Të ftuar:

Robert Rakipllari,

Lorenc Vangjeli, 

Gentian Progni,

Artur Zheji,

Emisioni Opinion në TV Klan, mbrëmjen e sotme, ka si temë sondazhin online të hapur në Opinion.al në lidhje me ministrin më të suksesshëm të qeverisë.

Drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu, tregoi se 71.7 për qind të klikimeve në faqe janë refuzuar nga serveri për arsyen se ishin falso dhe vetëm 28.3 për qind janë pranuar. Fevziu shtoi, më tej,  se nga 28.3 për qindshi që janë pranuar nga serveri, 60 për qind e tyre janë falso. Sondazhi on-line i aplikuar nga Opinion.al, në lidhje me performancën e ministrave të qeverisë Rama, ka pasur 13 milion e 350 klikime falso. IT e portalit Opinion.al, Gentian Progni, theksoi se nga shumë IT apo njerëz që janë të fushës, nga ministrit e ndryshme, nga Agjensia Kombëtare e Informacionit janë përdorur scribde të ndryshme që nga një IP është tentuar, 50 mijë herë, për të votuar në sondazh. “Nga të gjitha IP janë bërë 13 milion tentativa për të hyrë në linkun e sondazhit, brenda dhe jashtë Shqipërisë. P.sh, mund të përdoret një VPN që ndryshon IP e telefonit dhe mund të votosh në sondazh sikur je në Filipine, por realisht je në Shqipëri”, tha IT i Opinion.al, Gentian Progni.

Gazetari Robert Rakipllari, sonte, në studion e Opinion, është ndalur në mesazhin e denoncuar nga mësuesja Monika Deliu, në lidhje me sondazhin e publikuar në faqen e Opinion.al, për ministrin më të suksesshëm të qeverisë Rama. Rakipllari, referuar një mesazhi të ardhur live në telefonin e tij, tregoi se mësuese me emrin Monika Deliu nuk ekziston. Ai tha se është një profil fals, i cili, ka krijuar një histori denoncimi të një mesazhi të ardhur në telefonin e saj për të votuar ministren e Arsimit, Lindita Nikolla. Monika Deliu ka denoncuar Drejtoreshën e Arsimit të DRA Tiranë, pasi i kërkon të votojë ministren Lindita Nikolla në sondazhin e publikuar në faqen e opinion.al. “Miq, ndjese per shqetesimin. Si nje mesuese dua te demaskoj sms e ardhur ne adresen time nga drejtoresha e DAR Tirane per te votuar Znj.Nikolla ne sondazhin e neveritshem me poshte. http://opinion.al/…/cili-eshte-ministri-me-i-suksesshem-i-…/“- shkruan ajo.

Gazetari Robert Rakipllari ka theksuar, sonte, në studion e Opinion se ministrat që janë përballur më shumë gjatë këtyre viteve, më tepër se disa të tjerë, janë evidentuar dhe mbi të gjitha rolet brenda qeverisë janë caktuar. Rakipllari, ndër të tjera, tha se ministri Tahiri është shumë agresiv ndaj opozitës dhe opozita është shumë agresive ndaj tij, nëse ne do t’i futemi bilancit, ai dhe policia kanë marrë përsipër pjesën e dhunës në qeverisje në çështjet e ndërtimeve pa leje, dritave etj. Ai tha se policia është ajo që ka marrë këtë peshë përsipër, është akuzuar shumë nga opozita për fenomenin e hashashit dhe shumë gjëra të tjera. “Tahiri është një figurë politike e rëndësishme dhe mbi të gjitha është votuar nga të vetët”, tha Rakipllari.

Gazetari Lorenc Vangjeli, sonte, në studion e emisionit Opinion, është ndalur tek emri i ministrit të Financave, Arben Ahmetaj. Vangjeli tha se shumë njerëz e kanë konsideruar ardhjen e ministrit Ahmetaj në krye të financave si një aksident, për shkak të formimit të tij bazë të gjuhës angleze. Por sipas tij, pak vetë e dinë se ai ka një shkollim në disa universitete të huaja në nivel master dhe doktoraturë. Mirëpo, ai është ironizuar nga analisti Artur Zheji, për aq sa i përket profilit të ndërtuar në studio nga Vangjeli.

Në studion e Opinion, sonte, në TV Klan është shoqëruar me tone të nxehta  debati në lidhje me performancën e ministrave, sipas sondazhit të publikuar në Opinion.al, mes dy gazetarëve Lorenc Vangjeli dhe Robert Rakipllari. Debati ka degjeneruar në fyerje mes tyre, duke e emërtuar, njëri-tjetrin, me terma fyes si budalla dhe të njëanshëm në përcaktimin e tyre. Vangjeli tha se ministri që ka katër muaj në drejtim të kësaj ministrie, Sokol Dervishi, u bë shumë shpejt familjar për shqiptarët në ditët e vështira. Vangjeli tha se ai pati një insiativë të jashtëzakonshme në ditët e vështira të reshjeve të borës në vend. Pikërisht në këtë moment, ai është ndërprerë nga gazetari Robert Rakipllari, ku e ka pyetur se çfarë insiativë të jashtëzakonshme ka ndërmarrë ai. “Lorenc kjo është tipike qokë që bën ti, sapse gjatë ditëve të ngricave vendi ishte katastrofë. U bllokua Shqipëria komplet”, tha Rakipllari. Ndërsa Vangjeli iu drejtua ashpër, duke i thënë: A ka mundësi të zgjedhësh të heshtësh? Përzgjidh heshtjen dhe ul rendimentin e budallallëkut. Më dëgjo se çfarë po të them.

Rakipllari: “Lorenc e para ti je komplet budalla. Që thua budalliqe të tilla. Punon a nuk punon në Kuvend, je nënpunës i shtetit dhe thua budalliqe, si dhe thua përcëptimet e tua për ata ministra dhe nuk flet realitetin”.