#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

Dashamir Shehi kreu i LZHK, i cili duhet të jetë për të 11 herë në zgjedhje. Kandidat që në vitin 1991 dhe në vazhdim. Në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan tregon se përse po kandidon përsëri në zgjedhjet e 11 Majit, përse nuk hyri në koalicionin e Partisë Demokratike dhe çfarë do të ndodhë me të.

11 herë në zgjedhje! Dashamir Shehi për “Opinion”: Kam më shumë humor se këta, por…

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK) Dashamir Shehi ishte i ftuar sonte në studion e “Opinion” për të folur për situatën politike. Kjo e fundit, në “optikën” e dikujt që ka një eksperiencë të tillë padyshim shihet krahasuar edhe me politikën e dikurshme.

Ka ndryshuar edhe morali i fushatës. Në atë kohë ishin të gjithë të barabartë, djemtë e shkolluar. Sot s’ka nevojë të jesh i shkolluar, sot janë djemtë e pasur! Nuk është pak kjo?! Kjo luan rol, jo pozitiv për mua!”, tha Shehi teksa u kthye pas në fushatën e para 34 viteve.

Drejt 11 Majit, Shehi kandidon si bashkëkryetar i koalicionit opozitar “Djathtas 1912”. Megjithatë, nuk ka një këndvështrim pozitiv për mënyrën si votohet në vend.

“Them se ka mbetur akoma një trupë elektorale që gjykon edhe personazhin, edhe voton. Është kthyer më shumë në komunikim se sa në substancë. Hy në një sallë ku gjen tifozë, ndërkohë në atë kohë gjeje qytetarë të zonës të cilëve duhet t’u përgjigjeshe”, argumentoi Shehi.

Po pse Shehi nuk pranoi ftesën e PD-së për “bashkim forcash”.

“Kjo punë ka përfunduar për 1 mijë motive, por për ato politike. Ne nuk jemi dakord me këtë lidership. Aty është e drejta e tyre të zgjedhin kë të duan, por e drejta jonë të marrim rrugën si të duam ne. I kam pas thënë (referuar Sali Berishës) që nuk vazhdon ky teatër absurd. Nuk është ndonjë shpresë e madhe. Nuk mjafton më për të mundur Edi Ramën, sepse ka një trupë qytetarësh që nuk e do Ramën, por nuk e voton më Berishën!”

Pasimet virtuale mes kryeministrit Edi Rama dhe kreu të Koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha i quajti taktika për të rrëmbyer klikime.

“Kjo është për të marrë klikime. Dil nudo e do të të klikojnë të gjithë. Unë them të ndërtojmë politikë. Unë kam më shumë batutë e humor se këto, por kur flet me qytetarin sidomos për zgjedhjet, nuk mund ta kthesh në tallava. Merr përgjegjësi, flet me seriozitet.”

Për partitë e reja tha se kanë shanse në këto zgjedhje dhe madje ua uroi që të marrin sa më shumë karrige në Parlament.

Përse nuk pranoi t’i bashkohet koalicionit të Berishës? Shehi e thotë troç në “Opinion”

Partia LZHK me në krye Dashamir Shehin nuk pranoi ftesën e Partisë Demokratike për t’u bashkuar në koalicionin “Shqipëria Madhështore” për zgjedhjet e 11 Majit. I ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan përballë gazetarit Blendi Fevziu, Dashamir Shehi iu përgjigj një sërë pyetjesh në lidhje me angazhimin e tij në sferën politike.

Shehi merr pjesë për herë të 11-të në zgjedhje që prej vitit 1991. Karriera e tij në polikë është e gjatë, por siç vetë ai përgjigjet mes batutash ka qenë i “mbijetuar në polikë, por jo në pushtet”.

E pavarësisht kësaj ai nuk e pa koalicionin “Shqipëria Madhështore” si një trampolinë apo mundësi për të arritur pushtetin. Në “Opinion” kreu i LZHK-së tregon se ka qenë pikërisht lidershipi i këtij koalicioni ai që nuk e ka bindur.

Pavarësisht se bashkimi në koalicion do i ofronte një listë të sigurt Shehi shprehet se kjo nuk ia ul krenarinë, e as prestigjin.

Blendi Fevziu: Pse vendosët që të garonit në një koalicion më vete dhe nuk pranuat ftesën e Partisë Demokratike që të bëheshit pjesë e koalicionit opozitar? Ju keni qenë pjesë e Partisë Demokratike në 2 palë zgjedhjet e fundit, edhe më herët.

Dashamir Shehi: Ne jemi këta që e kemi themeluar partinë. Kjo punë ka përfunduar këtu për 1 mijë motive, por në radhë të parë për motive politike. Tek Partia Demokratike ne nuk jemi dakord për këtë lidership që është.

Blendi Fevziu: Me Berishën? Pse?

Dashamir Shehi: Për shumë motive!

Blendi Fevziu: Po atë e ka zgjedhur Partia Demokratike, nuk e keni ju në dorë!

Dashamir Shehi: Po pikërisht prandaj po them. Aty është e drejta e atyre që të zgjedhin atë që duan vetë, por është e drejta jonë që ta marrim rrugën si ta duam vetë dhe këtë nuk kuptojnë në Partia Demokratike. Thonë meqë ne e kemi zgjedhur vetë dhe jemi shumica ejani dhe ju këtu dhe bëni si ne.

Blendi Fevziu: Por, dhe nga ana pragmatiste ju do ishit në listë të sigurt me Partinë Demokratike, por në këtë rast keni mundësinë që edhe mund të mos zgjidheni.

Dashamir Shehi: Në këtë rast unë do vesh këpucët e vjetra, jo këto të sotmet dhe do të dal në fushatë siç kam dalë 30 vjet më përpara.

Blendi Fevziu: I ke akoma ato të vjetrat?

Dashamir Shehi: Po sigurisht. Mirëpo kjo nuk ma ul as krenarinë dhe as prestigjin.

/tvklan.al