OPINION – FILMIMET, C’NDODHI NE POLICINE E TIRANES!

OPINION – FILMIMET, C’NDODHI NE POLICINE E TIRANES!

01:54 30/05/2019

Të ftuar:

Anila Basha

Artan Hoxha

Klevis Balliu

Enkelejd Alibeaj

Fatos Hakorja

Të martën, Prokuroria e Tiranës mori të pandehur 6 ish-deputetë të Partisë Demokratike, për dhunën e ushtruar ndaj policisë në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, pas protestës së 16 Shkurtit.

Dy prej tyre, Enkelejd Alibeaj dhe Klevis Balliu, ishin të ftuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në emisionin “Opinion”, për të dhënë versionin e tyre të ngjarjes.

Ish-deputetët demokratë thanë se futjen në institucionin e policisë ia lejonte statusi i deputetit, të cilin e gëzonin ende në atë kohë. Megjithatë gjatë emisionit pati debate mes ish-deputetëve demokratë dhe panelit të gazetarëve për mënyrën sesi ata u futën në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Debat krijoi edhe një fotografi e publikuar në emision, në të cilën shfaqeshin shishe alkooli, që sipas Alibeajt dhe Balliut ishin konsumuar nga drejtuesit më të lartë të policisë në kohën që ata kishin shkuar në ambientet e policisëKlevis Balliu: Shishet janë bosh sepse janë pirë, i gjithë ai alkool.

Anila Basha: Ato mund të jenë pirë para 2 javësh para se të vendosen aty, tani kjo është provë? Ça janë këto budallallëqe?

Klevis Balliu: Ça budallallëqe më, kjo do dalë edhe në video. Pse të duket budallallëk kjo ty?

Anila Basha: E tmerrshme, edhe ofenduese, ofenduese për ju, për mënyrën sesi doni ta bëni.

Klevis Balliu: Ke dy shishe, kjo do të dalë edhe në video.

Anila Basha: Po lërini ça i keni këto, ore sqaroni, rrahët policët aty në hyrje…

Klevis Balliu: Ça të sqaroj që drejtori i policisë, i dehur ka dhënë urdhër për të rrahur dhe sakatuar Agim Peposhin, këtë të them? Apo Ermal Malokun që e ke me krahë të thyer dhe arrest shtëpie? Që i dehur dhe i mbaruar siç ishte dha urdhër të fuste në burg një të sëmurë mendor?

Anila Basha: Po, po, i dehur tha urdhër të rriheshin 50 veta… po ça thua mo?

Klevis Balliu: Tani unë nuk rri të diskutoj me njërën që do t’i thotë të bardhës të zezë.

Anila Basha: Ku e ke mbaruar shkollën ti Klevis? Në Angli?

Klevis Balliu: Ç’lidhje ka ku e kam mbaruar shkollën unë?

Anila Basha: Ke parë ndonjë deputet anglez të futet si puna jote ashtu?

Klevis Balliu: Kurrë, sepse nuk drejtohet nga një i marrë Anglia.

Anila Basha: Ke parë ndonjë deputet anglez që ta ndalojë policia dhe t’i dalë gjysmës së furgonit? Ti po vjen si deputet i ri që na vjen nga jashtë, atë sjellje që ti bën me uniformat blu, e ke parë ti ta bëjë ndonjëri?

Klevis Balliu: Po s’kam si të ta sjell nga jashtë unë ty, se ti kishe Saimir Tahirin që merrej me drogë, Ministër të Brendshëm.

Anila Basha: Lëre Saimir Tahirin… Ti mor ti, a ke parë deputetët e parlamentit anglez të bëjnë atë sjellje që bën ti?

Rekomandimi i KE-se per Shqiperine!

Të ngjashme
UKT