Emisioni i datës 19 maj 2009 drejtuar nga Blendi Fevizu ka në qendër të vëmendjes një intervistë për zhvillimet politike brenda së majtës , ku do të sjellë për publikun shqiptar pas një mungese 2 vjeçare ish kreun e Partisë Socialiste dhe njëherazi ish kryeministrin e vendit z. Fatos Nano.

Fatos Nano:  Nuk besoj të jem më deputet i parlamentit pasi më përmendët disa kulme të kontributit tim politik në shërbim të së majtës dhe të vendit. Ndoshta edhe dorëzimi paqësor i pushtetit mund të konsiderohet kontribut por do të vijmë edhe deri aty. Natyrisht pas një humbje në zgjedhje korrekte por sido qoftë , do të kontestoja menjëherë atë që ju e paraqitët si dilemë . Nuk besoj se veprimtaria ime si deputet apo edhe kontributi që ende ska sosur për të majtën edhe për të gjitha forcat progresiste në vend që punojnë për intergrimin e plotë edhe të vërtetë të në botën euroatlantike do të ndërpritej apo jo në listën e rradhës. Unë nuk besoj që kjo është një gjë e papritur për opinionin publik . Në pikpamje të parë kjo ndryshon asgjë në aktivitetin tim politik. Unë asnjëherë nuk e kam lidhur akitivitetin tim politik me një karrige të caktuar dhe aq më pak të qenurit deputet  për fatkeq ende në shoqërinë tonë. Vazhdoj të jem shumë i preokopuar ende për fatet e familjes time politike dhe të shoqërisë shqiptare në përgjithësi e cila nuk mund të zhvillohet pa një opozitë të shëndetshme.

Ish kreu i Partisë Socialiste shprehet se prej katër vitesh PS u grabit nga kreu i Bashkisë së Tiranës, por edhe u deformua u degradua dhe u përçudnua, iu fshi memoria dhe arkivi politik që kishte dhe tanimë ajo po transformohet nga ana e përfaqësuesve me njerëz pa identitet.

Fatos Nano: Fakti që ende nuk janë shpallur listat , fakti që ky proces është shtyrë deri në sekondat e fundit dhe kjo nuk e ndryshon aspak qëndrimin tim . Prania ime në këtë studio dhe prania ime në ato lista nuk lidhen me njëra-tjetrën. Fakti që deri në minutat e fundit nuk po bëhet detyra politike e partisë më të madhe dhe fakti që e gjithë selia e PS jo vetëm në Tiranë por edhe në rrethe është në kaos të plotë . Pra edhe në këto çaste Edi Rama nuk kishte si të mos i tregonte kthetrat e veta që e kanë shqyer Partinë Socialiste edhe e kanë bërë të humbasi kontributin e saj në politikën shqiptare./tvklan.al