Opinion: E shkuara e errët e kryebashkiakëve!

Opinion: E shkuara e errët e kryebashkiakëve!

Autori: Blendi Fevziu

21:30 17/09/2019

Të ftuar: Alfred Peza, Agron Shehaj, Aristir Lumnezi, Jordan Daci, Adriatik Lapaj dhe Sokol Hazizaj.

Çfarë të dhënash ka prokuroria për Kryebashkiakun e Vorës?

Partia Demokratike publikoi këtë të martë një dokument, ku sipas saj, Gjykata e Janinës konfirmon se Agim Kajmaku ishte në kërkim nga drejtësia greke, pasi është arrestuar në Janar 2003 me emrin Jorgo Toto dhe se ai e kishte fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit.

Gazetari Xhevahir Zhabina, në një lidhje të drejtpërdrejt në “Opinion”, tha se sipas informacioneve që ai ka, Prokuroria nuk ka të dhëna të tjera për Kryebashkikun e Vorës, përveç atyre të publikuara nga Partia Demokratike.

“Prokuroria e Përgjithshme nuk ka më shumë të dhëna se sa ka publikuar PD, të paktën kështu na është thënë nga Sektori i Dekriminalizimit. Pak a shumë është ajo që ka deklaruar PD. Aktualisht Prokuroria e Përgjithshme dhe konkretisht Sektori i Dekriminalizimit, është në pritje të letër porosive nga Greqia për rastin e Kajmakut, por edhe për rastin e dy kryebashkiakëve të tjerë. Por rasti i Kajmakut është pak më specifik se të tjerët, pasi ka dy momente që bën që të ngresh dyshime, apo mund të shtosh disa gjëra. Është rasti i adresës, i cili është ngatërruar për njoftimin e marrjes së shenjave të gishtave. Por edhe një moment tjetër që duhet ndalur në rastin e Kajmakut është mënyra e dhënies së shenjave të gishtave. Pasi në rastin e Valdrin Pjetrit, ai është paraqitur vetë në laboratorin e policisë për dhënien e shenjave të gishtave, ndërsa në rastin e  Kajmaku Prokuroria i ka siguruar nga kompania që nxjerr pasaportat’.

Dhe duke u ndalur tek mënyra sesi Prokuroria i mori shenjat e gishtërinjve të Kajmakut, Zhabina tha:

“Prokuroria është justifikuar se i duheshin sa më shpejt shenjat e gishtave dhe mënyra më e shpejtë për t’i marrë këto shenja, ishte administrimi nga kompania e pasaportave. Mënyra e dhënies së shenjave të gishtave tek pasaporta, ndryshon nga ajo që merret në laboratorin e Policisë Shkencore, sepse në Policinë Shkencore ti duhet të japësh pëllëmbën e plotë, ndërsa tek pasaporta ti jep vetëm gishtin”.

Peza publikon dokumentin: Kajmaku është i pafajshëm!

Alfred Peza shfaqi mbrëmjen e së martën në emisionin “Opinion” dokumentin e Gjykatës së Janinës, sipas të cilit Kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, është i pafajshëm për ngjarjen e 13 Janarit të vitit 2003.

Por, sipas ish-deputetit të Partisë Demokratike, Agron Shehaj, thelbi nuk është nëse është fajtor apo jo, por nëse ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit apo jo.

Shehaj akuzoi Pezën se po gënjen dhe po mashtron.

Alfred Peza: Diskutimi ka qenë nëse është i fajshëm apo është i pafajshëm…

Agron Shehaj: Kjo nuk është e vërtetë, është mashtrim. Nuk është e vërtetë. Më vjen shumë keq t’ju ndërpres, por ju po gënjeni haptas. Nuk kemi diskutuar kurrë për fajësi apo pafajësi. Kurrë. Ne kemi diskutuar për formularin dhe për faktin që është ndaluar dhe nuk e ka deklaruar në formular. Pastaj vazhdo, nëse do të vazhdosh të gënjesh, vazhdo…

Alfred Peza: Është thënë që është dënuar, ka bërë këtë e atë, është i fajshëm etj. Sot ka dalë ky dokument zyrtar, të cilin të gjithë qytetarët shqiptarë duhet ta shikojnë, dhe i cili ka ardhur nga drejtësia greke. Nga Gjykata e Janinës, ku gjykata ka vendosur unanimisht, pra të gjithë anëtarët e trupit gjykues, që Jorgo Toto nuk ka asnjë përgjegjësi për ngjarjen e 13 Janarit 2003, duke e  shpallur atë të pafajshëm.

Blendi Fevziu: Pra paska një ngjarje të 13 Janarit 2003?

Alfred Peza: Po pra, ka një ngjarje për të cilën është i pafajshëm. Këtu fillon thelbi i diskutimit. Tani u pa që ishte i pafajshëm për rastin që po lakohet prej disa javësh. U tha që është arratisur, ndërkohë që avokati i Zotit kajmaku ka sqaruar se për shkak të njohjes jo të mirë të gjuhës greke, kuptoi se procesi ndaj tij kishte mbaruar me lirimin e tij në Janar të vitit 2003. Ndaj dhe nuk kishte informacion se duhej të paraqitej sërish në procesin ndaj tij pak muaj më vonë. E para, është i pafajshëm. Duhet ta kuptojnë të gjithë qytetarët shqiptarë që Kryetari i Bashkisë Vorë është i pafajshëm. 

3 kryebashkiakë të denoncuar, Shehaj: Po verifikojmë edhe 8 raste të tjera

Pas denoncimit të 3 kryebashkiakëve se kanë gënjyer në formularët e tyre të dekriminalizmit, Partia Demokratike paralajmëron se po verifikon edhe 8 emra të tjerë.

Deri më tani Partia Demokratike ka denoncuar kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetri, i cili u dorëhoq, si dhe kryetarin e bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku dhe kryetarin e bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani.

Blendi Fevziu: Meqenëse rasti i Babanit është i treti dhe është deklaruar nga PD se ka edhe shumë të tjerë. Keni informacion?

Agron Shehaj: Jemi duke parë edhe 8 raste të tjera.

Blendi Fevziu: Nga i merrni vesh këto raste?

Agron Shehaj: I marrim vesh, na shkruajnë vetë. Na thonë vetë.

Blendi Fevziu: Kush?

Agron Shehaj: Është e çuditshme se ne i marrim vesh dhe PS nuk i merr vesh, e janë edhe në pushtet. Vijnë njerëzit vetë. Shkruajnë, se e dinë shumë mirë njerëzit se me çfarë janë marrë këta. /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme

Autori: Blendi Fevziu

21:30 17/09/2019
KPT
KPT
UKT