çili: Ti paguhesh me taksat e mia. Shko bëj shkencë jo ideologji. Duhet të hetohesh.

Qorri: Ti shko paguaj taksat

Një baba i indinjuar për mundësinë e humbur të vajzës së tij për të shkuar në Universitet, ka ndërhyrë në studion e “Opinion” duke treguar dëftesën e gjimnazit të vajzës së tij ekselente. Sipas babait, vajza e tij me mesatare të lartë e nota 10 në shkencat ekzakte, ka mbetur pa shkollë ndërkohë që moshatarët e saj me nota 6, kanë fituar të drejtën. “Si nuk i vjen keq këtij sekretarit të përgjithshsëm që thotë se vajza ime nuk është ekselente. Pse e bën atë takim kryeministri me studentët, pse bën diversion ai?  Si nuk ka ankime nga maturantët kur të gjithë do aplikojnë në raundin e dytë?”-tha prindi.