Emisioni i datës 13 tetor 2010 drejtuar nga Blendi Fevziu ka të bëjë me gjakmarrjen një fenomen i cili është derivati i Kanunit të famshëm të Lekë Dukagjinit ose edhe një prej elementëve që gjendet edhe në kanunet e tjera në Shqipëri , që vazhdon ende të vrasi shoqërinë tonë.

Për të folur rreth kësaj teme të ftuar në studio janë, znj. Elsa Ballauri nga grupi për të Drejtat e Njeriut, prof. Aleks Luarasi nga Universiteti Luarasi , Mark Marku deputet, z. Preç Zogaj , z.Luigj Mila nga Komisioni për Drejtësi dhe Paqe dhe pastor Paulin Vilajeti.

Prof. Aleks Luarasi: Karakterstikat e Kanunit janë për zonën e veriut. Aty kanuni kryesor është ai i Lekë Dukagjinit por që ka edhe kanune të tjera. Por në veri ka edhe kanune të tjera të cilët janë përmbledhur vitet e fundit si Kanuni i Lekë Dukagjinit varianti i Pukës i cili ka motërzime dhe diferencime të ndryshme po ashtu ka edhe zbatime të ndryshme. Është gjithashtu edhe Kanuni i Lekë Dukagjinit varianti i Mirditës , vjen më pas Kanuni i Skënderbeut i zonës së Kurbinit dhe Mirditës , dhe në jug kemi vetëm një kanun ai i Labërisë. Gjakmarrja që përshkruhet në këto kanune nuk është ndër institucionet kryesore tek Kanuni i Labërisë , ndërsa tek kanunet e veriut pa diskutim është në këtë formë gjakmarrja.

Deputeti Mark Maku shprehet gjithashtu se gjakmarrja nuk është institucion në të gjitha kanunet e veriut , ajo vetëm është një nga kapitujt dhe është kapitulli i 24 sepse “Gjaku” është kryesori dhe jo “Gjakmarrja”.

Mark Marku: Së pari vjen kapitulli i 6-të që është “Gjaku” që rregullon vrasjen pra si me thënë është një nga kapitujt . Gabimisht kanuni identifikohet me gjakmarrjen , pra është vetëm i 24-rti që mund të flitet për të. Mos të ecim me paragjykimin që sa kapituj ka . Aq sa ka për gjakun ka një kapitull edhe për fjalën , për nderin , për besën. Është një deformim i jashtëzakonshëm ky që po i bëhet Kanunit të Lekë Dukagjinit . Nuk është i tillë , është një sistem normash që trajton mes të tjerash edhe problemin e gjakut. Ai është një rregullator i jetës pra rregullon gjithçka , madje rregullon deri tek gjerësia e rrugës./tvklan.al