Të ftuar:

Ilir Bejtja – Zv.Ministër i Energjitikësë

Ola Xami – Gazetare TV KLAN

Olti Rrumbullaku – Petagog Fakulteti Ekonomik

Dastid Pallaska – Analist

Spartak Tumani – Drejtues Teknik i Kompanisë Konçesjonare

Ervin Minarollin – Departamenti i Transportit PD

 

Shqiptarët paguajnë taksë qarkullimi mbi 450 milion euro në vit, një shumë të ardhurash që kalon në buxhetin e shtetit për të përballuar nevojat buxhetore.

Zv/ministri i Energjisë dhe Industrisë, z.Ilir Bejtja tha se taksa e qarkullimit mbulon krejt efektin që mjetet publike kanë në të gjithë strukturën e qarkullimit në Shqipëri.

Bejtja sqaroi se kjo taksë nuk ka lidhje në mënyrë konkrete me një destinacion, por është një mënyrë e shpërndarjes së buxhetit për nevojat që Shqipëria ka për të përballuar nevojat e saj buxhetore.

Nuk e shpërndan buxhetin e saj në ccdo lloj produkti që shitet, por atje ku impakti zvogëlohet sa më shumë të jetë i mundur. Taksa e qarkullimit mbledh 450-70 milion euro në vit

”,-theksoi ai.

Udhëtimi dhe shfrytëzimi për kalim nëpërmjet autostradave në çdo shtet duhet paguar, dallimi i vetëm është çmimi që duhet të paguani.

E nga 15 prilli i këtij viti, edhe ata që udhëtojnë në Rrugën e Kombit, në pjesën e Shqipërisë e cila është e gjatë 114 kilometra, do të paguajë pesë euro për kalim me veturë në një drejtim. Ndërsa, për automjetet më të mëdha, kjo shumë rritet.

Krahasuar me vendet e rajonit, pagesa në Rrugën e Kombit, konsiderohet të jetë e lartë.

Sipas këtij vendimi të gjitha automjetet që do të kalojnë në 

Rrugën e Kombi

t, do të jenë të detyruara të paguajnë taksën, e cila varion nga 2.5 euro për motorët, 5 euro për veturat e deri në 22.3 euro për kamionët e tonazhit të rëndë. Por kjo vlerë shumëzohet për dy, pasi paguhet edhe në dalje edhe në hyrje të Shqipërisë.

Dastid Pallaska theksoi në studion e emisionit “Opinion” se çmimi për kamionët është më i shtrenjt se fqinjët.

Sipas tij, çmimi mesatar i pagesës për km rrugë në Maqedoni është 16.5 cent, i autostradës në Serbi është 14.2 cent dhe në Shqipëri 20.3 cent.

Drejtuesi teknik i kompanisë koncesionare, Spartak Tumani, është shprehur të martën se çdo rrugë e ndërtuar ka një jetëgjatësi të caktuar, ku çdo element i rrugës varion nga 10 deri në 15 vjet.

Tumani theksoi në studion e emisionit ‘Opinion’, se pas kësaj periudhe një rrugë ka nevojë të ribëhet ose të përmirësohet.

Ai tha se ribërja është e nevojshme, pasi kur realizohet një projekt përcaktohet edhe jetëgjatësia e tij. Sipas tij, kjo është kosto e përgjithshme, por ka element të rrugës që kërkojnë ndërhyrje më të shpejtë.

************************************

Tërheqja e Listës sërbska nga qeveria e Kosovës!