Të ftuar:

Enkel Demi

Alfio Rrotani

Indrit Cela

Tefta Pajenga

Arta Elezaj

Mirela Andoni

Anjeza Maja

Fikrie Ukelli

Gazetari Enkel Demi është i njohur për pasionin e tij për gatimin dhe kuzhinën. I ftuar në emisionin “Opinion” ku flitet pikërisht për këtë temë, Keli tha se tashmë është bërë aq profesionist sa për gjysmë ore ka arritur të gatuajë tre oajata.

Ai madje ka rrëfyer me humor se edhe historia e martesës së tij me Mesilën ka patur në mes pikërisht gatimin.

“Kemi qenë të lidhur dhe shkuam në shtëpinë e saj. Kishte gatuar diçka krejt të zakonshme për të, por që ne nuk e përdorim. Patate me rozmarinë. Dhe pasi e hëngra të gjithën, i thashë që ne duhet të martohemi”, tregoi gazetari duke qeshur.

Ai është sot shef në një prej restoranteve më të suksesshëm të Tiranës, ndërsa drejton edhe një emision televiziv për gatimin. Por Indrit Çela, ka treguar se përvojën e tij në kuzhinë e ka nisur si pjatalarës. Ai ka rrëfyer se në emigrim i është dashur të sakrifikojë duke punuar deri në 18 apo 20 orë në ditë për të fituar jetesën, por edhe profesionin.

“Nis si pjatalarës, por duke mbajtur sytë nga shefi. Kur dikush mungon apo demtohet , aty është momenti kur duhet të godasësh”, tha Indriti duke treguar se nga pjatalarës ai ka kaluar si ndihmës kuzhinier dhe hap pas hapi ka arritur të bëhet shef.