Të ftuar:

 Ermal Hasimja,

Lorenc Vangjeli,

Armand Shkullaku,

Preç Zogaj

Analisti Preç Zogaj është shprehur se me ardhjen e zyrtarit të DASH Bryan Yee dhe takimet e tij zyrtare në Tiranë jemi drejtë zgjidhjes së krizës politike. “E shoh afër zgjidhjen e krizës dhe e inkurajoj nga kjo studio zgjidhjen e mbështetur nga SHBA. E inkurajoj dhe kam besim se PD dhe Basha do të hapi një dritare”.

Gazetari Armand Shkullaku është shprehur nëse do të isha në vend të kreut të PD-së, Lulzim Basha do t’i shkoja deri në fund kësaj beteje edhe me çminin e vetësakrifikimit, duke marrë parasysh se sa larg kanë shkuar gjërat. Këtë deklaratë, Shkullaku e bëri sonte në emisionin “Opinion”, në minutën 2:09 në videon e postuar më poshtë, ku më tej theksoi se nëse nuk do ndryshohej kryeministri nuk do shkonte në zgjedhje.

Analisti Lorenc Vangjeli lidhur me krizën politike në vend është shprehur se Kryeministri Rama ndodhet në një dyzim. Sipas Vangjelit, Rama ka dyzim mes asaj që kërkon si Kryeministër dhe asaj që kërkon si kryetar i Partisë Socialiste. Vangjeli ka deklaruar ne emisionin “Opinion” se Rama si Kryeministër do që opozita të jetë pjesë e zgjedhjeve ndërsa si kryetar i PS nuk do. “Kryetari i Partisë Socialiste e ka të brendshme dëshirën negociata të dështojnë dhe që PD të mos hyjë në zgjedhje. Instikti i Kryeministrit i thotë që i duhet edhe opozita”, është shprehur Vangjeli.