Opinion-Dënimi me vdekje është një temë që kthehet e rikthehet sa herë që kemi të bëjmë me ngjarje të frikshme apo krime të bujshme. Duke u parë si një alternativë që mund të frenojë krimin dënimi me vdekje është parë herë pas here si një alternativë. Një nga javët e muajit Tetor është java kundër dënimit me vdekje dhe është përcaktuar nga Këshilli i Evropës. Ndërkohë Amerika dhe Japon ia dy vende me demokraci të konsoliduara vazhdojnë ta aplikojnë dënimin me vdekje. Për të diskutuar lidhur me këtë temë ishin të ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan Sabri Godo, Ylli Pango, Aldo Bumci, Luan Rama, Artan Lame, Alfred Peza dhe në lidhje direkte Skënder Haluçi ish i dënuar me vdekje dhe i falur. Aktualisht, Kodi Penal në Shqipëri nuk parashikon dënimin me vdekje për asnjë lloj vepre penale. Ky dënim është hequr tërësisht me vendim të Gjykatës Kushtetuese në vitin 1999. Ekzekutimi i fundit me vdekje në Shqipëri është bërë më 25 qershor 1992. Dënimi i fundit me vdekje në vendin tonë është dhënë më 15 mars 1995. Pothuajse të gjitha vendet në botë e ndalojnë ekzekutimin e individëve të cilët ishin nën moshën 18 vjeç në kohën e kryerjes së krimit. Ekzekutimet e këtij lloji janë të ndaluara sipas ligjit ndërkombëtar./tvklan.al Të ftuar: Sabri Godo, Ylli Pango, Aldo Bumci, Luan Rama, Artan Lame, Alfred Peza dhe në lidhje direkte Skënder Haluçi ish i dënuar me vdekje dhe i falur.