#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma
Mbrëmjen e kësaj të enjteje emisioni “Opinion” në Tv Klan sjell një histori mjaft interesante. Albania Refinery & Jewellery Production është fabrika më e madhe në rajon e prodhimit dhe përpunimit të floririt. Duke përfshirë këtu floririn, diamantet, gurët e çmuar dhe punime fine. “Opinion” ndjek nga afër se si një lingotë ari kthehet në bizhuteri. Gjithashtu kompania merret dhe me prodhimin e lingotave të mëdha të arit, 14, 18 dhe 24 karatë.