Dhjetëra studentë kanë mbërritur mbrëmjen e së hënës në Tv Klan, ku do të parashtrojnë edhe një herë tjerët kërkesat e tyre në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu.

Pas përfundimit të ditës së shtatë të protestës, studentët nuk kanë pranuar asnjë negociatë, apo dialog me qeverinë rreth kërkesave të parashtruara.

https://www.facebook.com/tvklan/videos/337560440133213/

Të hënën ata refuzuan edhe një tjetër ftesë për dialog nga kryeministri Edi Rama.

Studentët kanë paralajmëruar se ora 16:00 e të martës është afati i fundit që Ministria e Arsimit t’u përgjigjet kërkesave të tyre, ose në të kundërt protesta do të përshkallëzohet më tej./tvklan.al