#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Në studio: Elira Kokona, Erlis Hereni, Pirro Vëngu, Zana Guxholli, Agron Shehaj, Artan Hoxha

Vëngu: Porti i ri tregtar në Porto Romano kushton në fazë të parë 390 milionë €, 25 milionë € i kemi të gatshme ne

Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Pirro Vëngu ka folur me shifra përsa i përket ndërtimit të portit të ri tregtar në Porto Romano.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Vëngu ka deklaruar se porti i ri tregtar në Porto Romano kushton në fazë të parë 390 milionë euro.

Gjatë fjalës së tij, Vëngu ka shtuar se Autoriteti Portual ka të gjeneruara ndër vite 25 milionë euro teksa ka thënë se për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano ka institucione financiare europiane që janë të gatshme të financojnë.

Blendi Fevziu: Sa do të kushtojë porti i ri që do të bëhet?

Pirro Vëngu: Porti i ri tregtar në Porto Romano kushton në fazë të parë 390 milionë euro. Kjo është kostoja e fazës së parë në Porto Romano.

Blendi Fevziu: Për sa kohë do të ndërtohet?

Pirro Vëngu: Kjo fazë e parë është 3 vite ndërtim nga momenti i nënshkrimit të kontratës.

Blendi Fevziu: Ku do t’i gjeni ju 390 milionë?

Pirro Vëngu: E para, ka të ardhura të gjenereuara nga Autoriteti Portual ndër vite.

Blendi Fevziu: Sa janë të ardhurat e gjeneruara?

Pirro Vëngu: Sot, në fondet tona kemi 25 milionë euro të gatshme ne. Ka financime me kredi ndërkombëtare, ka institucione financiare europiane që janë shumë të gatshme që të financojnë.

Blendi Fevziu: A e shlyen veten?

Pirro Vëngu: Patjetër. Do të ketë edhe kontribut shtetëror. 99 për qind të porteve europiane kanë kontribut shtetëror sepse është infrastrukturë publike.

“E teprove çik si tepër, nuk jam pulë si ty”, zyrtari i përvishet deputetit Agron Shehaj për Portin e Durrësit

Projekti për Portin e Durrësit dhe diskutimi për transparencën e kësaj marrëveshje ka shkaktuar debate të forta në studion e emisionit Opinion në Tv Klan.

Deputeti i PD Agron Shehaj e konsideroi këtë marrëveshje “me sekrete” dhe se nënshkruesit e kontratës “kanë kopsitur letrat”.

Pikërisht ky termet shkaktoi reagimin e Erlis Herenit, administrator i Albanian Seaports Development Company që përfaqëson shtetin shqiptar.

Agron Shehaj: Lere çfarë thonë këta, sepse këta kanë rregulluar letrat bashkë me Emarin, bashkë me Alabbarin, janë bërë bashkë hiq këtë vendos atë. Dalin nëpër media, e bëjnë me radhë, dalin këta të hënën, Alabbari të martën, prapë këta të mërkurën me radhë. Po bëjnë letrat bashkë.

Erlis Hereni: U tha disa herë këtu dhe është pak banale. Disa herë u tha gënjeshtar, tani u tha dhe një banalitet tjetër, u rregulluan letrat. Zotëri, e teprove çik si tepër por në mos qofshim ne do jetë Eagle Hills që do merret me ty në gjykatë për këtë punë. Sepse ti nuk je askush që të fillosh nga fillimi deri në fund gënjeshtar-gënjeshtar-gënjeshtar me tentativën për t’u fshehur pas imunitetit të deputetit. Nuk ka sens kjo edhe kjo lloj paçavurreje para shqiptarëve është për turp. Nuk je askush ti që të na thuash neve ke rregulluar letrat. Nuk je askush ti që të thuash gënjeni të gjithë. Nuk ka sens kjo. Kush është ky që e thotë këtë.

Agron Shehaj: Mbarove ti? Mbarove?

Erlis Hereni: Zotëri shiko, unë nuk jam nga ata pulat siç je ti që tërhiqesh në moment të fundit. Se nuk e di dhe me kë po merresh.

Agron Shehaj: O Fevzi po çfarë na ke sjellë këtu tani?

Erlis Hereni: Po s’ka sens kjo tani.

Blendi Fevziu: Mos përdor këtë gjuhë.

Erlis Hereni: Po nuk mund të thotë burgun ai, të më përmendë burgun mua, ska sens kjo.

Blendi Fevziu: Po mirë tani mos përdor këtë gjuhë.

Erlis Hereni: Se është ai pa edukatë s’jam unë.

Agron Shehaj: Zotërinjtë s’kanë çfarë të thonë dhe filluan në stilin e Ramës dhe Gjiknurit e të Xhaçkës që kur nuk kanë më argumente fillojnë e shajnë. Zotëria do që unë të merrem me atë. Po unë s’kam ndërmend të merrem.

Blendi Fevziu: Mos u merr pra, ju thashë mos e merrni personale.

Projekti për Portin e Durrësit, Elira Kokona: 30% e vlerës nuk ndryshon asnjëherë, paratë e gatshme janë të garantuara

Elira Kokona e Këshillit të Ministrave ka shpjeguar marrëveshjen e arritur mes Qeverisë Shqiptare dhe kompanisë së Alabbar që do të ndërtojë Portin e ri të Durrësit.

E ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, thotë se kompania e Alabbar ka zbatuar të gjitha ligjet që parashikon shteti shqiptar për investitorin strategjik.

“Entitet futen në një marrëdhënie me njëri-tjetrin, janë dy persona juridik. Subjektet juridike që do bëjë investimin nuk është Alabbar, do jetë personi juridik që do themelohet në vijim kompania e përbashkët midis shtetit shqiptar dhe kompanisë Eagle Hills. Kompania Eagle Hills e ka një person juridik i krijuar siç e kërkon ligji për investitorët juridik. Pas kësaj Eagle Hills ka një themelues, aksioner, është North Hill Real Estate është person juridik i krijuar në Emiratet e Bashkuara i deklaruar me aksione 100% të deklaruara në Emiratet e Bashkuara. Pronari i kompanisë që do bëjë investimin është 100% Alabbari”.

Sa i përket garantorit të investitorit, Kokona theksoi se kjo kompani është pjesë e kompanive të Alabbar dhe të gjithë likuiditetin e kapitalit.

“Garantuesi firmos në kontratë në cilësinë e garantorit. Ajo do garantojë në cilësinë e garantorit për të gjithë vlerën do realizohet investimi. Ka sjellë në Shqipëri informacione të vlerësuara nga grupi në të cilin konstatohet se investitori, në rastin konkret Nishmi, është pjesë e grupit Alabbar, e ka garantuar me dokumente të sakta dhe të plota për faktin se ka kapacitetin. Ka garantuar me likuiditetin e kapitalit të kompanisë. Nuk ka kompania që të garantojë me paratë e ngrira”.

Sipas saj, investimi në Portin e Durrësit garantohet përmes dy pikave.

“Gjithë vlera e investimit nuk garantohet me kufizim të kapitalit, është garantuar me 3 tipologji. E para, 30% të vlerës që nuk e ndryshojnë asnjëherë, i bllokojnë vetëm për këtë. Marrin detyrimin të mos ndryshojnë kapitalin për secilën fazë. Elementi tjetër i rëndësishëm është paratë e gatshme. Zakonisht kur investimi kryhet subjekti është i detyruar të paguajë, të sjellë 10% të secilës fazë. Quhen para të gatshme dhe kalojnë në kapitalin e shoqërisë Eagle Hills”. 

Debati për Portin e Durrësit, Shehaj: Sekretet që fshihen pas këtij projekti

“Debati për Projektin e Portit të Durrësit”, është kjo tema që po diskutohet mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

I ftuar në studion e “Opinion” deputeti i PD-së Agron Shehaj ka thënë se thelbi i këtij debati qëndron tek përfituesit dhe palët e marrëveshjes, gënjeshtrat dhe sekretet që sipas Shehajt janë thënë për këtë projekt.

Agron Shehaj: Thelbi qëndron se cilët janë përfituesit dhe palët e marrëveshjes, janë gënjeshtrat që janë thënë për këtë projekt dhe janë sekretet që janë pas këtij projekti.

Sekretet: Kemi 2 pronarë, kemi 2 subjekte. Qeveria shqiptare ka firmosur një kontratë me 2 subjekte. NSHMI, nuk dimë se kush është dhe nuk dimë se çfarë kapacitetesh ka, nuk kemi asnjë informacion. Kemi edhe kompaninë tjetër – Eagle Hills, për të cilën çfarë nuk është thënë, gënjeshtra. Nëse mund të nxjerrim vetëdeklarimin që ka bërë Alabbar… 2 palë janë aty, për 1 nuk dimë dhe për tjetrën është kjo (nxjerr dokumentin).

Kompania Eagle Hills shpk është krijuar pak më para se 1 viti nga një kompani offshore, pas 1 muaji e kthyen dhe e bënë jo offshorë. Albbar tha se kjo kompania që ishte këtu, është e imja dhe për të thënë se ishte e tij nuk solli një certifikatë pronësie, bëri një vetëdeklarimi dhe tha: Kompania Eagle Hills sh.p.k, ekstrakti nuk ka pronar Alabbar. Midis kompanisë Eagle Hills dhe Alabbarit ka 6 kompani guackë. Ky është një dokument, një vetëdeklarim. Problemi qëndron se ne nuk dijmë se kush është pronari. Ne kemi një vetëdeklarim të këtij zotërisë këtu./tvklan.al