#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #tvklan

Të ftuar: L.H., Eni Ferhati, Klodiana Lala

Biznesmeni shqiptar në Meksikë: Unë jam nga Belshi e të merrem me kartelin Sinaloa?

L.H. është biznesmeni shqiptar që jeton dhe punon në Meksikë prej vitesh, i cili gjatë ditëve të fundit është vënë në qendër të akuzave nga një media meksikane se po investon në Shqipëri paratë e kartelit të drogës Sinaloa.

L.H. ka dhënë një intervistë sot në emisionin Opinion në Tv Klan, i cili është pyetur nëse ka lidhje me kartelin meksikan.

Ai thotë se është sulmuar dhe herë të tjera dhe kjo gjë i vjen nga konkurrenca. Ai ka mohuar po ashtu që të ketë njohje apo kontakte me El Mayo, shefin e kartelit meksikan të Sinaloa.

“Nuk është hera e parë që sulmohem, por nuk nisem nga fjalët e gazetave. Në qoftë se këto janë të vërteta unë duhet të kisha tani urdhër Interpoli, duhet të isha i akuzuar. Unë një njeri nga Belshi, të iki të merrem me kartelin e Sinaloas… Gjthë Meksika e di kush është El Mayo, por të merrem unë me kartelet…. Bëj biznese të ligjshme dhe të vetmen pasuri që kam, kam karizmën time dhe inteligjencën time”.

Biznesmeni thotë se edhe në Shqipëri një gazetar ka bërë akuza ndaj tij 3 viteve më parë por pa i përmendur emrin.

“Ky sulm ka filluar ndoshta nga kjo studio, sepse këtu një gazetar para 3 viteve aludoi rreth meje dhe tha që unë kisha futur dy kartelet e mëdha të Meksikës në luftë me njëra-tjetrën. Tha që karteli i Sinaloas ka hyrë në luftë me kartelin se i ka fut në luftë shqiptari”.

L.H. kujton edhe një ngjarje në vitin 2010, kur një tjetër shqiptar me emrin L.H. nga Mamurrasi dhe jo nga Belshi ishte shpallur i kërkuar nga Interpoli.

“Sulmi është i tillë. Në vitin 2010 u gjet një shqiptar me emrin L.H. nga Mamurrasi ishte i kërkuar nga Interpoli dhe ky zotëria u lidh me emrin tim në Meksikë dhe u shkruajt një artikull ku mafia shqiptare ka ardhur të bëjë kazino në Meksikë. Kishte dhe fotografinë  e tij. Gazeta në atë kohë shkruajti një artikull, ne e kundërshtuam. E bënë kundërshtarët, kundërshtarët janë të gjithë konkurrenca.  Para 2 viteve na bënë një denoncim anonim në Meksikë. Në botë denoncimet anonime nuk shkojnë para sepse duhet të ketë një emër. Denoncimet u morën u panë dhe këtu ke rezolucion që thotë këtu nuk ka asnjë lloj shkelje”, deklaroi biznesmeni.

E akuzuan se ka lidhje me kartelin meksikan, shqiptari tregon a ka biznese në Shqipëri

L.H., biznesmeni i cili është vënë në qendër të akuzave të mediave meksikane por që gjeti vend edhe në disa nga portalet shqiptare se po investon në Shqipëri paratë e kartelit meksikan të Sinaloas, ka qenë mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Gjatë intervistës, Hysa ka treguar se ka vetëm 1 aksion në një kazino në Vlorë dhe asnjë biznes tjetër.

Blendi Fevziu: A keni biznese në Shqipëri?

Biznesmeni: Jam i lidhur me X kazino në Vlorë, kompania jonë ka 1 aksion. Kaq është biznesi im në Shqipëri.

Po ashtu, ai i ka dhënë përgjigje edhe pyetjes së drejtuar nga gazetari Blendi Fevziu se a ka biznese në Panama.

Biznesmeni: (Qesh). Për herë të parë në Panama kam shkuar në vitin 2020 dhe kemi shkuar për të parë mundësinë që të hynim në treg dhe unë nuk kam pasur asnjë llogari bankare, asnjë lidhje me biznese dhe s’kam pasur asnjë gjë.

L.H. është biznesmen prej vitesh në Meksikë ku ka biznese të lojërave të fatit por edhe restorante.

Biznesmeni shqiptar në Meksikë: Unë jam nga Belshi e të merrem me kartelin Sinaloa?

L.H. është biznesmeni shqiptar që jeton dhe punon në Meksikë prej vitesh, i cili gjatë ditëve të fundit është vënë në qendër të akuzave nga një media meksikane se po investon në Shqipëri paratë e kartelit të drogës Sinaloa.

Ai ka dhënë një intervistë sot në emisionin Opinion në Tv Klan, i cili është pyetur nëse ka lidhje me kartelin meksikan.

Ai thotë se është sulmuar dhe herë të tjera dhe kjo gjë i vjen nga konkurrenca. Ai ka mohuar po ashtu që të ketë njohje apo kontakte me El Mayo, shefin e kartelit meksikan të Sinaloa.

“Nuk është hera e parë që sulmohem, por nuk nisem nga fjalët e gazetave. Në qoftë se këto janë të vërteta unë duhet të kisha tani urdhër Interpoli, duhet të isha i akuzuar. Unë një njeri nga Belshi, të iki të merrem me kartelin e Sinaloas… Gjthë Meksika e di kush është El Mayo, por të merrem unë me kartelet…. Bëj biznese të ligjshme dhe të vetmen pasuri që kam, kam karizmën time dhe inteligjencën time”.

Biznesmeni L.H. thotë se edhe në Shqipëri një gazetar ka bërë akuza ndaj tij 3 viteve më parë por pa i përmendur emrin.

“Ky sulm ka filluar ndoshta nga kjo studio, sepse këtu një gazetar para 3 viteve aludoi rreth meje dhe tha që unë kisha futur dy kartelet e mëdha të Meksikës në luftë me njëra-tjetrën. Tha që karteli i Sinaloas ka hyrë në luftë me kartelin se i ka fut në luftë shqiptari”.

L.H. kujton edhe një ngjarje në vitin 2010, kur një tjetër shqiptar me emrin L.H. nga Mamurrasi dhe jo nga Belshi ishte shpallur i kërkuar nga Interpoli.

“Sulmi është i tillë. Në vitin 2010 u gjet një shqiptar me emrin L.H. nga Mamurrasi ishte i kërkuar nga Interpoli dhe ky zotëria u lidh me emrin tim në Meksikë dhe u shkruajt një artikull ku mafia shqiptare ka ardhur të bëjë kazino në Meksikë. Kishte dhe fotografinë  e tij. Gazeta në atë kohë shkruajti një artikull, ne e kundërshtuam. E bënë kundërshtarët, kundërshtarët janë të gjithë konkurrenca.  Para 2 viteve na bënë një denoncim anonim në Meksikë. Në botë denoncimet anonime nuk shkojnë para sepse duhet të ketë një emër. Denoncimet u morën u panë dhe këtu ke rezolucion që thotë këtu nuk ka asnjë lloj shkelje”, deklaroi biznesmeni.

Flet shqiptari i akuzuar për lidhje me kartelin meksikan: Si fillova biznesin në Meksikë

Një artikull i disa ditëve më parë në mediat meksikane që gjeti vend edhe në disa portale shqiptare, vuri në qendër të akuzave biznesmenin shqiptar L.H. se po investon në Shqipëri paratë e kartelit meksikan të Sinaloas.

L.H. është sonte i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan për të folur pikërisht për këto akuza.

Ai është biznesmen prej disa vitesh në Meksikë ku ka biznese të lojërave të fatit por edhe restorante.

L.H. tregon se si filloi biznesin në emigrim, fillimisht në Afrikën e largët e më pas në Meksikë ku vazhdon aktualisht.

“Jeta ime ka një trajektore të gjatë. Unë jetën e kam filluar në vitin 1990 kur mbarova inxhinierinë, u largova nga Shqipëria në 1998. Kam bërë gjithashtu edhe jetë politike pasi kam qenë kryetar i degës së PD në Belsh në vitin 1991.

Nga Shqipëria jam larguar në vitin 1998 pasi unë jetoja në Cërrik.  Unë jam larguar drejt Afrikës së Jugut ku jetonin vëllezërit e mi. Vëllai im jetonte që nga viti 1993 në Afrikë të Jugut.

Kam jetuar në Afrikë të Jugut deri në vitin 2001. Në këtë kohë kam jetuar vetëm pa familjen time. Për 2 vjet e 11 muaj nuk kam takuar as gruan time as fëmijët e mi.

Nga Afrika e Jugut bashkë me dy partnerët e mi kemi ikur në Peru, se donim të hapnim lojërat e fatit. Kur pamë vetëm në Peru në atë kohë lejoheshin lojërat e fatit. Deri në vitin 2004 kam jetuar në Peru.

Një njeri nga Australia, miku jon vjen dhe na thotë që tregu po hapet ne Meksikë. Unë kam shkuar në Mars 2004 në Meksikë. Prej 18 vitesh operoj në Meksikë dhe jam qytetar meksikan. Familja ime jeton në Kanada. Unë jam rezident kanadez. Në këto momente jetoj në Kankun. Bizneset e mia në Meksikë janë gjithandej. Partneri im i vetëm është vëllai im. Janë mbi 10 biznese. Bizneset tona janë lojërat e fatit, baret, restorantet në të gjithë Meksikën”, tha ndër të tjera L.H.

Klodiana Lala: Agjenti i Operacionales i tregoi Gledis Nanos emrat e zyrtarëve të policisë që paguhen nga Vis Martinaj

Gazetarja Klodiana Lala thotë se ish-drejtori  i përgjithshëm i policisë Gledis Nano dhe agjenti i Operacionales Jeton Lami, tashmë i arrestuar, janë dy personat që mund të zbardhin fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

E ftuar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, Klodiana Lala u shpreh se para arrestimit të agjentit Jeton Lami, ky i fundit ka patur një bisedë 15 minuta me Gledis Nano ku i ka treguar lëvizjet e Ervis Martinajt dhe emrat e zyrtarëve të policisë që paguhen nga i shumëkërkuari.

Klodiana Lala: Janë dy njerëzit që mund ta zbardhin këtë histori; Jeton Lami i cili është çelësi për të shkuar te fati i Ervis Martinaj dhe i shumë ngjarjeve të tjera kriminale. Ai ka refuzuar të flasë deri tani. Dhe personi i dytë është Gledis Nano. Në momentin që është paraqitur dhe i është vënë në dispozicion një urdhër për arrestimin e Jeton Lamit i cili rezultonte nën dyshimet e shpërdorimit të detyrës që kishte eskortuar Ervis Martinaj, është thirrur bashkë me shefin e sektorit të paraqitet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Z.Nano nuk flet për këtë histori dhe ka mbyllur çdo kontakt me gazetarët, por këto janë burime të besuara që disponoj. Është thirrur në zyrën e një nga drejtuesit e policisë, nuk është pritur në zyrë nga z. Nano, por në informacionet që disponoj dhe të thëna nga vetë agjenti i Operacionales, rezulton që z.Nano ka qëndruar pak kohë me të, kokë më kokë, diku te rreth 10-15 minuta, ku ai i ka treguar të gjitha lëvizjet e fundit të Ervis Martinajt. Ka folur edhe për emrat e atyre zyrtarëve të inkriminuar të policisë të cilët ishin në listëpagesën e Ervis Martinajt. Mendoj që këta dy njerëz mund të hedhin dritë mbi fatin e të shumëkërkuarit.

Ndërkohë, Ervis Martinaj vijon të jetë në kërkim dhe nuk dihet asgjë për fatin e tij, nëse është zhdukur apo është vrarë.

Gazetari Eni Ferhati: Pashë videon e atentatit me snajper në Durrës, ishte si nëpër filma

Një atentat i dështuar me snajper ndodhi më 12 Shtator në qytetin e Durrësit në mesditë. Nga një distancë u qëllua me snajper drejt një automjeti të blinduar me të cilin udhëtonin disa persona.

Nga të shtënat nuk mbeti asnjë i lënduar. Policia njoftoi në atë kohë se ka identifikuar automjetin nga u qëllua me armë, por nuk është gjetur ende.

Gazetari Eni Ferhati, i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, ka thënë se ka parë këtë video të atentatit.

Ai tregon se me snajper u qëllua nga një furgon i bardhë me dritare të modifikuar për të vendosur tytën e snajperit.

Eni Ferhati: Unë dje kam parë një video që nuk më është vënë në dispozicion. Bëhet fjalë për një atentat si nëpër filma në qytetin e Durrësit. Është një atentat me snajper, ne e kemi raportuar javën e kaluar. Unë e kam parë videon. Them si nëpër filma për nga mënyra dhe mekanizmi se si ka ndodhur. Në një nga hotelet më të njohura të plazhit, në parkingun e këtij hoteli një furgon i bardhë i cili ishte furgon për transport mallrash, në pjesën e pasme të tij ishte modifikuar një dritare e vogël. Furgoni në fjalë i cili sipas policisë është identifikuar por ka mbi 1 javë që nuk po kapet, afrohet në një distancë rreth 30 metra nga hyrja e këtij hoteli, pret që të vijnë personat që ishin në shënjestër, afrohen me një automjet G-Class të blinduar. Është pikërisht ky momenti kur atentatori duket që mban një armë të gjatë, qëllon pikërisht xhamin duke rënë xhami i cili ishte modifikuar dhe në këtë moment pret sa të dali drejtuesi i automjetit që po afrohej pranë hyrjes së hotelit. Ka qëlluar në këtë moment, personat e përfshirë nuk e kanë kuptuar çfarë ka ndodhur sepse nuk ka patur një krismë, bëhet fjalë për një goditje me silenciator. Në momentin e parë që kanë parë shenjën e plumbit të traumatizuar të gjithë kanë bërë lëvizje kaotike, disa prej tyre duket sikur nxjerrin dhe armë. Duke qenë se janë disa persona aty, nuk dihet se kush ka qenë shënjestra. Personat më pas, të tmerruar nga kjo situatë, futen të gjithë në automjetin e blinduar për shkak se aty menduan që ishin më të sigurt, megjithëse furgoni i bardhë i modifikuar me dritare ku u qëllua me snajperin e dyshuar ishte larguar.

Nga ky atentat i para një jave ende nuk ka asnjë person të identifikuar nga policia si të përfshirë. /tvklan.al

Çfarë fshihej në e-mailet e hakëruara?

Çfarë po ndodh me rendin në Shkodër?