#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

Historia e ikonës së muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku vazhdon të mbajë të mbërthyer publikun me të fshehtat dhe enigmat që ende nuk janë zbuluar. Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Opinion” është sipërmarrësi Elton Ilirjani, i cili ishte i pari që takoi dhe u kujdes për Parashqevi Simakun. Ai do të flasë për ato që konsiderohen të fshehtat dhe misteret e Parashqevi Simakut. Cilat janë të fshehtat e saj? Kush janë njerëzit që i shkatërruar jetën? Si jetoi ajo 7 vjet në qiell të hapur? Të gjitha këto marrin përgjigjen mbrëmjen e kësaj të mërkure në studion e “Opinion”.