Të ftuar:

Sokol Mirakaj – Ish i internuar në kampin e Tepelenës

Fatbardha Saraçi – Ish e internuar në kampin e Tepelenës

Sokol Mirakaj ka qenë shumë i vogël kur familja e tij, me vëllain, motrën, nënën e gjyshen, u transferua në kampin e Tepelenës. Ai nuk e kujton, s’ka se si, tmerrin e momentit të parë kur të hedhin nëpër kazerma, por jetoi aty aq sa për t’i krijuar kujtimet më vonë.

Sepse nëse një fëmijë mund të harrojë pamjet e shkretuara të vendit, s’mund të harrojë të ftohtin e urinë, dhunën e përbuzjen. As luftën e së ëmës që bënte ç’të mundte që fëmijët ta ndjenin sa më pak lemerinë ku po jetonin, menjëherë pas lindjes.

Të hënën në darkë, përballë gazetarit Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në TV Klan, Sokol Mirakaj ka rrëfyer atë eksperiencë të hidhur që kaloi në fëmijërinë e tij, ku sot disa zëra të lidhur emocionalisht me regjimin totalitar; duan t’ia heqin peshën e fajit.

“Nuk lamë fëmijë pas. Dolëm nga Ferri. Edhe pse po shkonim përsëri në internim ne dolëm nga Tepelena”,- tregon Mirakaj.

Në moshën 6-vjeçare, ai ka qenë në atë kamp, ku ata që përjetuan tmerret e atij kampi, e konsiderojnë si më të egrin, duke e identifikuar me Ferrin.

“Na lejonin të kalonim telat me gjemba, të policisë, na hapnin gardhin për të shkuar në shkollë dhe pastaj u kthenim përsëri në kamp. Kjo ishte për fëmijët. Ndërsa ata që ishin në moshë pune, nga 14-15 vjeç e sipër, do dilnin për të kryer detyrat që iu ngarkoheshin nga Drejtoria e Kampit. Për të mbajtur dru, për të prerë dru dhe për të mbajtur pleh. Na thonin gjithmonë se jeni të internuar dhe do t’i bindeni ligjit. Ne ruheshim me automatik në krah në derë të kazermës. Ishte kapter Selfo i famshëm, ku bënte apelin në mëngjes dhe në darkë dhe të gjitha familjet duhet të ishin aty. Askush nuk të lejonte të dilje nga kampi. Aty mund të ishin rreth 500-600 familje dhe jeta bëhej vetëm brenda rrethimit me tela me gjemba. Por kampi mund të ketë pasur mbi 2000 veta brenda një periudhë 4-vjeçare, megjithatë nuk jam shumë i sigurtë”,- tregon Mirakaj.

Sipas tij, në atë kamp nuk mund të flitet për kushte jete; por veçse për kushte vdekje. Ai u shpreh se një ditë, mbante mend nënën, kur i tregoi se 16 burra i kthyen nga puna, pasi duhet të hapnin varreza. Mirakaj theksoi se në atë kamp kishte aq shumë të vdekur, sa 16 burra i kthyen nga puna për të hapur varre. Ai tregoi se këto varreza u lëvizën tre herë nga vendi. Hera e parë, ishte vendosja e tyre jashtë telave të kampit. E dyta, i lëvizen nga aty, pasi kaloi udhëheqësi i famshëm dhe i pa varrezat duke shkuar për Gjirokastër dhe dha urdhër për t’i hequr. Hera e tretë, ishte kur na detyruan me vendos varret pas kazermave; pothuasje ngjitur me to. Mirakaj tha se ato varreza u shpërngulen me pjesë. Ai tregoi se personalisht ka ndryshuar varrin e gjyshes tre herë.

Pas kohës së zezë të Tepelenës, familja u zhvendos në Lushnjë, prej nga Sokol Mirakaj nuk doli më deri në vitin 1989.

Aty u martua, aty rriti fëmijët… Mirëpo, jeta që bëri në fshatrat e Lushnjës nuk mund të krahasohej kurrë me tmerrin që kishin jetuar në vitet e para të jetës.

“Kujtoj që të gjithë thoshin, sa herë hanin bukë, se gjenin miza në ushqim, atë lëng groshe që hanim. Mirëpo ne jo! Më bënte habi kjo gjë, deri sa një ditë mësuam se nëna, prej vendit ku merrte gjellën e deri sa na e sillte, i pastronte mizat me një ashkël druri që ne të mos i hanim”- tregon Sokoli.

Sokol Mirakaj tregon se në darkë, njerëzit në kamp, rreshtoheshin për të zënë radhën për te soba, për të pjekur lendet që të shuanin sadopak urinë e për të tharë rrobat nga shiu, që i kishte zënë në punë në mal.

Uria kishte pushtuar gjithë kampin, dy fëmijë që ishin më guximtarë, kaluan fshehurazi telat e filluan të hanë mollë, mbasi hëngrën mirë, u kthyen për t’u futur në kamp, ndërkohë i pa kapteri, i ndaloi të dy, i mori duke i rrahur me shpulla dhe i lidhi për një shtyllë, që ishte afër çezmës. Të dy fëmijët e lidhur për shtylle ishin Zef Mirakaj e Liman Koleci të moshës 9 vjeç.

Kur i zuri nata të lidhur, filluan të qanin nga frika, ndërsa nënat e tyre, motrat e të afërmit rrinin brenda telave të kampit duke u dhënë kurajë: “Mos kini frikë, se ja ku jemi!”.

Të dy fëmijët i liruan në mëngjes, të dyve ju kishte rënë të fikët kur i morën familjarët. Vdekjet e fëmijëve dhe pleqve vazhduan si shkak i mungesës së higjienës e ushqimit, çdo ditë dëgjoje nënat që vajtonin fëmijët.

Ky kamp internimi ishte i rrethuar me tela me gjemba e gjendej buzë lumit të Bënçës, i cili dimrit ishte mjaft i rrëmbyeshëm, kampi ishte i ndërtuar nga italianët, gjatë luftës me Greqinë. Kampi kishte pesë kazerma të gjata afërsisht 50m, tri ishin me të internuar, një kazermë kishte 600-700 të internuar. Brenda, kazermat kishin shtretër marinarësh pa ndarje ku flinin familjarët. Ishte dhe një kazermë që kishte vetëm muret anësore, ishte goditur me predha gjatë luftës, por të internuarve të këtij kampi shfarosës u shërbeu si lavanteri ku gratë zienin rrobat apo lanin fëmijët.

Ndërsa kazerma tjetër shërbente si depo. Në situata të tilla ku nëpër kazerma kishte mbipopullim, higjiena ishte zero, morri bënte kërdinë si te fëmijët e te të rriturit, prandaj nënat na lanin verë e dimër në atë kazermë të zbuluar. Dimri në Tepelenë ishte shumë i ftohtë, kur na merrnin nënat për dore në dimër për të na dërguar atje për të na larë, shkonim duke qarë. Brenda kampit gjendej komanda e policisë, furra e bukës, infermieria, anash komandës ishte një vend i ngritur ku vendoseshin kazanët e gjellës që jepej dy herë në ditë, në drekë e në darkë.

Ish i dënuari Sokol Mirakaj, ka rrëfyer sonte në emisionin e ‘Opinion’ historinë e tij të vuajtjes në kampin e Tepelenës.

Ai shprehet se kushtet në kamp kanë qenë të këqija. Brenda një kazerme sipas tij jetonin 600 persona dhe hapësira për një person ishte sa një gazetë.

Mirakaj rrëfen se brenda kazermës jetonin bashkë gratë dhe burrat, sipas tij ishte ambient i rënd dhe jetohej në vështirësi.

“Dikur ishte një kamp ku ishim të ndarë nga njëri tjetri me copa gazetash. Ne ishim katër vetë, ngjitur me ne ishte një familje tjetër, gjysma e gazetës ishte hapësira për një njeri në kamp. Jetonim 600 veta brenda një kazerme, gra, burra, pleq, fëmijë, të sëmurë, të shëndosh. Për të gatuar gatuhej jashtë kampit në fund të fushës së kampit. 100 metra larg kazermave ku shkonim e merrnim ushqimin, atë ushqim të shkretë e hanim përpara se të futeshim në kazermë”, u shpreh Mirakaj.

Pas kohës së zezë të Tepelenës, familja u zhvendos në Lushnjë, prej nga Sokol Mirakaj nuk doli më deri në vitin 1989.

Aty u martua, aty rriti fëmijët… Mirëpo, jeta që bëri në fshatrat e Lushnjës nuk mund të krahasohej kurrë me tmerrin që kishin jetuar në vitet e para të jetës.

“Kujtoj që të gjithë thoshin, sa herë hanin bukë, se gjenin miza në ushqim, atë lëng groshe që hanim. Mirëpo ne jo! Më bënte habi kjo gjë, deri sa një ditë mësuam se nëna, prej vendit ku merrte gjellën e deri sa na e sillte, i pastronte mizat me një ashkël druri që ne të mos i hanim”- tregon Sokoli.

Sokol Mirakaj tregon se në darkë, njerëzit në kamp, rreshtoheshin për të zënë radhën për te soba, për të pjekur lendet që të shuanin sadopak urinë e për të tharë rrobat nga shiu, që i kishte zënë në punë në mal.

Uria kishte pushtuar gjithë kampin, dy fëmijë që ishin më guximtarë, kaluan fshehurazi telat e filluan të hanë mollë, mbasi hëngrën mirë, u kthyen për t’u futur në kamp, ndërkohë i pa kapteri, i ndaloi të dy, i mori duke i rrahur me shpulla dhe i lidhi për një shtyllë, që ishte afër çezmës. Të dy fëmijët e lidhur për shtylle ishin Zef Mirakaj e Liman Koleci të moshës 9 vjeç.

Kur i zuri nata të lidhur, filluan të qanin nga frika, ndërsa nënat e tyre, motrat e të afërmit rrinin brenda telave të kampit duke u dhënë kurajë: “Mos kini frikë, se ja ku jemi!”.

Të dy fëmijët i liruan në mëngjes, të dyve ju kishte rënë të fikët kur i morën familjarët. Vdekjet e fëmijëve dhe pleqve vazhduan si shkak i mungesës së higjienës e ushqimit, çdo ditë dëgjoje nënat që vajtonin fëmijët.

Fatbardha Saraçi tregon në studion e emisionit ‘Opinion’ një histori rrëqethëse mbi atë se çfarë ndodhi në kampin e Tepelenës. Për një grua burrneshë, siç i thonë andej nga zonat e veriut të Shqipërisë.

Ajo është historia e Drane Jakjas, nënës që kur mori lajmin se do të kthehej në vendin e saj, e ka zhvarrosur femijen e vogel dhe nje muaj te tere, trupin e paprishur te tij e ka mbajtur prane vetes per ta varrosur me pas ne Nikaj -Mertur .

“E ka dezinfektuar me alkool, dhe e ka mbajtur aty ku jetonte vete”, tregon Fatbardha Saraci, e cila ka mbledhur rrefimet e grave te denuara ne nje liber.

“Drane Jakja tu gërmue me mjete rrethanore e gishtat e saj të përgjakur e nxori djalin e varrosur para tre muajsh. E mbshtolli djalin fytyrë paprishun me çarçafë të bardhë të bamun katrash dhe rikthehet në kamp”, ka treguar ajo ne intervisten e saj ne Opinion.