Të ftuar:

Elda Hoti -Deputete

Lefter Maliqi – Deputet

Adriatik Alimadhi – Deputet

Kujtim Gjuzi – Deputet

Juli Xhokaxhi – Gazetare

Anila Basha – Gazetare

Enton Abilekaj – Gazetar

 

 

Kryetari i Partisë Konservatore i futur në parlament nga lista e PD-së, Kujtim Gjuzi, konfirmoi se mbante në duar një telefon celular që kushtonte 6-7 mijë euro.

Ndërsa kishte një mesazh edhe për gazetarin Enton Abilekaj: Kujdes me mua.

Gjuzi, sëbashku me deputetë të tjerë të rinj dhe gazetarë, ishte i ftuar mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Opinion”, në Tv Klan.

Enton Abilekaj: Në një portal, pashë që ajo kompania Atlantik e ka përgënjeshtruar atë që thatë ju…

Kujtim Gjuzi: Unë jam i kujdesshëm, e kam këtu celularin, Kujdes me mua.

Blendi Fevziu: Zoti Gjuzi ngreje pak celularin…Ai është një celular në mos gaboj Vertu, që kushton diku tek 30 mijë euro.

Kujtim Gjuzi: Jo nuk kushton aq,

Blendi Fevziu: Sa kushton? 6-7 mijë po

Kujtim Gjuzi: Aq.

Blendi Fevziu: 7 mijë Euro celular mban në dorë?

Kujtim Gjuzi: Ça me bo, Partia Konservatore e ka celularin, se kam unë.

Blendi Fevziu: Është i partisë? Parti që ka celular 7 mijë Euro. Sa vjet keni që merreni me politikë?

Kujtim Gjuzi: Ti ishe shumë i ri, ishe student. Ju ishit të tronditur kur filloi revolta e 8 dhjetorit të vitit 90-të. Ju s’na mbani mend, ne qytetarët e Tiranës, por ne ju mbajmë mend juve.

Blendi Fevziu: Aty kanë qenë 200 mijë veta, s’mbahen mend të gjithë. Sa vjet keni i angazhuar në strukturë politike?

Kujtim Gjuzi: Anëtar i Partisë Demokratike jam që në ditët e para të saj. Kur fiken telefonat ose je në studion e emisionit “Opinion” ose në studio tjetër që është rregull, protokoll, por unë harrova sonte ose nuk mund të më gënjesh.

Elda Hoti, pranoi mandatin e deputetit nga LSI. Në Opinion ajo tha se që studente ka qenë pjesë e LSI, ndërsa nuk dinte se kur ishte formuar partia me të cilën mori mandatin.

“Nuk kam eksperiencë politike, kisha pak dyshime të pranoja të vija sot këtu. Dalja për herë të parë ka emocionet e veta. Edhe nëse do kisha fituar nuk do kisha pranuar të digjja mandatin. Nuk më kanë pyetur për mandatet kur janë djegur”, tha ajo, duke theksuar se ka pranuar mandatin për interesat e vendit.

Anila Basha: E dini kur është krijuar LSI?

Elda Hoti: Nuk e di kur është krijuar LSI. Puna ime e parë deputet.

Blendi Fevziu: Puna e parë deputet? Urime…

Anila Basha: E dini rrogën sa e keni?

Elda Hoti: E di…

Në lidhje me kërcënime pas marrjes së mandatit, ajo tha: Nuk keni patur kërcënime. Habitem që dëgjoj raste të tilla. Kam patur një komunikim miqësor me zonjën Kryemadhi. Unë nuk kam marrë gjë nga LSI, unë i kam dhënë vota LSI.

Mberrin në atdhe trupi i komandos!