Të ftuar: Eugent Bushpepa

Bushpepa, i cili përfaqësoi denjësisht Shqipërinë dhe u rendit në vendin e 11 në Eurovision, ishte i ftuar sonte në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Bushpepa u shpreh entuziast se Shqipëria ka potencial të madh për të fituar festivalin europian, pavarësisht se është me shumë çështje gjeopolitike. Eugent Bushpepa: Unë jam në fakt kritiku më i madh i vetes time, por mesa kam parë pastaj nga performancat në Youtube dhe televizione, ka dalë diçka e pranueshme për mendimin tim. Blendi Fevziu: A ka shanse Shqipëria ta fitojë Eurovisionin? Eugent Bushpepa: Ka shumë shanse sepse ka talente. Blendi Fevziu: Është çështje talenti apo është çështje gjeopolitike? Eugent Bushpepa: Gjeopolitike më tepër, por me talentin e duhur dhe me punën e duhur besoj se mund t’ia arrijmë. Ndërsa, për Izraelin që fitoi Eurovisionin, Bushpepa u shpreh se kishte mbështetje shumë të madhe në sallë. Rreth 30% e publikut ishte izraelite. Blendi Fevziu: Çmendim keni për përfaqësuesen e Izraelit, fituese? Eugent Bushpepa: Një përkrahje shumë të madhe nga Izraeli. 30% e publikut atje ishte izraelite në sallë.