#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

I ftuar: Kryeministri Edi Rama

Debatet sot në Kuvend, Rama për opozitën: Një botë tjetër shumë larg Shqipërisë

Debate të shumta ka pasur në seancat e javëve të fundit në Parlament sa i takon përfaqësimit të opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Pikërisht për këtë çështje ka folur fillimisht kryeministri i vendit  Edi Rama mbrëmjen e sotme në “Opinion” në Tv Klan.


Ai thotë se deputetët e minorancës po pengojnë punën e shumicës në Kuvend, duke shtuar se politikisht Partia Demokratike si partia më e madhe opozitare në vend, është e copëtuar.

-Situata sot në Parlament ka qenë shumë e rëndë, deri në orën 16:00 grupi parlamentar i PD ka qenë i mbyllur, në errësirë, janë hequr dritat. Të ngujuar sepse ju u keni kthyer mbrapsht kërkesën për të zëvendësuar, një nga shkaqet, bashkëkryetarin e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Edi Rama: Besoje ose jo, nuk e kam ndjekur fare këtë zhvillim sot në Parlament, para se të vija lexova pak dhe lexova se sot Parlamenti ishte bllokuar dhe u ishte pamundësuar deputetëve të shumicës që të merrnin vendet e tyre në sallë. Këtë lexova dhe nuk kam asnjë informacion më shumë.

-Por detyra juaj si kryeministër është të dini se çfarë po ndodh në Shqipëri, çfarë po ndodh me opozitën.

Edi Rama: Të dish se çfarë ndodh në Shqipëri është njëra gjë, dhe të dish çfarë ndodh në një botë tjetër që është shumë larg Shqipërisë është gjë tjetër, megjithatë edhe nga bota tjetër e mora këtë informacion para se të vija këtu. Nuk kam detaje sepse Parlamentin e menaxhojnë të tjerë  që nga kryetarja, nënkryetarja dhe unë kam besim të plotë tek ato dhe besoj që kanë bërë gjënë e duhur.

-Ka njerëz që thonë se së fundmi ju keni krijuar një aureolë ndërkombëtare dhe s’ju intereson kjo që ndodh në Shqipëri, por jeni kryeministri i Shqipërisë.

Edi Rama: Së pari, çdo gjë që unë bëj në rrafshin ndërkombëtar e bëj si kryeministër dhe për Shqipërinë, është një vlerë e shtuar jo thjesht politikisht si destinacion i ri në vëmendjen e të tjerëve, jo vetëm për turizmin, por edhe aspekte të tjera.

-Pyetja ime e drejtëpërdrejtë është a do ja japë PS bashkëkryetarin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, PD? Shumicës?

Edi Rama: Unë jam shumë i informuar për çfarë ndodh në Shqipëri, e filloj ditën në mëngjes me një raport të situatës, që prodhohet nga një zyrë e posaçme ku nuk përfshihet dinamika e partive politike, po të gjitha të tjerat janë aty. Se çfarë ndodh në Shqipëri është në fokus në çdo detaj, se çfarë ndodh në një botë tjetër që nuk ka lidhje me Shqipërinë me të cilën merrem.

-Cila është kjo botë tjetër?

Edi Rama: Është bota për të cilën sapo po flisja. Për fat të keq duhet t’i përfaqësojë votat, por nuk i përfaqëson. Përfaqëson një çorbë interesash, janë mishërues të atyre interesave, unë nuk e di kush është PD sot, the dy, por mua më rezulton se…

-PD që ka shumicën përfaqëson shumicën, ju s’mund të bëni një parti të re.

Edi Rama: Flas politikisht, janë më shumë se dy copa dhe janë më shumë se 7 çika. Unë jam në detyrën time, kam kaq shumë ngarkesa që lidhen me probleme reale dhe punë të përditshme, sa ky është një problem shumë larg sferës time të përditshme.

-Kush i përfaqëson 820 mijë vota kundër jush?

Edi Rama: Përfaqësuesit e këtyre qindra mijëra njerëzve, se nuk janë aq, është detyra e tyre, unë i përfaqësoj si kryeministër, se jam i të gjithëve bashkë, më interesojnë si qytetarë dhe familjarë. Se kush i përfaqëson në atë sallë duhet ta zgjidhin ata..

Rama rrëfen çfarë i tha Macron: Nuk do të hap rrugë për vizat nëse Prishtina nuk pranon planin franko-gjerman

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të enjte një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan ku u përgjigj për një sërë çështjesh të ndryshme të aktualitetit politik në vend dhe jo vetëm.

Nga ambientet e Piramidës, Rama tregoi edhe se çfarë i tha Presidenti francez, Emmanuel Macron në lidhje me vizat për Kosovën. Kreu i qeverisë u shpreh se Macron i tha se “nuk do të hapë rrugë nëse ata në Prishtinë nuk do t’i hapin rrugë dakordësisë së planit franko-gjerman”.

Duke folur për gazetarin Blendi Fevziu, Rama këshilloi politikën në Kosovë që ta lexojnë mirë atë që tha Macron pasi sipas tij, ai foli për disa javë në vijim që janë “javë oportuniteti”.


Blendi Fevziu: E para si e kuptuat dhe natyrisht ju keni informacion shtesë nga ne, si e interpretoi Presidenti Macron deklaratën e tij që ‘ne do të pezullojmë vizat për Kosovën’. ‘Suspendu’ tha.

Edi Rama: Ai e preku çështjen e situatës në procesin e dialogut, si të gjithë të tjerët, por edhe ndoshta pak më shumë se të tjerët ai është vetvetiu i lënduar me faktin që edhe pse është angazhuar personalisht bashkë me kancelarin Scholz për të vënë në tavolinë një plan që quhet plani franko-gjerman dhe që është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë Kosovës në këtë fazë të historisë së saj dhe duke diskutuar më tha që unë nuk jam i gatshëm që të hap rrugë nëse ata në Prishtinë nuk do t’i hapin rrugë dakordësisë mbi planin franko-gjerman.

Blendi Fevziu: Çfarë kishte ai parasysh me “nuk do t’i hap rrugë”? Vizat?

Edi Rama: Po, natyrisht!

Blendi Fevziu: Pra Macron ishte i drejtpërdrejtë që nuk do të lejojë vizat në qoftë se Prishtina nuk pranon planin. Po në qoftë se Vuçiç nuk e pranon planin?

Edi Rama: E tha edhe në konferencë.

Blendi Fevziu: Po se pati komente më pas që nuk e ka thënë ashtu, e ka thënë në një këndvështrim tjetër? U ngjallën mjaft diskutime.

Edi Rama: Ajo ishte shumë e qartë. Ajo që është shqetësuese është që edhe figura publike, edhe profile false me nxitje nga figura publike u hodhën në një sulm ndaj tij dhe madje u hodhën edhe në sulm ndaj meje, a thua se e bëra unë atë.

Blendi Fevziu: Pse Macron duhej të vinte ta bënte në Tiranë atë deklaratë zoti Rama mbi gjysmën tjetër të botës shqiptare?

Edi Rama: A thua se e kam unë gjithë fuqinë t’i them Presidentit francez, do bësh, këtë, do bësh atë. Përkundrazi, por kjo është një tjetër, nuk ka rëndësi se unë jam mësuar me këtë. I këshilloj ta lexojnë mirë atë që tha sepse foli për disa javë në vijim që janë javë oportuniteti. Pra duhet të ketë lëvizje në drejtimin e duhur se nuk mund të merret peng e gjithë bashkësia e aleatëve dhe e miqve të Kosovës, nuk mund të merret peng i gjithë komuniteti euroatlantik për t’i bërë karshillëk një përpjekje të tyre, shumë, shumë të vendosur dhe po kaq të sinqertë për të zgjidhur çështjen e vetë Kosovës.

Kliko KËTU për të lexuar lajmin si u shpreh Macron për vizat e Kosovës gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama këtë javë në Tiranë.

Përse ishin në kate të ndara? Rama në “Opinion”: Nuk e dija që Albin Kurti do të vinte në stadium

Mbrëmjen e sotme në “Opinion” në Tv Klan është i ftuar kryeministri i vendit Edi Rama, në një intervistë ekskluzive për gazetarin Blendi Fevziu.


I pyetur se pse ai dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti u ulën të ndarë në stadium kur u zhvillua ndeshja Shqipëri-Çeki, Rama e cilësoi çështje protokolli, duke shtuar se nuk kishte asnjë dijeni se homologu i tij do të ishte në Tiranë atë ditë.

-Nga ju buron kjo mëri, ky nervozizëm me Albin Kurtin?

Edi Rama: S’kam asnjë nervozizëm me Albin Kurtin.

-Duket edhe kur përmendet emri i Albinit sikur bëheni nervoz.

Edi Rama: Fare, fare…Këto janë muhabete kot.

-Si janë raportet tuaja?

Edi Rama: Emri iu përmend vetëm njëherë dhe mund ta përmendësh disa herë dhe unë flas me shumë kënaqësi për Albinin se ka shumë gjëra…

-Kënaqësi e tretur kjo tashmë…

Edi Rama: Jo, jo fare! Tani, po më pyet për një çështje shumë të madhe, një çështje shumë më të madhe sesa Albini dhe unë sepse kryeministrat shkojnë e vijnë, por rastet ideale, rastet e arta, rastet historike që ti të kapësh një tren që mendon se e ke aty gjithë kohës dhe pastaj ti mbetesh, treni ikën, nuk vijnë përditë, prandaj unë jam kaq shumë pasionant kur flas për këtë sepse në ndërkohë jam shumë i informuar se çfarë dinamikash ka në anën e komunitetit euro-atlantik, jam shumë i informuar se si e shohin ata dhe pa ata nuk bën dot asnjë hap Kosova.

-Edhe në ndeshjen me Çekinë, kryeministri i Shqipërisë rrinte në katin e dytë, kryeministri i Kosovës në katin e tretë, çfarë ndodhi në atë ndeshje? Edhe pse është e parëndësishme, vizivisht për qytetarët është…

Edi Rama: Tani, më fal se nuk po kuptohemi. Unë nuk merrem me organizimin e protokollit, unë kisha tre vendet që kisha vetë, dhe vajta u ula në 3 vendet që kisha vetë, dhe në ndërkohë në atë boksin e veçantë, se pastaj pyeta dhe unë…

-Ju s’dinit gjë që Albin Kurti kishte mbërritur në Tiranë, s’ju kishte lajmëruar njeri?

Edi Rama: Fare!

-As protokolli i Kosovës, as protokolli i Shqipërisë?

Edi Rama: Fare! Në boksin e veçantë ishte jo vetëm Albini, por edhe një pjesë e anëtarëve të qeverisë së Kosovës, ishte zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, ishte dhe zv.kryeministrja jonë me të tjerë, tani ça muhabetesh janë këto?

-Jo kjo tregon që marrëdhëniet nuk janë normale, përderisa as protokolli, as kryeministri i Kosovës nuk ju njofton që po vjen në Tiranë.

Edi Rama: Kjo besoj s’është pyetje për mua, sepse unë kur shkoj në Kosovë i njoftoj të gjithë, kush më pret, kush s’më pret, nuk ka problem.

Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, Rama: Ishte historik, në Shqipëri erdhën liderët e Europës

Kryeministri Edi Rama duke folur për samitin e Procesit të Berlinit që u zhvillua më 16 Tetor në Tiranë tha se ai samit ishte historik.

Kreu i qeverisë theksoi se në Shqipëri shkelën liderët e Europës mes tyre edhe Presidenti i Francës i cili nuk kishte ardhur asnjëherë më parë në vendin tonë për vizitë zyrtare.

Komentet, Rama i bëri gjatë një interviste për gazetarin Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në Tv Klan.


“Shqipëria ka hapur një derë tjetër. Shqipëria nuk është më në korridorin pa dyer që shkonte deri atje dhe rrinte para derës. Fakti që ata vijnë në Shqipëri nuk është thjesht një çështje se nuk kanë ku mblidhen. Ai samit nuk ishte OK, ai samit ishte historik, ishte i jashtëzakonshëm. Është historike Blendi që në Shqipëri të shpërngulet gjithë lidershipi i Europës, që në Shqipëri brenda 48 orësh të vijnë liderët e Europës dhe pastaj vjen Presidenti i Francës, pas 101 vitesh marrëdhënie diplomatike që nuk ka shkelur në Shqipëri asnjë President i Francës. Është shumë e madhe kjo për një vend si Shqipëria që deri dje nuk ishte fare në hartë dhe dilte vetëm në lajme për gjëra të këqija”, u shpreh Rama.

Edi Rama flet për takimin me Mitsotakis gjatë samitit: Biseduam hapur, e informova që…

Kryeministri Edi Rama deklaroi këtë të enjte në emisionin “Opinion” se gjatë samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë ka komunikuar me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis.

Ai u shpreh se kanë diskutuar së bashku në një takim bilateral mbi raportet mes dy vendeve. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit Blendi Fevziu, Rama tha se në takim Mitsotakis ka hapur edhe çështjen e Fredi Belerit, por se ai i ka dhënë të njëjtën përgjigje që e ka dhënë publikisht.

Sa i përket deklaratave të Mitsotakis se kjo çështje do t’i kushtojë Shqipërisë në procesin e integrimit, Rama u përgjigj se në takime bilaterale nuk bëhen deklarata, por flitet në mënyrë shumë informale.


Edi Rama: Nuk dua të bëj komente që i kam bërë, historia dihet. Folëm në Samit, patëm një bisedë shumë, shumë të hapur si gjithmonë. Folëm dhe më vete, patëm takim bilatarel. Folëm, diskutuam. Shkëmbyem pikëpamjet. E informova që së shpejti do të inaugurohet busti i babait të tij që është i pari kryeministër i Greqisë që ka vizituar minoritetit.

Blendi Fevziu: A ju hapi çështjen e Belerit?

Edi Rama: Patjetër.

Blendi Fevziu: Cila ishte përgjigja juaj?

Edi Rama: E njëjta përgjigje që kam dhënë në publik dhe që nuk kam asnjë përgjigje tjetër.

Blendi Fevziu: A ju përmendi Mitsotakis që kjo do t’i kushtojë Shqipërisë rrugën e integrimit europian?

Edi Rama: Nuk flitet kështu në takime bilaterale, se takimet bilaterale nuk janë takime për të bërë deklarata. Në takime bilaterale flitet në mënyrë shumë informale.

Ku ndodhet Arben Ahmetaj? Kryeministri në “Opinion”: Nuk kam asnjë dijeni

Kryeministri i vendit Edi Rama ka folur mbrëmjen e sotme në “Opinion” në Tv Klan dhe për ish-ministrin e Financave Arben Ahmetaj i cili aktualisht është i kërkuar nga drejtësia shqiptare për disa akuza që lidhen me inceneratorët.


I pyetur në mënyrë direkte se ku ndodhet Ahmetaj, kryeministri thekson se nuk ka asnjë dijeni.

-Ku është ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj? Numri dy i qeverisë tuaj që drejtonte mbledhjet e qeverisë në mungesën tuaj?

Edi Rama: Nga Hamasi te Arben Ahmetaj…

-Ku është Arben Ahmetaj?

Edi Rama: Po pse çfarë lidhje kanë këto dyja përshembull?! Ky vendi që është më mirë se vendet e tjera rreth e rrotull as nuk diskutohet, që ky vendi është më mirë se nga ç’ishte dhe se pengimi nga vetvetja ka filluar ta largojë, këtë e provon dhe arsyeja pse pyesni ju. Sepse ka filluar të funksionojë dhe diçka tjetër që s’ka pas funksionuar.

-Ku është zv.kryeministri juaj?

Edi Rama: Ish!

-Ish-zv.kryeministri juaj. Keni dijeni se ku ndodhet?

Edi Rama: Fare!

-Kur keni komunikuar për herë të fundit me të?

Edi Rama: Shumë kohë përpara.

-A kishit dijeni zoti Rama siç doli nga hetimet e SPAK për lidhjet shumë të forta me bosët e inceneratorëve, ju kam thirrur në studio, u kam pyetur gjithmonë, e keni mohuar…

Edi Rama: Çfarë të kam thënë ta them prapë. 100 herë të kthehesha mbrapa, 100 herë do ta bëja prapë atë punë.

-Me gjithë aferat brenda asaj dosje?

Edi Rama: Aferat nuk janë pjesë as e qëllimit të përbashkët, as e planit të punës e as gjithë atij mundi që është bërë, nuk janë aferat që e kanë pastruar Tiranën, është ajo gjëja atje…Kurse kur në një punë të përbashkët, dikush ose disa duan të bëjnë një rrugë e dy punë, atëherë rrugët ndahen. Ata nuk vazhdojnë më në rrugën e përbashkët.

A keni frikë nga SPAK? Rama: Frikë duhet të ketë ai që tradhton votuesit

Gjatë një interviste për emisionin “Opinion” në Tv Klan, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për sistemin e drejtësisë.

Ai u pyet nga gazetari Blendi Fevziu nëse ka frikë nga SPAK. Kryeministri Rama u përgjigj se frikë duhet të ketë ai që tradhton pushtetin e firmës që ia kanë dhënë votuesit.


Blendi Fevziu: A keni frikë vetë ju nga SPAK?

Edi Rama: Për çfarë duhet të kem frikë unë nga SPAK?

Blendi Fevziu: Natyrisht, keni firmosur, jeni kryeministër?

Edi Rama: Frikë nuk duhet të ketë ai që ka firmosur dhe as ai që firmos. Frikë duhet të ketë ai që tradhton ata të cilët i kanë dhënë pushtetin e firmës. Firmosin të gjithë njerëzit, por firmat që kanë rëndësi janë firmat që rëndësinë e marrin nga ata që na kanë votuar. Për sa kohë nuk i tradhton ata që të kanë votuar, nuk e përdor dorën që me firmën tënde të fusësh mënjanë të mira materiale të paligjshme dhe të bësh pasuri të paligjshme, s’ke pse të kesh frikë.

Sa i përket pyetjes nëse është i nervozuar me SPAK për mënyrën si po heton njerëzit e tij, Rama u përgjigj duke thënë: “Unë jam mbrojtësi dhe frymëzuesi i SPAK-ut që t’i nxjerrë ujin e zi çdo gjëje që ka marrë ujë të zi padrejtësisht në kurriz të popullit shqiptar”.

Në lidhje me ministrat e arrestuar dhe nëse ndjen përgjegjësi politike, Rama tha se përgjegjësia e qeverisë dhe partisë që drejton është që t’i krijojë mundësinë popullit që të ketë në krah ‘drejtësinë që bën drejtësi pavarësisht se kush është në pushtet’.

“E para e punës ky është viti i 10 dhe flasim këtu për ish-ministra të shumë viteve më parë dhe mund të flasim po të duash ti edhe për ministra të vitit që vjen. Ajo që po them është shumë e rëndësishme dhe shumë e habitshme në fakt se si kjo që është arritje e jashtëzakonshme për historinë e këtij vendi, që më në fund në 100 e kusur vite të shtetit shqiptar njerëzit që janë në pushtet, nuk janë të paarritshëm nga drejtësi konsiderohet tani sikur kjo është përgjegjësi. Përgjegjësi ime tani është e kundërta, përgjegjësi ime është ajo që e kam marrë që ditën e parë që e mbaj dhe tani, përgjegjësi politike po flas se morale nuk kam fare. Përgjegjësia politike është fiks kjo, unë bashkë me të tjerët, e di sa e madhe është PS-ja, e di as shumë ministra ka pasur dhe ka. Përgjegjësia jonë është që t’i krijojmë mundësitë këtij vendi që mos ketë vetë qeveri, njerëz në pushtet dhe mes tyre dhe popullit nuk ka asgjë, por të ketë një krah të vetin që është drejtësia që bën drejtësi pavarësisht se kush është në pushtet”, u shpreh Rama.

“Përshtypjet e Melonit, fantastike!”, Rama për turizmin në vend: Kalojmë Ballkanin dhe jemi mbi Beogradin

Kryeministri i vendit Edi Rama ka folur mbrëmjen e kësaj të Enjteje në “Opinion” dhe për Shqipërinë turistike. Ai ripërsëriti se këtë vit numri i turistëve të huaj në vend do kalojë 7.3 milionë duke shtuar se vendi ynë kalon Ballkanin e Beogradin në këtë sektor.


Edi Rama: Ajo që duhet pranuar tani dreqi e mori, s’mund të jetë çfarë është mirë e sjell koha dhe çfarë s’është mirë e sjell unë. Këtë vit do kalojmë 7 milionë (numri i turistëve të huaj në vend).

-7.3! E kemi kaluar Beogradin.

Edi Rama: Kalojmë të gjithë Ballkanin dhe jemi mbi Beogradin, tani këtë kush e solli? E solli koha?

-E sjell momenti, zhvillimi…Nuk mund të marrësh të gjitha meritat, merrni pjesën tuaj të meritës

Edi RamaUnë s’jam vetëm, unë përfaqësoj një familje të madhe dhe përfaqësoj një skuadër qeverisëse se nuk i bëj vetëm unë këto. Por, tani që kjo histori të jetë kështu…Pse qeverisim ne?! Ne rrimë dhe t’i sjellë koha. Këtë koha e solli? (Për Piramidën)

-Po mirë e mban mend rrugën që vije nga Kukësi, nga Prishtina në Tiranë 13 orë?

Edi Rama: Të ngeli ora mor…Te rruga… Unë po them këtë këtu. Jo mor zotëri, këtë e solli vizioni, gjithë përpjekja për të ndarë mendjen si do ta bëjmë. E solli gjithë fryma e re, dija e arkitektëve të huaj në Shqipëri. Po t’i sillte koha, Tirana pasi e lashë unë nuk do ndalej në kohë 4 vjet. Njerëzit e bëjnë.

Teksa foli për “frymën e re që qeveria e tij i ka sjellë vendit”, Rama theksoi se përshtypjet e kryeministres italiane Giorgia Meloni gjatë vizitës së saj në Shqipëri ishin fantastike.

-Cila ishte përshtypja e Melonit për Shqipërinë, çfarë ju tha?

Edi Rama: Po janë të lidhura bashkë mor. Shqipëria e bukur ishte dhe përpara, se unë nuk solla as detin, as malet, as fushat, as lumenjtë. Po puna është që ne kësaj bukurie i kemi dhënë mundësinë të dilte në pah.

-Çfarë përshtypje pati?

Edi Rama: Fantastike!

-Të mirë?

Edi RamaFantastike, jo të mirë.

Nafta në Shpirag, Rama: Do të bëhet testi i fundit, besoj në Janar del rezultati

Kryeministri Edi Rama u përgjigj në emisionin “Opinion” edhe në lidhje për naftën në Shpirag. Kreu i qeverisë tha se do të bëhet testimi i fundit i fluksit.

Nëse del i qëndrueshëm, kryeministri tha se jemi aty ku duhet. Sa i përket kohës, Rama u shpreh se mendohet që nga Janari priten të dalin rezultatet megjithatë, kjo nuk është e përcaktuar pasi varet nga procesi.


Blendi Fevziu: Keni folur për naftën në Shpirag, keni folur si një rezervë e madhe. Pritej në Maj, në Qershor nuk kemi asnjë konfirmim. Çfarë po ndodh realisht dhe çfarë është e vërtetë, çfarë është ekzagjerim?  

Edi Rama: Do të bëhet testimi i fundit i fluksit.

Blendi Fevziu: Kur?

Edi Rama: Në Tetor dhe besoj nga Janari do dalë rezultati.

Blendi Fevziu: Që do të thotë çfarë prisni ju nga Shpiragu? Ju keni të dhëna më konfidenciale se ato që kemi ne.

Edi Rama: Nëse testi i fundit do të konfirmojë që fluksi i gazit që del lart është i qëndrueshëm, atëherë do të thotë që jemi aty ku kemi dashur të jemi.

Blendi Fevziu: Sa do të jetë përfitimi i përafërt që mund të ketë buxheti i shtetit nga kjo?

Edi Rama: Nuk mund të jap shifra.

Blendi Fevziu: A është një kontratë e favorshme për ne pasi janë hedhur dyshime që kjo kontratë është tërësisht në disfavorin tonë?

Edi Rama: Po pse kështu apo?

Blendi Fevziu: Janë hedhur dyshime që përfitimi që merr shteti jonë është shumë i vogël në bazë të kontratës së firmosur.

Edi Rama: Dakord. Unë mendoj se është kontratë standarde, s’ka asnjë. Kontratat e dikurshme ishin ato që…

Blendi Fevziu: Ju thoni që në Janar mund të kemi një përgjigje përfundimtare për këtë?

Edi Rama: Testimi po bëhet nuk i dihet asnjëherë kohëve, parashikimeve, dalin s’dalin, si dalin, por ky është procesi. Duhet të bëhet testi i qëndrueshmërisë së fluksit. Ata duhet që për një kohë të caktuar që shtrihet nga Tetori deri në Janar të shikojnë që për çdo ditë prurjet, sepse është shumë thellë, gjeologjia është shumë e fragmentuar, janë të qëndrueshme dhe nëse janë të qëndrueshme bëhet kalkulimi sa fuçi…

Edi Rama: Do ta qeverisim këtë vend për një kohë të gjatë

I pyetur sonte në “Opinion” në Tv Klan se kur do largohet nga pushteti, kryeministri Edi Rama thotë se ‘rruga e tij dhe e qeverisë është e gjatë’. Kjo sipas Ramës, pasi ka ende potencial e energji të madhe për të qeverisur vendin.


-Çfarë ideje keni, kur do largoheni nga pushteti? A je lodhur?

Edi Rama: Nëse do isha lodhur, do isha larguar se nuk më mban njeri me zor apo jo?! Por, jam shumë, shumë i bindur që kemi një potencial të madh dhe ndërkohë jam shumë i vetëdijshëm që kemi akoma një energji shumë të madhe për të vazhduar ta qeverisim këtë vend për një kohë të gjatë, pastaj se kur largohem unë apo se sa rri unë…kjo është…

-Patjetër që vendi ka nevojë për rrotacion. Rrotacioni është një nga elementët kryesorë të demokracisë, rrotacioni është një nga gjërat që vë vendin në lëvizje përpara.

Edi Rama: Rrotacioni është çështje cilësie e alternativave, nuk është çështje…Vendi ka nevojë për liri, për mundësira, për alternativa dhe fiton alternativa më e mirë. Ka vende demokratike që janë shumë herë më të zhvilluara se shumë vende të tjera demokratike që kanë pasur me dhjetëra vite një forcë politike në pushtet.

Fevziu çon Ramën në majë të Piramidës: Hajde shih si është mbushur Tirana me kulla

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan këtë të enjte. Ambienti ku u zhvillua kjo intervistë ishte i veçantë pasi u krye tek Piramida e inauguruar pas samitit të Procesit të Berlinit.

Gazetari Blendi Fevziu e intervistoi kryeministrin në minutat e fundit të emisionit në majën e Piramidës dhe fokusin e kishte tek kullat e ndërtuara.


Blendi Fevziu: Është një qytet që kur e sheh është me kulla. Ka njerëz që i pëlqejnë. Ka njerëz që mendojnë se betonizimi është gangrena që po i ndodh qytetit dhe këto kulla, kur kam pyetur kryetarin e Bashkisë ato i jep KKT, nuk i jap unë. A ka Tirana treg për këto kulla që shiten me 5-6 mijë Euro metri katror dhe nuk dihet kush i blen? Dhe e dyta a është kjo zgjidhja për zhvillimin e qytetit?

Edi Rama: E para punës një herë janë pak akoma.

Blendi Fevziu: Çdo me thënë janë pak. Sot lexova që keni dhënë 12 tjera…

Edi Rama: Këto janë pastaj fantazi. Kulla nuk janë godinat 13-14-15 kate. Kulla janë godina mbi 20 kate dhe faktikisht janë pak.

Blendi Fevziu: Kur do jenë shumë këto? Me çfarë do merren këto kulla, kush do punojë?

Edi Rama: Dhe besoj që janë dhënë 3 të reja, njëra është aty midis të dyjave atyre, tjetra të Bulevardi i Ri, një tjetër është poshtë pranë 21 Dhjetori.

Blendi Fevziu: Sa kate?

Edi Rama: Janë të larta, janë të larta.

Blendi Fevziu: Çfarë zhvillimi do ketë Shqipëria? Shumë zona të plazheve po hahen, po ndërtohen hotele të larta.

Edi Rama: E para njëherë këto kulla i kanë dhënë një energji komplet tjetër qytetit. Tirana është bërë sot një qytet ku ndërtojnë arkitektët nga më të mirë të botës. Tirana nesër do të jetë destinacion turistik edhe për arkitekturën. Do vijnë njerëzit të shohin kullat në Tiranë. Ka një pjesë të turizmit që është turizëm për arkitekturën dhe këtu janë disa nga arkitektët më të mëdhenj të botës që ndërtojnë, që projektojnë.

Blendi Fevziu: Ju mendoni që qyteti me kulla zhvillohet?

Edi Rama: Shikoni çfarë ka bërë Tel Avivi, që është një qytet që pak a shumë nga e kaluara ka një teksturë të ngjashme me Tiranën, dhe shikoni çfarë po ndodh në Tel Aviv me të gjitha zhvillimet e reja që po bëhen kullat e lart, etj., etj. Tirana e ka këtë potencial për t’u zhvilluar lart në një pjesë të saj që është rreth e rrotull.

Gabimet si kryeministër? Rama: Kam bërë më shumë se dy, por…

Në 10 vite si kryeministri i vendit, Edi Rama thotë se ka bërë maksimumin me vepra duke u treguar gjithnjë i përgjegjshëm. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu këtë të Enjte në “Opinion” se cilat janë gabimet e tij politike deri më tani, Rama refuzon të japë një përgjigjie, duke theksuar se publikut i intereson se si do të zhvillohet Shqipëria më tej.


-Më përmendni një ose dy gjëra që ju mendoni se i keni bërë gabim në këto 10 vjet.

Edi Rama: Po pse duhet t’i përmend?!

-Po përmendi,  për publikun, për transparencë. Çdo njeri bën gabime në jetë, ju s’mund të jeni i pagabueshëm.

Edi Rama: Unë kam bërë më shumë se dy gabime, por nuk kam pse të t’i them ty.

-Gabime politike po flas.

Edi Rama: Po patjetër, më shumë se dy.

-Që janë?

Edi Rama: Po s’kam pse të t’i them ty. Publiku nuk ka nevojë të dëgjojë këto, ka nevojë të dëgjojë se çfarë do bëjmë më shumë, më mirë, si ta zhvillojmë më tutje vendin. Reflektimi tim dhe reflektimin tonë, publiku ka nevojë ta shikojë me vepra, me fjalë, ato janë histori librash, kujtimesh, tani unë…Do të gjesh gjëra dhe s’ke ça gjen, jemi në një moment të Shqipërisë që nuk ke ça gjen.

-Është gjithmonë gota gjysmë e zbrazur ose gjysmë plot, si e shihni?

Edi Rama: Unë mendoj se gota nuk është plot, është gjysmë plot, ka një gjysmë tjetër që duhet mbushur.

-Doja të dija a ndjeni ju një gabim, përgjegjësi në 10 vitet tuaja si kryeministër?

Edi Rama: Mua vetëm përgjegjësia më mban nga mëngjesi deri në darkë, vetëm përgjegjësia më detyron të zgjohem i pari dhe të fle i fundit nga të gjithë ata që unë udhëheq, ose përndryshe duhet të udhëheqë dikush tjetër.

A ka Tirana treg për kullat? Rama: Janë pak akoma, i kanë dhënë një tjetër energji kryeqytetit

Një tjetër çështje që u pyet kryeministri Edi Rama gjatë intervistës në “Opinion” në Tv Klan ishte edhe ajo e ndërtimit të kullave.

Nga maja e Piramidës, kreu i qeverisë i tha gazetarit Blendi Fevziu se akoma kryeqyteti ka pak kulla. Sipas tij kullat i kanë dhënë një energji komplet tjetër qytetit.

Kryeministri mendon se Tirana nesër do të jetë destinacion turistik edhe për arkitekturën. “Do vijnë njerëzit të shohin kullat në Tiranë”, iu përgjigj ai Fevziut.


Blendi Fevziu: Është një qytet që kur e sheh është me kulla. Ka njerëz që i pëlqejnë. Ka njerëz që mendojnë se betonizimi është gangrena që po i ndodh qytetit dhe këto kulla, kur kam pyetur kryetarin e Bashkisë ato i jep KKT, nuk i jap unë. A ka Tirana treg për këto kulla që shiten me 5-6 mijë Euro metri katror dhe nuk dihet kush i blen? Dhe e dyta a është kjo zgjidhja për zhvillimin e qytetit?

Edi Rama: E para punës një herë janë pak akoma.

Blendi Fevziu: Çdo me thënë janë pak. Sot lexova që keni dhënë 12 tjera…

Edi Rama: Këto janë pastaj fantazi. Kulla nuk janë godinat 13-14-15 kate. Kulla janë godina mbi 20 kate dhe faktikisht janë pak.

Blendi Fevziu: Kur do jenë shumë këto? Me çfarë do merren këto kulla, kush do punojë?

Edi Rama: Dhe besoj që janë dhënë 3 të reja, njëra është aty midis të dyjave atyre, tjetra të Bulevardi i Ri, një tjetër është poshtë pranë 21 Dhjetori.

Blendi Fevziu: Sa kate?

Edi Rama: Janë të larta, janë të larta.

Blendi Fevziu: Çfarë zhvillimi do ketë Shqipëria? Shumë zona të plazheve po hahen, po ndërtohen hotele të larta.

Edi Rama: E para njëherë këto kulla i kanë dhënë një energji komplet tjetër qytetit. Tirana është bërë sot një qytet ku ndërtojnë arkitektët nga më të mirë të botës. Tirana nesër do të jetë destinacion turistik edhe për arkitekturën. Do vijnë njerëzit të shohin kullat në Tiranë. Ka një pjesë të turizmit që është turizëm për arkitekturën dhe këtu janë disa nga arkitektët më të mëdhenj të botës që ndërtojnë, që projektojnë.

Blendi Fevziu: Ju mendoni që qyteti me kulla zhvillohet?

Edi Rama: Shikoni çfarë ka bërë Tel Avivi, që është një qytet që pak a shumë nga e kaluara ka një teksturë të ngjashme me Tiranën, dhe shikoni çfarë po ndodh në Tel Aviv me të gjitha zhvillimet e reja që po bëhen kullat e lart, etj., etj. Tirana e ka këtë potencial për t’u zhvilluar lart në një pjesë të saj që është rreth e rrotull.

Rama në Opinion: Plani franko-gjerman e çliron Kosovën përfundimisht nga Serbia

Në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu, në ambientet e jashtme të Piramidës së Tiranës tashmë të rikonstruktuar, Kryeministri Edi Rama foli për disa prej çështjeve më të rëndësishme të momentit. Duke u ndalur tek Kosova, Rama ritheksoi edhe njëherë qëndrimin e tij se plani franko-gjerman është ideal pasi e çliron Kosovën përfundimisht nga Serbia.


“Plani franko-gjerman është ideal për Kosovën në aspektin e pragmatizmit politik. Se nëse ideale është që Serbia të dorëzohet, të shtrihet përtokë, të kërkojë falje, të paguajë dëmshpërblime etj etj., kjo është ideale, por në një botë që nuk ekziston. Në botën reale, plani franko-gjerman, është dhe koha është ideale që Kosova të çlirohet përfundimisht nga Serbia dhe të formësojë subjektivitetin e vet ndërkombëtar. Është shumë e thjeshtë kjo dhe shqetësimi do radikalizohet ose jo në Serbi, këtë le ta zgjidhin me Serbinë ata dhe ta zgjidhë Serbia me ata. Shqetësimi që duhet të ketë Kosova është që topin mos ta mbajë të zona e vet duke luajtur në mbrojtje gjithë kohës dhe pastaj duke u përpjekur të përfitojë nga marrëzitë e Serbisë, po ta marrë topin dhe ta heqë nga gjysmëfusha vet dhe të thotë ne i bëmë detyrat tona”.

Rama përsërit edhe njëherë se ky është oportunitet, që mund të mos vijë prap për shumë vite.

“Mendoj situata është absurde, sepse oportuniteti është i artë dhe të mos e shohësh këtë oportunitet është një fatkeqësi. Unë kur e shoh oportunitetin nuk mund të mbyll gojën dhe të them po mirë s’ka gjë, nuk po e shohin, por do vijë prap. Sepse mund të mos vijë prap për shumë vite”./tvklan.al