#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
Ethem Aga, një emigrant shqiptar që në zgjedhjet e këtij viti kandidoi për Partinë Demokratike në qarkun e Tiranës. Ai u largua nga Shqipëria në vitin 1990 me ambasadat drejt Francës duke pasur në xhep vetëm një pronë, diplomën e shkollës së lartë në degën e Agronomisë. Ai tregon ndarjen me babain, kundërshtimin e tij për t’u larguar, si hyri në ambasadën franceze, rrugëtimin, familjen që e dinte të vdekur, rrëfen si arriti ta lajmëronte familjen dhe në Paris u përfshi si pedagog, por edhe një sipërmarrës i suksesshëm në fushën e golfit.
Intervistë me Ethem Agën
U largua nga Shqipëria me të vetmen pasuri që kishte, Ethem Aga tregon sfidat e tij të emigrimit
Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, Ethem Aga ka treguar jetën e tij përtej politikës dhe sfidat e largimit nga Shqipëria.
I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan ai tregoi se si në vitin 1990, u largua drejt Francës duke pasur në xhep vetëm një pronë, diplomën e shkollës së lartë në degën e Agronomisë.
Në intervistën e tij me gazetarin Blendi Fevziu ai tregon ndarjen me babain, kundërshtimin e tij për t’u larguar deri në atë pikë saqë i fshehu atij të vetmen ‘pasuri’ që ai kishte.
Ethem Aga: 35 vite në emigracion që janë të ndara mes Shqipërisë dhe Francës dhe mes disa vendeve të tjera. Kam lindur në Farkë të Tiranës. Kam studiuar në degën agronomi dhe i kam përfunduar studimet në vitin 1990 dhe isha i emëruar në vrap të Tiranës. Isha sportist në atë kohë, atlet dhe vrapoja në distanca të mesme dhe të gjata.
Blendi Fevziu: Ishe në Tiranë, emëruar agronom dhe vendose të ikësh?
Ethem Aga: Fillimisht vendosa që të mos shkoja në vrap. Ishte akti im i parë politik që unë kam bërë. Me idenë time e kisha që duhet të largohem nga Shqipëria. Vrapi ishte shumë larg në atë kohë. Ishte dy orë larg nga Tirana dhe nuk më lejonte dhe jepte mundësi që unë të stërvitesha. Doja që të vazhdoja sportin. Ishte një mënyrë që të rija në Tiranë që unë e frekuentoja çdo dit, por ishte edhe një mënyrë tjetër edhe që të kisha mundësinë që të largohesha.
Blendi Fevziu: Familja jote kishte ndonjë problem me komunizmin, apo ishte familje neutrale?
Ethem Aga: Familja ime ishte një nga familjet e shumta që ishte e persekutuar. Im atë ka bërë burg politik dhe familja ime ishte e shkatërruar. Kam pasur edhe një xhaxha që ka qenë babi jonë spiritual. Xhaxhai ka qenë një njeri shumë i mirë dhe më fliste kundër komunizmit, për familjen tonë sepse im atë kurrë nuk më ka folur.
Ndërsa sa i takon largimit drejt Francës, Aga shprehet se fillimisht dëshironte që të largohej drejt Italisë.
Ethem Aga: Një rastësi (Ambasada franceze). Për Francën njihja shumë pak gjëra, por fillimisht doja që të largoheshim drejt Italisë. U futëm në ambasadën Italiane edhe i them që unë diplomën time se morra me vete. Doja të largohesha nga Shqipëria me të vetmen pasuri që kisha. Dola nga Ambasada ika në shtëpi morra diplomën dhe u ktheva. Babai ma fshehu diplomën.
“U bë djali im t’u japë mësim francezëve?” Ethem Aga kujton takimin me të atin
Ethem Aga është një emigrant shqiptar që në zgjedhjet e këtij viti kandidoi për Partinë Demokratike në qarkun e Tiranës. Që në vitin 1990, ai u largua në Francë përmes ambasadës, një rrugëtim i mbushur me frikë e sfida. Siç rrëfen në emisionin “Opinion” në Tv Klan, nuk kishte asnjë pasuri veç diplomës së tij të agronomisë që e ruante si sytë e ballit.
I ati fillimisht nuk donte t’ia jepte diplomën për mos ta lejuar të largohej, por më pas u bind. “Bëfsh hajër”, ishin fjalët e fundit të atij takimi. Në Francë, Ethemi bëri punë të ndryshme derisa arriti edhe të jepte mësim në një universitet. Në takimin me babain pas rikthimit, ai s’mund t’u besonte veshëve se djali që i ishte larguar veç me një diplomë, tashmë u jepte mësim francezëve.
Blendi Fevziu: Kur erdhe për herë të parë në Shqipëri, kur u riktheve?
Ethem Aga: Për herë të parë në Shqipëri kam ardhur në vitin 1993.
Blendi Fevziu: E takove babain?
Ethem Aga: E kam takuar tim atë dhe më kujtohet si sot. Edhe ky udhëtim ka qenë një udhëtim shumë i gjatë. E mbaj mend që asokohe kam udhëtuar me tren dhe pastaj me traget nga Italia drejt Durrësit. Ka qenë një udhëtim shumë i gjatë. Kur erdha, kam takuar babain tim dhe kanë qenë momente shumë emocionuese. Më tha “si je, bëra mirë që ta dhashë atë diplomën, por çfarë pune bën?” I thashë jam mësues. “Çfarë thua mo burrë?” Jap mësim. “Francezëve u jep mësim?”, tha. Francezëve u jap mësim. Tha “u bë djali im që t’u japë mësim francezëve?”, po, i thashë.
Blendi Fevziu: S’të besoi në fillim?
Ethem Aga: Nuk më besoi./tvklan.al