Të ftuar:

 Frédéric Mitterrand – Ish-ministri i kulturës në Francë

 

“Trëndafili i Tiranës”. Kështu e ka titulluar Frédéric Mitterrand dokumentarin e tij kushtuar Mbretëreshës Gerladinë.

Ish-ministri francez i kulturës, paraqet me nota vlerësuese, jo vetëm figurën e Mbretëreshës, teksa sjell gjithashtu përmes këtij dokumentari edhe një pjesë të Shqipërisë së viteve ’30.

Frederic Mitterrand, gjatë një interviste me drejtuesin e emisionit ‘Opinion’, Blendi Fevziu është shprehur se Mbretëresha Geraldinë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, pikësëpari se ishte shumë e bukur dhe më tej ishte shumë e sjellshme dhe e edukuar.

Mitterrand tregon se edhe në moshën 70-vjeçare ishte shumë e bukur, majde ai e përshkruan si jashtzakonisht të bukur e ngjashme me një aktore kinemaje.

Ish-ministri i kulturës në Francë, Frederic Mitterrand, autori i dokumentarit “Trëndafili i Tiranës”; kushtuar Mbretëreshës Geraldinë ka treguar për emisionin “Opinion”, se sa herë fliste për Mbretin Zog edhe pas 30 vitesh, ajo fliste me lot në sy.

Nuk e di nëse ajo e ka dashur Mbretin Zog, por di që edhe kur fliste për të edhe pse 30 vjet më pas, kishte lot në sy. Mendoj se Mbreti ka qenë shumë simpatik dhe karizmatik. Shumë nga ata që e kanë njohur kishin përshtypje të mira për të. Një gjë e tillë më ka bërë shumë përshtypje

”, – u shpreh Mitterrand.

Në dokumentarin e tij “Trëndafili i Tiranës”, ai tregon me gjallëri jo vetëm jetën e konteshës së re hungareze Géraldine Apponyi, e cila u martua me mbretin Zog më 27 Prill të vitit 1938, por edhe historinë e Shqipërisë.

Në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu, ish ministri francezë i Kulturës, Frédéric Mitterrand, i cili ka realizuar një dokumentar për jetën e Mbretëreshës Geraldina dhe Mbretit Zog, ka rrëfyer disa detaje për takimin me Mbretëreshën dhe përshtypjet e tij për të.

Gjatë intervistës ai tregoi se e ka adhuruar Geraldinën dhe e ka takuar nga afër atë në Francë. Miterrande rrëfen se ajo që i ka bërë më tepër përshtypje ishte bukuria dhe edukata e saj: “Ishte e bukur, ishte jashtëzakonisht e bukur. Me ka lënë pa fjalë, ishte e jashtëzakonshme edhe pse ishte 70 vjeç”, shprehet Miterrande.

Frymëzimin për të ndërtuar dokumentarin “Trëndafili i Tiranës”, dedikuar Mbretëreshës Geraldina, Miterrande thotë se e ka marrë pasi ka takuar nga afër Mbretëreshën.

“Pikësëpari më duhet të them se e kam takuar mbretëreshën Geraldin. Para 25 vitesh thuajse 30 vjet, kisha lexuar shumë për të. Shqipëria ishte një nga vendet më të izoluara atë kohë. Shqipëria më ngjalli interes se një nga mikeshat e mija më të mira Liri Begeja, më fliste për Shqipërinë. Kështu gjeta mënyrën për t’a kontaktuar dhe e kontaktova”, ka thënë Frédéric Mitterrand.

Ish-ministri francez i kulturës, Frederic Mitterrand, përgjatë një interviste me drejtuesin e emisionit Opinion, gazetarin Blendi Fevziu për dokuementarin e realizuar për Mbretëreshën Geraldinë, ka treguar edhe për njohjen e parë me shqiptarët dhe Shqipërinë.

Mitterrand, ka rrëfyer diçka të pabesueshme, por që për të është diçka e vërtetë dhe misterioze mbi të gjitha: identiteti i i pandryshueshëm i shqiptarëve deri në vdekje.

Ai tha se të qenurit shqiptar, është diçka që nuk ndryshon tek shqiptarët; pavarësisht viteve të gjata që jetojnë jashtë vendit të tyre.

Unë e njoha Shqipërinë nëpërmjet ekzilit. E cila nuk është ndryshe aspak nga Shqipëria reale. Pasi shqiptarët mbetën shqiptarë derisa vdesin, madje edhe fëmijët e tyre. Këtë nuk e kuptoj dot, duket si një mister. Por identiteti shqiptar shfaq gjithmonë një forcë të jashtëzakonshme

”, – u shpreh Mitterrand për emisionin ‘Opinion’ në TV Klan.