#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #tvklan

I ftuar: Edi Rama

Financimi rus për PD/ Rama: S’kam asnjë arsye të mbyll çështje, duhet zbardhur deri në fund nga drejtësia

“Partia Demokratike e Shqipërisë ka përfituar rreth 500,000 Dollarë financime ruse në zgjedhjet e vitit 2017”, ka qenë ky konstatimi i një raporti të deklasifikuar nga inteligjenca amerikane. Në lidhje me këtë çështje është pyetur dhe Kryeministri Rama mbrëmjen e sotme në emsionin “Opinion” që po zhvillohet mbrëmjen e sotme nga New York. I pyetur se ka zëra që e ka mbyllur kryeministri Rama këtë çështje, ai është e ka hedhur poshtë një aludim të tillë teksa ka shtuar se e ka denoncuar që në fillim.

Edi Rama: Në studion tuaj, ju keni bërë një emision ku keni ballafaqur këtë fakt të bërë publik në atë kohë për të cilin u fajësua Sorosi bashkë me mua dhe Ballën dhe në studion tuaj është dëgjuar një rrëfim për shqiptarët të mbledhur në Amerikë për të shpëtuar kombin.  

Zëra ka për gjithçka në Shqipëri. Këtë çështje ne e kemi denoncuar publikisht, jemi përqeshur publikisht nga ata që duhej ta çonin më tutje hetimin e çështjes në funksion të publikut.

Çfarë dijenie mund të kem unë apo njerëzit e mi për një proces i cili është hapur si rezultat i denoncimit të bërë prej nesh duke u bazuar në burime informacioni të huaja. Ndërkohë që në procesin e hetimit nga ana e drejtësisë nuk ka pasur transparencë.

Është një nga ato çështjet që kanë bërë mu në atë kohë dhe për të cilat kanë kontribuar dhe kontribuojnë një pjesë e rëndësishme e debatit që merren me regjimin dhe për të mundur regjimin imagjinar, janë gati të mbulojnë çdo gjë tjetër.

Ne nuk kemi nevojë të marrin informacione të tjera sepse e dimë për çfarë bëhet fjalë. Çështja është e qartësuar. Gjithçka është aty dhe faktikisht sot kjo çështje është kthyer në skenën politike për t’u përdorur si guri i radhës për t’u vrarë mes vete në të ashtuquajturën PD. Njerëzit që i vunë gjoksin në atë kohë Bashës, sot flasin për sofwarë të zhdukur.

Gjatë fjalës së tij përballë gazetarit Blendi Fevziu, Kryeministri Rama është shprehur se nuk ka asnjë arsye të mbyllë asnjë çështje teksa ka shtuar se nuk ka nevojë që të përdorë askënd pasi sipas Kryeministrit Rama janë të papërdorshëm dhe nuk i duhen asnjërit.

Edi Rama: Çështjet i investigon Prokuroria. I takon drejtësisë si mund ta adresojë këtë çështje. Provat janë aty. Sot është dita për t’i kërkuar ndjesë Ballës, Spiropalit kur nxorrën fakte. Këtu bëhet fjalë për një financim ilegal. E vetmja parti është PD dhe ky financim ka qenë i ditur nga të gjithë dhe e kanë mbrojtur të gjithë që nga “non grata” i madh dhe tek Lulzimi i shkretë.

Unë s’kam asnjë arsye të mbyll çështje. Dhe nuk kam nevojë të përdor askënd sepse të gjithë janë të papërdorshëm dhe nuk i duhen asnjërit.

Çështja e financimeve ruse është delikate dhe financimi i PD me para ruse është një çështje që nuk është më që mund të kalojë duke përqeshur PS apo duke ia lënë Sorosit siç i lihen të gjitha hallet që vijnë. Kryeministri nuk bën investigime. Kjo është një çështje që duhet zbardhur deri në fund nga drejtësia.

Kush ka sy për të parë shikon dhe kupton se PD është financuar në mënyrë ilegale me para që vijnë nga burime që nuk kanë asnjë interes për mirëqenien e vendit tonë. Për financimin ilegal të PD kanë pasur dijeni të gjithë ata që janë ndarë në virgjerësha që mbrojnë Shqipërinë nga rusët./tvklan.al

Pse u largua Gledis Nano? Rama: Ai ma ka konfirmuar mua dorëheqjen

Rama ka deklaruar për emisionin “Opinion” se ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano i ka konfirmuar atij dorëheqjen. Kryeministri Rama shton se Nanos i është kërkuar dorëheqja sepse situata e periudhës së fundit në vend ishte kritike dhe sipas Ramës kërkonte ndryshimin e lidershipit në Policinë e Shtetit.

Blendi Fevziu: Pse u largua Gledis Nano?

Edi Rama: Ai ma ka konfirmuar mua dorëheqjen. I është kërkuar dorëheqja sepse situata e periudhës së fundit ishte kritike dhe kërkonte ndryshimin e lidershipit në Policinë e Shtetit, asnjë arsye tjetër.

Kryeministri Rama shtoi se Nanos nuk i është vënë në dyshim përpjekja, por rezultati.

Edi Rama: Unë di vetëm të them se ai ka kryer detyrën, ai ka bërë aq sa ka ditur, aq sa ka mundur, nuk i është vënë në dyshim as përpjekja, por rezultati. Me atë situatë ku ne fillum të shikojmë simptoma problematikash me të cilat Policia e Shtetit, që nga shfaqja e parcelave me kanabis në zona urbane, rryshfetet, teksa e seria e vrasjeve pa përgjigje përfshirë dhe situatën e pakëndshme në raport me disiplinimin e sezonit turitisk, kërkonin një shkundje./tvklan.al  

Rama: Do të marrim dronë të armatosur Bayraktar nga Turqia

Shqipëria do të blejë nga Turqia dronë të armatosur Bayraktar. Këtë e ka konfirmuar Kryeministri Edi Rama në një intervistë për emisionin Opinion me gazetarin Blendi Fevziu nga Nju Jorku.

Rama tha se Shqipëria do të marrë 6 dronë ushtarakë të armatosur të cilët do të përdoren edhe për qëllime të tjera civile në vendin tonë.

Kryeministri Rama: Ne kemi biseduar për domosdoshmërinë e dronëve dhe jemi në procesin e përfundimit të marrëveshjes për të marrë edhe ne dronët Bayraktar, të cilët…

Blendi Fevziu: Me apo pa armatime?

Kryeministri Rama: … të cilët duke parë dhe rrjedhën e ngjarjeve do t’i marrim të armatosur.

Blendi Fevziu: Do t’i paguajë Shqipëria këto?

Kryeministri Rama: Po patjetër.

Blendi Fevziu: Janë të shtrenjtë?

Kryeministri Rama: Për qëllimet që kemi dhe për shërbimin që do të na bëjnë janë absolutisht me çmim të arsyeshëm.

Blendi Fevziu: Dhe sa dronë Bayraktar do marrë Shqipëria?

Kryeministri Rama: Ata janë me pako, janë dy plus dy që do të thotë 6.

Blendi Fevziu: Pra do keni 6 dronë të armatosur që do jenë në funksion të forcave ushtarake shqiptare?

Kryeministri Rama: Dhe do të shërbejnë për qëllime civile, për kontrollin e territorit, për ndërtimet pa leje.

/tvklan.al

“A i qëndroni idesë së amnistisë fiskale?”, Rama: 100 %, nuk më intereson fare se çfarë shprehin vendet perëndimore

Në emisionin “Opinion” nga New Yorku, Kryeministri i vendit Edi Rama është shprehur se i qëndron akoma idesë së amnistisë fiskale. Kryeministri Rama ka shtuar se nuk i intereson që vendet perëndimore janë kundër amnistisë fiskale, teksa ka thënë se nuk pranon që të damkosen 99 për qind e emigrantëve shqiptarë.

Blendi Fevziu: A i qëndroni ende idesë së amnistisë fiskale?

Edi Rama: 100 për qind.

Blendi Fevziu: Një sërë vendesh perëndimore janë shprehur kundër.  

Edi Rama: Nuk më intereson fare se çfarë shprehin vendet perëndimore për sa kohë debati duhet zhvilluar mbi fakte dhe argumente dhe prova. Iu kam bërë të qartë vendeve perëndimore, gjithëve vendeve mike, unë teorinë që “Shqipëria dhe shqiptarët meqë janë me hije, nuk mund të bëjnë amnisti fiskale”, e refuzoj kategorikisht. Nuk e pranoj që kursimet e emigrantëve t’i fiskalizojnë në banka për 1 për qind kriminelë. Që të damkosen emigranët, unë këtë nuk e pranoj kurrë.

Ne këtu flasim për emigrantë shqiptarë të cilët kanë punuar në të zezë. Volumi kryesor janë këta dhe që sot punojnë akoma në të zezë sepse bëjnë 2, 3 punë dhe ata kanë të drejtë absolute që të vijnë dhe të formalizojnë.

Për ata që kanë para të krimit, ligji është shumë i qartë sepse çdokush bën një vetëdeklarim. Ligji është shumë i qartë. Në momentin që të vjen dita kur ti provohesh se je pjesë e këtyre aktiviteteve, për ty nuk vlen.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama ka thënë se Shqipëria është në një proces dialogu me vendet e tjera përsa i përket miratimit të ligjit për amnistinë fiskale.

Edi Rama: Ne jemi në proces dialogu dhe ju kemi thënë të gjithëve “bujrum hajdeni” dhe na thoni se çfarë keni me këtë ligj. Kemi nevojë të bëjmë një ligj ku të mos kemi as teori konspiracioni. 99 për qind e shqiptarëve janë krenaria e kombit dhe nuk pranoj që t’u refuzohet kjo mundësi sepse 1 për qind janë të zhytur në çëshje penale./tvklan.al

A ka lidhje diskutimi për bastet online me zhdukjen e Vis Martinaj? Flet Rama: Kjo është kriminale

Policia nuk ka ende një komunikim zyrtar për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj dhe çfarë ka ndodhur me të. Kryeministri Edi Rama thotë se lidhur me këtë çështje, policia duhet që të ketë të dhëna të bazuara në prova konkrete.

Kështu është shprehur Rama në një intervistë nga Nju Jorku për emisionin Opinion në Tv Klan me gazetarin Blendi Fevziu.

“Është e papranueshme që vendi të jetojë me një big brother të kronikës së zezë dhe me median që ushqen këtë telenovelë në pamundësi për të pasur versionin zyrtar. Së shpejti policia duhet të dalë me versionin zyrtar, ndryshe nga spekulantët… policia nuk duhet të ketë thjeshtë informacione por duhet të bazohet në prova. Unë jam vazhdimisht i informuar nga Policia e Shtetit, problemi është që policia duhet të ketë version të bazuar në prova. Policia ka shumë më tepër se sa ç’kanë të tjerët, por duhet të ketë qartësi kur bën një komunikim zyrtar dhe të bazuar në fakt”.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse rikthimi i diskutimit për bastet online ka të bëjë me zhdukjen e “mbretit të lojërave të fatit” Ervis Martinaj, Kryeministri Edi Rama mohoi këtë pretendim.

“Kjo është haluçinante dhe kriminale. Sepse çështja e lojërave të fatit është shumë e qartë, s’ka lidhje me asnjë teori konspiracioni. Ne nuk flasim për rikthim të lojërave të fatit se nuk ka shans sa të jem unë në këtë detyrë që të rikthehen lojërat e fatit. Nuk do ketë hapje të qendrave të lojërave të fatit. Kemi një problem të vetëm që ka të bëjë me bastet sportive online që janë problem që e ka gjithë planeti. Nuk ka lidhje fare sepse debati për këtë çështje është hapur nga Komiteti Olimpik Shqiptar, nga FSHF, kohë përpara. Të akuzosh qeverinë e vendit se angazhohet në iniciativa të tilla është kriminale. Bastet online janë të pakontrollueshme”.  /tvklan.al

Si e komenton Rama marrëdhënien që ka me Presidentin serb Vuçiç

Marrëdhënia e Kryeministrit Edi Rama me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç është komentuar shpesh.

Pikërisht për këtë marrëdhënie, Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetari Blendi Fevziu në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan direkt nga Nju Jorku.

Rama u shpreh se ka një raport pozitiv, por për Kosovën nuk bien dakord. Sipas Kryeministrit Rama, mbajtja e raporteve me Serbinë është në interes të Shqipërisë.

“Nuk është një raport kaq i afërt në sensin personal por është një raport njerëzor pozitiv bazuar tek nevoja për të shtyrë gjërat përpara dhe për të vendosur bazë të pakthyeshme në marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve.

Për mua raportet më të mira dhe të shëndetshme janë raportet kur nuk bën sikur bie dakord për gjitha por për atë që s’bie dakord nuk bie dakord. Nuk biem dakord fare për mënyrën se si shohim Kosovën, se si duhet shkuar drejt ndarjes përfundimtare nga e shkuara në raport me Kosovën. Por ama biseda bëhet e fortë dhe e thellë jo si dikur që s’bëhej dot as bisedë. Kështu që mendoj se kjo është rruga e duhur dhe politika është interes. Është një raport që ndjek interesin e Shqipërisë”, u shpreh Kryeministri Edi Rama. /tvklan.al

Sulmi kibernetik nga Irani/ Rama: Në jetën jo virtuale ky do të ishte bombardim

Sulmi kibernetik të Iranit ndaj vendit tonë, Kryeministri Edi Rama e konsideron si një bombardim në jetën reale.

Në një intervistë nga Nju Jorku për emisionin Opinion në Tv Klan me gazetarin Blendi Fevziu, Rama tha se sulmi kibernetik i Iranit nuk i arriti qëllimet.

Ndërsa theksoi edhe njëherë se të gjitha hetimet e bëra nga agjencitë amerikane dhe skuadra e Microsoft zbuluan se pas këtyre sulmeve fshihet Irani.

“Jemi në kushtet e një agresioni real, në jetën jo virtuale të botës dixhitale ky do të ishte një bombardim, por është një bombardim në sistemet tona dixhitale me një qëllim shumë të qartë për të zhdukur tërësisht gjithçka që ne kishim ndërtuar. Nuk e ka arritur qëllimin. Jemi 100% të bindur sepse është bërë një hetim shumë i thellë dhe ne kemi prova të nxjerra nga hetimi i agjencive të specializuara të SHBA dhe skuadrës së Microsoft. Të gjitha hetimet dhe të dhënat flasin për grupe që funksionojnë me urdhër dhe sponsorizim të Qeverisë Islamike të Iranit”, u shpreh Kryeministri Edi Rama. /tvklan.al

Rama nga New York: Dimri do të jetë një sfidë e madhe, kemi një seri skenaresh

Nga New York ku ndodhet në kuadër të në kuadër të sesionit të 77- të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Kryeministri i vendit Edi Rama po jep një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan. Gjatë fjalës së tij, përballë gazetarit Blendi Fevziu, Kryeministri Rama është shprehur se do të jetë një dimër i vështirë, por i frikshëm për shqiptarët teksa ka shtuar se qeveria do të bëjë të pamundurën që të mos rritet çmimi i energjisë për familjet dhe bizneset e vogla.

Edi Rama: Dimri do të jetë një sfidë e madhe për të gjithë. Nuk do të jetë i frikshëm, por i vështirë po. Ne duam që ta kapërcejmë dimrin pa kufizime dhe duam që ta kapërcejmë pa prekur çmimin për familjarët dhe biznesin e vogël. Ky është një dimër që ka jo vetëm sfidën e rritjes së çmimeve, por edhe sfidën e të panjohurës lidhur me sasinë e energjisë. Shpresojmë që ky dimër të jetë ndryshe nga 3 të tjerët që kaluam.

Hidrocentali i Fierzës në nivelin më të lartë. Sfida është shumë e madhe sepse nëse nuk e prodhojmë dot të gjitha ato që na duhen për nevojat e brendshme, jemi të detyruar të dalin në treg.

NeDimri do të jetë një sfidë e madhe dhe jemi të vendosur që të kemi të një dimër pa kufizime të detyruara nga pamundësi dhe të kemi një dimër që të mos prekë çmimin për familjarët dhe biznesin e vogël./tvklan.al

https://youtu.be/Salh4gs_v0o

Panelet diellore dhe sa ndihmojnë në kursim