#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Të ftuar: Arisa Hasanaj, Flamur Hoxha
Hasanaj për spitalet e Turqisë: Sëmundjen vdekjeprurëse e kanë kthyer në kronike duke e mbajtur pacientin sa më gjatë në jetë
2 të rinj shqiptarë studentë në Stamboll, Arisa Hasanaj dhe Flamur Hoxha kanë ngritur një kompani duke lënë profesionet e tyre fillestare për të ndihmuar qytetarët e Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës dhe zonave të tjera nga Ballkani për t’u mjekuar drejt Evropës Perëndimore apo Turqisë.
Hasanaj dhe Hoxha, përfaqësues të kompanisë “Glow Medicare” kanë shoqëruar stafin e “Opinion” në 3 nga spitalet e mëdha turke përmes një vizite dhe zbulimi shumë interesant. Hoxha thotë se pacientët i presin që në aeroport dhe i përcjellin deri tek spitali i përzgjedhur.
Flamur Hoxha: Secilin pacient që vjen, e presim në aeroport dhe personi në fjalë e shoqëron pacientin deri tek vetura që e dërgon në spital. Disa pacientë kanë kërkesa konkrete, e përzgjedhin vetë doktorin dhe ne i çojmë tek doktori që i kanë përzgjedhur. Për doktorin bëjmë hulumtime të vazhdueshme për secilin doktor, pjesa jonë është në koordinim me spitalet dhe përkthyesi i shoqëron gjatë gjithë kohës.
Hasanaj thotë se rezultatet për spitalet në Turqi, tregojnë se një sëmundje që më përpara ka qenë vdekjeprurëse, tanimë është bërë e mundur që të kthehet në kronike duke e mbajtur pacientin sa më gjatë në jetë.
Blendi Fevziu: Cilat janë shërbimet më të shumta për të cilat vijnë ballkanasit në këtë spital?
Arisa Hasanaj: Kryeson onkologjiku. Hematologjia për transplante dhe të gjitha rastet onkologjike, fatkeqësisht po shtohen dita-ditës.
Blendi Fevziu: Spitalet këtu dhe spitalet në Turqi në përgjithësi kanë një trajtim të mirë të sëmundjeve onkologjike?
Arisa Hasanaj: Rezultatet tregojnë që jetëzgjatësinë e pacientit e kanë shtyrë shumë dhe një sëmundje që më përpara ishte vdekjeprurëse, këta e kanë bërë të mundur ta kthejnë në një sëmundje kronike, duke e mbajtur pacientin sa më gjatë në jetë dhe duke i ofruar kualitet. Tani është shtuar edhe imunoterapia, ilaçi i zgjuar që bëhet specific për sëmundjen që pacienti ka./tvklan.al