Të ftuar:

Fisnik Ismaili, 

Artur Zheji,

Dastid Pallaska,

Adriatik Kelmendi,

Dritan Shakohoxha,

Ermal Hasimja

Në studion e “Opinion” mbrëmjen e djeshme është folur për dy skuadrat e futbollit, atë të Shqipërisë dhe Kosovës.

Të ftuarit e panelit nuk janë ndalur vetëm në aspektin sportiv të dy ekipeve, por edhe në atë çfarë ato përfaqësojnë.

Një debat i ashpër ka lindur mes Dritan Shakohoxhës dhe avokatit Pallaska lidhur me një pyetje hipotetike të bërë nga komentatori. Nëse nesër do të ndërmerrej një referendum për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën çfarë do të votonte ai.

Pallaska ka thënë se ai është për institucionalizimin dhe forcimin e shtetit të Kosovës. Pa dhënë një përgjigje konkrete ai ka thënë se është me dhe për Kosovën.

Diskutimi ka arritur në këtë pikë pas argumenteve të Ismailit se rezultatet e një kombëtareje të përbashkët do të ishin më mira sesa këto që kanë tani. Në një farë mënyre ai ka thënë se bashkimi bën fuqi.

Ermal Hasimja tha në Opinion se përgjithësimet e të dy parafolësve, mendoj se janë të gabuara. Pasi sipas tij, ata nuk përfaqësojnë të gjithë shqiptarët e Kosovës. Hasimja tha se unë nuk mendoj se Dastidi dhe Adriatiku po flasin në emër të gjithë shqiptarëve të Kosovës, por unë nuk mendoj se as Shakohoxha ka të drejtë për të na imponuar një vision të caktuar historik determinist se ku do shkojmë dhe çfarë do të bëjmë.

Ndërkaq, ai tha se pyetja e Shakos është aq e padrejtë dhe aq e dobishme. Hasimja tha se unë jam pro bashkimit, por pse është e padrejtë, ndërsa mendon se shqiptarët e Kosovës kanë të drejtën e tyre të përfaqësohen sikur duan ata, të zgjedhin interesat sipas dëshirës së tyre. “

Ne duhet të mësohemi me diçka, se nuk mund të imponojmë dikujt atë që ne mendojmë

”, tha ai.

Zheji tha se dy qeveritë dhe klasa politike e jona nuk e ka dashur kurrë bashkimin e dy vende, por mbi të gjitha pak ka punuar për të arritur për të bërë diçka tillë. Sipas tij, më mirë ju ka leverdisur që njëra të jetë e para në Prishtinë se e dyta në Tiranë dhe anasjelltas.

Që tani por kryesisht në Kosovë, dy klasa politike, të cilat thonë; siç thoshte Cezari më mirë i pari fshatit se i dyti në Romë. Më mirë i pari në Prishtinë se i dyti në Tiranë. Janë dy klsa politike që për egoizmin, korrupsionin për lekët e tyre, për pushtetin dhe faktorizimin, janë të gashme të jenë më mirë njëra e parë në Prishtinë, e tjetra e para në Tiranë, sesa të luftonin politikisht në një entitet të përbashkët

”, tha ai.

Fisnik Ismaili në argumentat e tij ka përmendur faktin se këto mund të jenë dy ekipe të ndryshme, por bëhet fjalë për të njëjtin komb dhe për këtë arsye nuk mund të quhen të dyja kombëtare. Ajo e Shqipërisë është kombëtare ndërsa Kosova ka përfaqësuesen e saj, por kurrsesi kombëtare.

Kelmendi theksoj se kjo është diçka më tepër sesa sporti, Kosova është një projekt i shqiptarëve, pavarësia e Kosovës është arritur si një synim i shqiptarëve, ata që s’kanë dashur që shqiptarët të kenë të drejtën e vetvendosjes, me një fjalë e kanë mohuar pvarësinë e Kosovës.

Kosova ka pasur një referendum për pavarësinë e saj, u bënë tashmë 25 vjet, po ashtu ka pasur një betim të UÇK-së që ka kërkuar që të bashkohen trojet shqiptare. Tjetra, Kosova është çliruar me ndihmën e NATOS dhe të UÇK_së dhe partnerëve të tjerë poltik të organizuar dhe të intelektualëve që kanë pasur si një vizion çlirimin e saj

“, tha Këlmendi.