#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Pjesa e tretë e emisionit “Opinion” në Tv Klan i dedikohet një historie të rrallë. Sumeja Kodra dhe Krenare Kodra janë dy vajza kosovare të cilat për fat të keq nuk e panë kurrë babin e tyre. Ilaz Kodra, babai i tyre i lindur në vitin 1966 ndërroi jetë në moshën 30-vjeçare, 25 vite më parë së bashku me kunatën e tij. Ai luftoi për dy vite krah Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku dhe dha jetën për të shpëtuar vendlindjen e tij. Bashkëshortja e Ilaz Kodrës tregon se sa e çuditshme ishte në fillim jeta e saj martesore, pasi ai nuk i tregonte kurrë për jetën ilegale. Sot ajo e ka kthyer shtëpinë e bashkëshortit të saj në një muze, ku dhe vajzat kanë dhënë intervistën e tyre.

1 foto si kujtim! Vajzat e komandantit të UÇK: E njohim nga rrëfimet e të tjerëve

Sumeja ishte pak muajshe kur i ati u vra, ndërsa Krenarja nuk arriti ta njohë kurrë. Është kjo historia e trishtë e dy motrave kosovare, babai i të cilave, komandant i UÇK-së, Ilaz Kodra ra në luftë më 30 Prill të vitit 1999.

Në një intervistë për “Opinion”, Sumeja thotë se ka vetëm një foto si kujtim.

“Kam vetëm një foto, isha 11 muajshe dhe mami ishte shtatzënë me motrën në muajin e tretë. Ne për babin na kanë treguar më shumë familjarët. Jemi rrit me gjyshen, axhën e babit, mamin, hallat. Me familjen e babit. Janë munduar të na tregojnë, që ta njohim babin. Më thonë që i kam ngjarë shumë…Edhe pse se kemi njohur kurrë, pak vështirë është…Më thonë që babi ka qenë shumë i lidhur me mua, edhe është munduar të më marrë pas vetes kur ka pasur mysafirë këtu te kulla. Ka dashur t’i bëhem si shoqe…”

Ndërsa Krenarja, ka arritur ta njohë përmes rrëfimeve nga të tjerët.

“Kur s’ke kujtime, ndoshta ke qejf ta njohësh prindin, por… Arrin ta njohësh vetëm përmes rrëfimeve të të tjerëve. Për fat të mirë, babi ka pas lidhje të ngushtë me familjen, por edhe ka njohur shumë njerëz. Na vizitojnë edhe në përvjetor, ditë të tjera. Nuk ka shans te ne që një ditë të kalojë pa na treguar diçka për të. Na tregojnë që ka qenë shumë human. Na tregojnë që ka qenë shumë strateg e vizionar në luftë. Secila periudhë e babit i ka ato karakteristikat e veta.”

“Ai komandant, motra ushtare”, gruaja e Ilaz Kodrës rrëfen me trishtim: I humba në një ditë

Një histori e rrallë vjen sonte në “Opinion”. Sumeja dhe Krenare Kodra janë dy vajza kosovare të cilat për fat të keq nuk e panë kurrë babin e tyre. Ilaz Kodra, babai i tyre ndërroi jetë në moshën 30-vjeçare, 20 vite më parë së bashku me kunatën e tij. Ai luftoi për dy vite krah Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku dha jetën për të shpëtuar vendlindjen e tij.

“Fatkeqësisht me babin se kam asnjë kujtim!”, thotë njëra prej vajzave në nisje të intervistës.

Bashkëshortja e Ilaz Kodrës, Kimetja, rrëfen momentet me të duke treguar dhomat e shtëpisë-muze, ku më kryesorja është “Oda e Burrave”.

“Këtu janë mbajtur takimet e themeluesve të UÇK-së, prej nga ka buruar nisma e themelimit të shtetit që gëzojmë sot.Këtu janë marrë vendime, 10 vite para 1997-ës. Në vitin 1991 ai shkoi për një stërvitje ushtarake, në atë kohë me Adem Jasharin, Sahit Jasharin, Fadil Kodrën dhe Murat Jasharin.”

Me trishtim, Kimetja kujtoi se në të njëjtën ditë, më 30 Prill 1999, humbi dhe motrën e saj. Kujtimet e fundit që i kanë mbetur janë dy çanta dhe një fashë.

Ilazi ishte komandant i zonës, motra ushtare. Shumë e re në moshë, po vazhdonte shkollën e Mesme për mjekësi. Po deshi të shkonte nëpër male, të jepte kontributin e saj.”

/tvklan.al