Të ftuar:

Artan Hoxha

Andi Bejtja

Fitim Zekthi

Anila Basha

Fitim Zekthi

Në lidhje te drejtpërdrejte: Jordan Daci dhe Fatos Hakorja

Në linje telefonike: Bardh Spahia

Lidhur me kërkesën e Holandës për pezullimin e vizave ndaj Shqipërisë, ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj tha për “Opinion” se ajo do të refuzohet. Cakaj renditi pikat, pse Shqipërisë nuk do ti vendoset regjimi i vizave.

“Parlamenti holandez ka inicuar një procedurë për pezullimin e vizave me Shqipërinë. Për një vendim të tillë për të hyrë në fuqi duhet të plotësohen 5 kushtet themelore.

1.Rritja e qëndrueshme e numrit të azilkërkusve.

2. Rritja e qëndrushme e emigracionit të parregullt.

3. Nëse vendi për të cilin diskutohet heqja e vizave përbën një rrezik të sigurisë publike në ndonjë prej vende anëtare.

4. Prapakthimi në çështjet e bashkëpunimit për riatdhesim dhe kthim.

5. Nëse ka prapakthim në zbatim të kushteve që kanë qenë të nevojshme për liberalizmin e vizave.

Blendi Fevziu: Holanda ku e vendosi kërkesën e saj?

Gent Cakaj: Dua t’ju komunikoj diçka me përgjegjësi të plotë sipas të gjitha korespondencve që kemi me Komisionin Europian me aktorët e përfshirë në këtë çështje rezulton që kërkesa e Holandës do të refuzohet pasi nga pikëpamja teknike asnjë prej kushteve për pezullimin e liberalizimit të vizave nuk është plotësuar nga Shqipëria.

Bashkimi Europian vendosi këtë të martë për shtyrjen e vendimit për çeljen e negociatave në Tetor për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe ministri në detyrë, komentoi duke thënë se nuk duhet të krijohen drama.

“Në vend që të krijojmë drama publike ne duhet të mobilizojmë përpjekjet tona për të marrë një vendim në Tetor”.

Presidenti Meta nuk ka qëndruar në heshtje lidhur me kërkesën e bërë nga Holanda për një rrezik të mundshëm për vënien e vizave, duke iu referuar njoftimit të së hënës të bërë nga Komisioneri për Migrim, Punët e Brendshme dhe Shtetësi, z. Dimitris Avramopoulos. Kreu i shteti në një njoftim për mediat ka shprehur shqetësimin e tij.

Blendi Fevziu: Si e komenton deklaratën e Presidentit të Republikës?

Gent Cakaj: Nuk kam ardhur të polemizoj me Presidentin. Unë sot kam ardhur të flas për anën përmbajtjesore dhe interpretim profesion për konkluzionet e Këshillit të Europës.

Gazetari Blendi Fevziu lexon njoftimin e Presidentit Ilir Meta: Pas depozitimit të kërkesës së Holandës për pezullimin e vizave drejtuar Komisionit Europian, njoftimi i djeshëm i Komisionerit për Migrim, Punët e Brendshme dhe Shtetësi, z. Dimitris Avramopoulos që paralajmëronte ndërmarrjen e masave ndaj Shqipërisë, krahas Venezuelës dhe Kolumbisë, është një kambanë alarmi për të gjithë.

Presidenti flet për alarm. A është realist shqetësim i Presidentit?

Gent Cakaj: Në po të njëjtën studio ju kam thënë më parë se Presidenti është përfaqësues i unitetit të popullit dhe nuk bëj polemika, por mund të mertem me anën përmbajtësore të shqetësimit.

Dhe dua t’ju sqaroj diçka. E para dekalarta që lexuar nuk është e saktë. Deklarata që Presidenti i referohet Avramopulos nuk është e saktë. Së dyti është e rëndësishme që parlamenti holandez ka inicuar një porcedurë për pezullimin e vizave me Shqipërinë dhe për një vendim të tillë për të hyrë në fuqi duhet të plotësohen 5 kushtet themelore.