Të ftuar:

Baton Haxhiu – Gazetar

Mesila Doda  – Ish-deputete

Tritan Shehu – Ish Ministër i Jashtëm

Paskal Milo – Ish Ministër i Jashtëm

Andi Bejtja – Gazetar

Mustafa Nano – Gazetar

Gazetari Baton Haxhiu dhe ish-deputetja Mesila Doda kanë debatuar ashpër mes tyre mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ku diskutohej çështja e korrigjimit të kufijve të Kosovës dhe përplasja në distancës mes Ramës dhe Haradinajt.

Debati mes Mesila Dodës dhe Baton Haxhiut kaloi në fyrje dhe ofendime personale, teksa të dy kishin këndvështrime të ndryshme.

Sipas variantit të ish-deputetes Doda, në darkën e Beogradit kur Kryeministri Rama shkoi për vizitë në Serbi, ideja e shkëmbimit të territoreve u hodh fillimisht nga ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç dhe më pas ka patur një takim Rama-Vuçiç ku u diskutua për këtë temë.

Por gazetari Baton Haxhiu e kundërshtoi këtë skenar, duke thënë se ai ka qenë vetë i pranishëm në darkën e Beogradit dhe nuk ka patur asnjë diskutim të tillë.

Baton Haxhiu: Gjashtë vetë kanë qenë në takim, dhe unë po të them që nëse ka ndonjë krenari të z.Rama karshi delegacionit serb… Meqë po flasim, z.Rama ka refuzuar kategorikisht të flasë për këtë temë dhe z.Vuçiç nuk e ka hapur fare temën e ndryshimit të kufijve dhe është turp të flitet…

Mesila Doda: Zotëria para disa ditësh tha që gjermanët kanë qenë kundër bombardimeve të NATO-s.

Baton Haxhiu: Unë kam thënë që Gjermania asnjëherë nuk e ka përkrahur Pavarësinë e Kosovës. Ti mundesh vetëm bashkëshortit tënd t’i thuash gënjen.

Mesila Doda: Bashkëshorti im nuk gënjen, ti gënjen. Edhe herë tjetër mos guxo më të më flasësh mua. Ti je i paedukatë. Rrugaç. Me mua flit mirë. Është duke gënjyer.

Baton Haxhiu: Ti vetëm bashkëshortin tënd mundesh të gënjesh.

Mesila Doda: S’ke punë ti se e di çtë bëj apo jo (momenti kur merr shishen)… Guxo dhe njëherë të më flasësh mua me këtë gjuhë dhe kjo shishe të përfundon në kokë. Rrugaç edhe gënjeshtar, ordiner. Ti që na fton në studio, mësoji të kontrollojnë fjalën njerëzit që janë këtu në studio. Dëgjoje se çfarë tha.

Blendi Fevziu: Çfarë tha? Nuk e dëgjova.

Mesila Doda: Ai që thotë ti vetëm mund t’i thuash tët shoqi gënjeshtar dhe që s’duhet të flasësh. Po gënjen kur flet për asociacionin, po gënjen kur flet për Gjermaninë, po gënjen kur flet për kufijtë. Ky ka qenë brenda pazarit.

Blendi Fevziu: Po ai thotë s’kam qenë.

Mesila Doda: Absolutisht po! Ai e di dhe e ka thënë.

Blendi Fevziu: E ke thënë ti Baton që është bërë marrëveshja aty?

Baton Haxhiu: Lere mo, kjo është pa lidhje. Më vjen turp që jam në studio Fevzo.

Mesila Doda: Edhe mua më vjen të jem me një si puna jote, i neveritshëm.

Emisioni “Opinion” në Tv Klan ka trajtuar mbrëmjen e sotme debatin në distancë mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kryeministrit Ramush Haradinaj pas Samitit të Berlinit lidhur me taksën e Kosovës ndaj Serbisë.

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë Paskal Milo, i ftuar në “Opinion”, ka treguar aleancat mes politikanëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës. Sipas tij, nga njëra anë janë Rama-Thaçi dhe nga ana tjetër Meta-Haradinaj.

Paskal Milo: “Në marrëdhëniet e viteve të fundit midis politikanëve shqiptarë të Kosovës dhe Shqipërisë janë krijuar diferenca të tilla që janë kryer dy dyshe të njohura. Dyshja Rama-Thaçi dhe Meta-Haradinaj që janë të dukshme. Rama dhe Haradinaj përfaqësojnë dy kultura të ndryshme dhe dy qasje të ndryshme. Rama përfaqëson atë politikan shqiptar dhe kërkon të marrë përsipër gjëra të mëdha. Mirëpo Haradinaj është më praktik, më konkret, bën një politikë më lokale, nuk është i përfshirë në plane të mëdha në të cilat për mendimin tim është përfshirë Rama me Thaçin. Ndërsa Haradinaj është më i tërhequr. Deri në Gusht të vitit të kaluar, marrëdhëniet zyrtare ishin në nivel qeverie. Pas Gushtit këtu filluan edhe diferencimet. Në këto momente Kryeministri Rama mbajti një qëndrim pritës ndaj propozimeve për ndryshime kufijsh. Më vonë evoloi dhe mbajti qëndrim pro Thaçit. Deri në fund të Shtatorit të vitit të kaluar në një takim miqësor në Kosovë u hap ky muhabet. Të gjitha palët ishin në tavolinë aty dhe bisedat ishin kaq optimiste nga pala që e mbështeste”.

Ndërsa gazetari Baton Haxhiu është shprehur se problemi i ndarjes së politikanëve në dy kampe lidhur me ndarjen ose jo të territorit të Kosovës, ka nisur që në krijimin e koalicionit qeverisës në Prishtinë.

Baton Haxhiu: “Realisht thelbi i konfliktit e ka bazën te koalicioni i ndërtuar mes Partisë Demokratike dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e fundit. Problemi është se Thaçi e ka ndihmuar shumë ndërtimin e këtij koalicioni. Ka menduar që z.Haradinaj për faktin që është Kryeministër nuk mund të jetë pjesë e bisedimeve me faktorin ndërkombëtar. Z.Haradinaj në këtë proces kërkon hisën e tij. Gabimi në kalkulim i Presidentit ka qenë që ka lënë jashtë lojë Kryeministrin. Ai ka hyrë dhe po bën lojën e tij. E ka bërë situatën kështu të acaruar. Referenca e asaj që quhet konferencë shtypi e qëllimtë e Gushtit e z.Thaçi që hapi çështjen e korrigjimit”.

Perplasje me policine ne protesten tek Astiri!