Emisioni i datës 26 tetor 2010 drejtuar nga Blendi Fevziu është një intervistë me njërin prej personazheve shumë të rëndësishëm të fillimit të tranzicionit shqiptar z. Elez Biberaj një nga drejtuesit e Seksionit Shqiptar të Zërit të Amerikës .

Elez Biberaj: Unë kam filluar punën në televizionin e Zërit të Amerikës në dhjetor të vitit 1980 dhe kam punuar në shërbimin shqip për 1 vit, 1 vit e gjysmë. Transmetimet e para në gjuhën shqipe nga Zëri i Amerikës kanë qënë në mars të vitit 1943 . Në atë kohë mbase ka qënë vetëm transmetimet në më pak se 15 gjuhë. Kjo ishte një shenjë e rëndësisë që SHBA kishte vënë. Më pas menjëherë pas përfundimit të luftës kanë filluar transmetimet në gjuhën shqipe  në 13 mars të vitit 1951. Kështu vitin që vjen ne do të shënojmë 60  vjetorin e transmetimeve të pandërprera. Kur unë u emërova si shef i Seksionit Shqip deri në atë kohë kishte shumë pak materiale  dhe Zëri i Amerikës transmetonte në atë periudhë zhvillimet në Shqipëri. Gjatë bisedimeve me drejtuesit e Zërit të Amerikës mua më dhanë të drejtën që t’i jepja më shumë hapsirë zhvillimeve këtu .

Elez Biberaj shpjegon se në atë kohë nuk kishin kontakte të drejtpërdrejta me Shqipërinë por ekzistonin mënyra të ndryshme për të kuptuar sesi ishin zhvillimet .

Elez Biberaj: Këtu kishin filluar disa ndryshime që pas vdekjes së Enver Hoxhës , duke filluar që nga problemet ekonomike pasi vetë ekonomia shqiptare ishte në shkatërrim e sipër. Atëherë vetëm disa gazetarë u lejuan t’a vizitonin Shqipërinë , shkruanin për të. Mënyra jonë apo strategjia që përdorëm duke filluar që nga viti 1986 ishte që të vëzhgonim shtypin shqiptar si dhe intervistonim ekspertë. Mbledhjet si dhe pleniumet e Komitetit Qëndror si kongreset e partisë i lexonim me shumë vëmendje dhe pastaj  bënim analizat tona. Po të kthehemi tek familja ime , prindërit e mia janë arratisur nga Shqipëria në 1951 , ndërsa unë kam lindur në Mal të Zi në një fshat midis Plavës dhe Gucisë dhe më pas jemi shpërngulur në SHBA në vitin 1968 . Që prej 68 ne nuk jemi kthyer kurrë në Kosovë dhe madje as në Shqipëri./tvklan.al