Të ftuar:

Preç Zogaj,

Mark Marku,

Ervis Iljazaj,

Mustafa Nano,

Fatos Klosi

Gjykata e Katanias në dosjen prej më shumë se 416 faqesh që vulosi fatin e Moisi Habilajt dhe bandës së tij, përmend edhe emrin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Për ish-drejtuesin e Shërbimit Informativ, Fatos Klosin, kjo dosje që është dorëzuar në gjykatë, nuk duhej të dilte në media. Klosi thekson se publikimi i kësaj dosjeje në media, është disi e ngatërruar dhe të krijon bindjen se është nxjerrë qëllimisht. “

Mua më bën të jem pak skeptik, pasi kjo dosje është nxjerrë qëllimisht nga pala italiane

”,-tha ai.

Gjykata e Katanias në dosjen prej më shumë se 400 faqesh, jo vetëm vulosi fatin e Moisi Habilajt dhe bandës së tij, por preku edhe strukturat e shtetit shqiptar aty ku veprimtaria e shtetit italian është e pamundur. Analisti Mark Marku, sonte, tha në studion e emisionit “Opinion” se kryeministri Edi Rama ka qe në në dijeni të këtyre përgjimeve një vit më parë. “

Edi Ramës këto përgjime i kanë ardhur shumë përpara, ka një vit që flitet për informacione të kësaj natyre. Dhe meqë ka një vit që prokuroria italiane, shërbimet sekrete dhe ambasadorët e huaj, ja kanë sjellë kreut të qeverisë shqiptare këto informacione, por përsëri nuk ka një reagim, atëherë cila është mënyra për të reaguar

”, -tha Marku.

Analisti Mustafa Nana ka deklaruar në emisionin “Opinion” që Rama e ka ditur prej kohësh për dosjen dhe përgjimin e Tahirit. Por ku e mbështet Mustafa Nano argumentin e tij? Nisur nga raportet e miqësisë që Rama ka patur me ish-  Kryeministrin italian Renzi, Nano shkon në një analizë të tillë:  “Përgjimet kanë nisur që në vitin 2013, kohë kur Renzi ishte kryeministër dhe me siguri që policia e vendit të tij e ka njoftuar për përgjigmet”, deklaron nano duke shtuar se për hir të miqësisë që Renzi kishte me Ramën duhej ta kishte vënë në dijeni të përgjimit. 

Partitë politike që kanë ardhur në pushtet kanë dënuar në faza të caktuara fort idenë e shtetit në Shqipëri. Analisti Mark Marku, sonte, në studion e emisionit “Opinion”, theksoi se secila nga forcat politike që ka ardhur në pushtet, në një formë apo tjetër, kanë heaspet e tyre edhe me historinë dhe me popullin. Marku tha se Partia Demokratike, duhet pyetur pasi e ngriti Çadrën mbi këtë kauzë dhe për çfarë arsye e mbylli në fushatë atë (kauzën). Sipas tij, gazetarët dhe analistët, e pyesnin se për çfarë arsye hesht ndaj një fenomeni të tillë. “

Opozita është në një pozitë të vështirë për arsyen se është tre muaj pas zgjedhjeve dhe çdo opozitë në botë e ka shumë të vështirë të organizohet. Sepse nuk ka kredibilitet. Unë i pari si mbështetës dhe votues i opozitës, jam i pari që do pyesja a janë të gatshëm të qeverisin, për gjithë seriozitetin politik që ka treguar. Pikërisht kjo më bën që të jem hezitues

”,- tha Marku. Ai deklaroi se është kundër një qëndrimi të opozitës që pozicionohet në pikën e vdekur. Marku thekson se një qeveri që bën gjëra të tilla duhet të largohet. Për të, opozita duhet të kërkojë largimin e kryeministrit Rama nga detyra, madje çdo opozitë tjetër në botë do t’a bënte.