Të ftuar:

Artan Hoxha – Analist

Alfred Peza – Gazetar

Artan Hoxha – Gazetar

Klodiana Lala – Gazetare

Gazetari Artan Hoxha, të hënën, ka rrëfyer disa të dhëna në lidhje me vetëvrasjen e Shkëlzen Qordjas, shoferit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj në garazhet e Gardës së Republikës.

Hoxha tha në studion e emisionit “Opinion”, se kamerat e sigurisë në Gardën e Republikës, prej një muaji, nuk funksionojnë për shkak të shpërnguljes së këtij institucioni në një vend tjetër.

Ndërkaq, për armën që dyshohet se është vetëvrarë 31-vjeçari Qordja, automatiku MP5 nuk është një armë që mban shoferi, por shoqëruesi i ministrit.

Gazetari Hoxha theksoi se vrasja ka ndodhur disa orë para se të gjendet kufoma, ndërsa është zbuluar nga i vëllai, i cili është shofer i një tjetër autoriteti.

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, të hënën, deklaroi se dera e garazhit dhe makinës së ministrit ku ka ndodhur edhe vetëvrasja e shoferit Shkëlzen Qordja kanë qenë të mbyllura.

Lala tha në studion e emisionit Opinion se ajo që është e paqartë është reagimi me vonesë i Policisë së Shtetit, pasi ka ngjarje të tjera shumë të rënda dhe në 10 minutat e para policia jep detaje në lidhje me ngjarjen.

Ajo u shpreh se ngjarja është mbajtur shumë e mbyllur.

******************************

Nisma per gjobat e FIFA-së shkojne per bamiresi!

Mjaftoi një gjest gëzimi i Granit Xhakës në ndeshjen përballë Serbisë, që miliona shqiptarë në rrjetet sociale ta konsideronin një sfidë të tyre takimin Zvicër – Serbi në botërorin e këtij viti.

Festa kulmoi me një gol të dytë të Xherdan Shaqirit që gjithashtu zgjodhi të njëjtën mënyrë festimi, ndërkohë që mediat serbe e konsideruan këtë gjest provokim.

Nuk mendoi kështu FIFA, që megjithatë vendosi t’i dënojë me gjobë dy futbollistët shqiptarë Xhaka e Shaqiri si dhe futbollistin zviceran Lichtsteiner për shkelje të ë kodit disiplinor të FIFA.

Ky vendim, nxitit shqiptarët të ndërmarrin aksionin “Mos kini frikë nga Shqiponja”, i cili i mbështetur edhe nga Kryeministri Rama, përmes numrit të Llogarisë në Raiffeisen Bank, arriti të mbledhë 25 mijë frangat zvicerane për të shlyer gjobën e tre futbollistëve.

Por, këtë dashamirësi shqiptare, Xhaka e Shaqiri kanë vendosur ta shpërblejnë ndryshe.

Ata do të paguajnë vetë gjobën e vendosur dhe do të dhurojnë për tre fëmijë në Kosovë, Shqipëri e Zvicër, shumën e mbledhur nga donacionet.

Përfitues i këtij dhurimi në Shqipëri është 8-vjeçari Olsi varfis, nga fshati Kalivaçi i Tepelenës.

I shtruar prej muajit tetor në Qendrën Spitalore Universitare Nën Tereza, vazhdon të trajtohet me kimioterapi në pavijonin e hematologjisë, ndërsa ka humbur tashmë njërin prej sy për çka të një retinoblastome.

I ndrojtur, shpesh dhe nervoz, pranë Olsit gjendja gjyshja e tij Faike, e cila me lot në sy tregon dhimbjen e madhe për nipin në një histori të trishtë zënë fill disa vite më parë.

Ndonëse ditët e tyre më shumë i kalojnë në spital, se sa në shtëpi, ndonëse ndjehet e dërrmuar nga dhimbja dhe lotët e të nipit, gjyshja Faike nuk i humbet shpresat, teksa ende beson se Zoti do të bëjë më të mirën për nipin e saj.

Ajo beson dhe shpreson, se tashmë falë ndihmës, Olsi do mundet sërish të marrë çantën e shkollës, që i ka mbetur varur në shtëpi.

Edhe Kosova ka përzgjedhur tashmë përfituesin e kësaj ndihme, përmes bashkëpunimit me Klan Kosova./Përgatiti- Manjola Bregasi.