Të ftuar:

Spartak Koka – Gazetar “Tv Klan”

Artan Hoxha – Gazetar “News 24”

Mentor Kikia – Kryeredaktor “Klan Plus” 

Jorida Rustemi – Psikologe

Armand Bajrami – Gazetar “ABC News”

Artan Hoxha – Analist

Gazetari Artan Hoxha ka shpjeguar në Opinion detaje nga vrasja e Agur Vrenozit, gjatë grabitjes së një zyre të këmbimit valuator në qytetin e Fierit pak ditë më parë.

Ndër të tjera, Hoxha ka treguar se arma e përdorur në këtë krim është një armë, që mund të godasë deri në 1500 metër në largësi dhe është përdorur në një grabitje urbane.

Hoxha ka shtuar se duke qenë që njëri nga grabitësit ishte me origjinë nga zona e Fierit, ai ka shërbyer si informator.

Opinion.al ka siguruar mbrëmjen e sotme një video ekskluzive të një grabitjeje të ndodhur pak ditë më parë në një supermarket në kryeqytet.

Videoja tregon se si 3 persona gjatë mbrëmjes së 26 Shkurtit, grabisin një kasafortë, ndërsa vërehet se fytyrën janë përpjekur ta fshehin me kapucë, ndërsa përdorin edhe doreza për të fshehur gjurmët e gishtave.

Grabitësit kanë marrë të gjithë kasafortën në makinë.

**********

Romela Begaj: Versioni i saj për dopingun!

Qetësia për Romela Begajn është sosur. Peshëngritësja shqiptare e cila vetëm pak muaj më parë u kurorëzua kampione e botës në stilin e shkëputjes ka rezultuar pozitive me doping.

Begaj e intervistuar nga gazetari Dritan Laci për emisionin ‘Opinion’ është shprehur se nuk ka përdorur një substancë të tillë.

Ajo theksoi se i ka kërkuar shtetit shqiptar për të sjellë dikë që t’a ndihmojë, pasi ajo ka ngelur e vetëm në këtë betejë.

Begaj tha se ndihma e shtetit shqiptar nuk është dhënë dhe sukseset e Romelës janë edhe të shtetit shqiptar.

Jam ndjerë shumë keq. Unë jetoj kot, pasi nuk kam aspak mbështetje. Kam harxhuar një rini dhe rininë nuk ka para që mund ta blejë në këtë botë. Unë s’kam dashur asgjë. Por kam menduar të kem një emër të pastër dhe shqipëria të jetë krenare për mua

”, – u shpreh ajo.

 

Begaj deklaroi se nuk ka lidhje me konsumimin e asnjë lloj substance dhe këto intervista që ka dhënë në media, janë një dëshmi e tillë.

Peshëngritëses shqiptare i janë hequr dy medaljet e fituara në botërorin e 2017-tës, shtuar këtu dhe një pezullim të mundshëm nga çdo aktivitet për një periudhë të caktuar.

Romela Begaj  “rrëmbeu” dy medalje në botërorin e zhvilluar në SHBA në muajin dhjetor. Në stilin e shkëputjes 31-vjeçarja u rendit e para duke fituar medaljen e arit dhe shpallur kampione bote ndërsa në dygarësh zuri vendin e dytë duke fituar medaljen e argjendtë.